Ballkani i Bledi Shkëmbit fiton dhe merr kryesimin, Llapi mposht Arbërinë

Sot janë luajtur dhe dy ndeshje e tjera të Superligës kosovare, ku Ballkani arriti të fitonte me Trepçën në fushën e kësaj të fundit, ndërsa ndeshja tjetër, Llapi-Arbëria pati një lumë golash, ku skuadra vendase fitoi me rezultatin 4-3Ballkani-2-696x464.jpg
Ballkani i Blendi Shkëmbit mposht Trepçën dhe merr kryesimin e kampionatit me pikë të njëjta më Dritën e cila barazoi ditën e djeshme më Drenicën. Golat për ballkanasit u shënuan nga Daku në minutën e 36’ dhe Hoxha në minutën e 69’.

Ndeshja tjetër ndërmjet Llapit dhe Arbërisë pati plot 7 gola, ku në fund vendasit arritën të fitonin me rezultatin 4-3. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-1 për Llapin, ku mesfushori i Arbërisë, Bahitri shënoi dy autogola, përkatësisht në minutën e 3’ dhe 19’.

Ndërsa për Arbërinë shënoj Marslei në minutën e 14’. Dhe pjesa e dyte ishte spektakolare ku u shënuan 4 gola, për Llapin shënoi Hyseni në minutën e 52’ dhe Januzi në minutën e 86’, ndërsa për Arbërinë shenuan Marslei në të 59’ dhe Zabergja në të 88’.

REZULTATET

Llapi-Arbëria 4-3
Shënues
: Bahitri (autogol) 3′, 19′, Hyseni 52′, Januzi 86’/ Marslei 14′, 59′ Zabergja 88′

Trepça-Ballkani 0-2
Shënues:
Daku 36′, Hoxha 69Capture4.png
panoramasport.al
 
Top