• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Banka Botërore: Ekonomia e Shqipërisë shënoi rritje prej 3.2%

legjenda

Tetova
Banka Botërore në raportin e fundit “Tregtia në Tranzicion”, evidenton se ekonomia e shtetit shqiptar ka shënuar rritje 3.2 për qind në vitin 2016, mbështetur nga kërkesa e brendshme e fuqishme.
Investimet private në dy projekte të mëdha të energjisë të financuara nga kapitali i huaj – gazsjellësi Trans-Adriatik dhe një hidrocentral – dhe një rimëkëmbje në konsumin privat e nxitën këtë rritje, percjell telegrafi.
Rritja e konsumit privat u nxit nga përmirësimet në punësim dhe lehtësimi i kushteve të kredisë. Eksportet neto kontribuuan pozitivisht në rritje, të mbështetura nga shërbimet e turizmit, që u zgjeruan me 25.4 për qind, thuhet në raport.
Sipas BB, ecuria ekonomike e Shqipërisë pritet të përmirësohet në periudhën afatmesme. Rritja parashikohet në 3.5 për qind gjatë 2017-18 dhe pritet të rritet më tej në 3.8 për qind në 2019.
Ndërsa ekonomia vazhdon të përshpejtohet dhe tregjet e punës përmirësohen, priten përfitime të mëtejshme në uljen e varfërisë, thuhet në raport.
http://shqiperiaime.al
 
Top