Barazon Milani, Arsenal mund pastër Napolin

cent

...Lontano
Ndeshjet e dyta në grupe nuk kanë dhuruar surpriza, te paktën natën e parë. E vetmja surprizë mund të quhet barazimi pa gola i Zenitit në shtëpi. Ndërsa rezultatet e tjera ishin të pritshme. Kështu Dortmundi ka thyer Marsejën, ndërsa Arsenali ka mundur më lehtë se sa parashikohej ekipin e Napolit. Ka shpëtuar për fije të perit Milani, që barazon në fund me anë të Balotelit nga pika e bardhë e penalltisë. اelsi nuk ka falur kësaj here, teksa në transfertë ka shkatërruar 4-0 Steuanë e Bukureshtit. Në këtë grup ka bërë përmbysje spektakolare Atletiko e Madridit, teksa nga 1-0 për Porton, ka fituar ndeshjen 1-2. Barcelona është treguar cinike, kur vetëm pasi ka mbetur me 10 lojtarë Sëlltiku, Fabregas ka shënuar golin e fitores. Ndërkohë, Shalke ka fituar në fushën e Bazelit.
Ndërkohë sot do të luhen 8 çiftet e tjera në grupe. Përballja më interesante është ajo e grupit D, ku Mançester Siti pret kampionët në fuqi të Europës. Të dyja skuadrat kanë nga 3 pikë dhe duan shkëputjen. Jo pak interesante është edhe sfida e grupit A, ku Shahtjor Donjecku pret Mançester Junajtid. Ndërsa Real Madridi dhe Juventus në grupin B relativisht kanë sfida të lehta dhe priten fitore. Në grupin C do të përplasin brirët Paris SG me Benfikën, edhe kjo një ndeshje vërtet për t’u mos u humbur.
/BalkanWeb

CHAMPIONS LEAGUE

GRUPI E
Bazel – Shalke 0-1
Steaua B. – اelsi 0-4

GRUPI F
Arsenal – Napoli 2-0
Dortmund - Marsejë 3-0

GRUPI G
Zenit – A.Vjenë 0-0
Porto - Atletiko M. 1-2

GRUPI H
Ajaks – Milan 1-1
Sëlltik – Barcelona 0-1

SOT

GRUPI A
Shahtjor – M.Junajtid
Leverkusen – Sociedad

GRUPI B
Real M. – Kopenhagen
Juventus – Gallatasaraj

GRUPI C
Paris SG – Benfika
Anderleht – Olimpiakos

GRUPI D
M.Siti – Bajern Mynih
CSKA Moskë - Pëlzen
 
Elushe

Vogëlushe
Titulli: Barazon Milani, Arsenal mund pastër Napolin

Kemi ecur mire, shume mire ne fakt! Go Arsenal :)
 
Zana1

Braveheart
Titulli: Barazon Milani, Arsenal mund pastër Napolin

sa kollaj e kishin mbreme k'to :p

Ps...shoku im eshte me k'to une i urrej, gjithsesi po i ra me Realin i premtova bileten meqe mund ti gjej falas :p :p
 
Elushe

Vogëlushe
Titulli: Barazon Milani, Arsenal mund pastër Napolin

Leri shoket ti e na hidh ndonje bilete ne komshijeve :D
 
xhebrail1

INTERIST
Titulli: Barazon Milani, Arsenal mund pastër Napolin

Mbreme ska qene HIGUAIN se tjeter qysh kish shku rezultati aty skishin fitu ata maqorrat e Londres qe skan fitu premier ligen qe 16 vjet po kur ki nje lojtar si Mesut Ozil gjitheqka eshte e mundeshme..
Shpresoj qe sivjet Liverpool ose Manchester City ti zhdepin ne dru keto ekipet e londres se kan bo pare shume e spo prekin ne toke hiq,.
 
Ski shonca :D
 
BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
Titulli: Barazon Milani, Arsenal mund pastër Napolin

Napoli kur t'blej 1 mbrojts dhe 1 mesfushor qe t'jet shtyll kurrizore ne repart,pa kto vetem me Arsenalin mund te konkuroj... Se di si ra nen presion BVB me to!

Milani mbetet gjithmone ekip legjendar,se harron zakonin... Minut 93' penallti! Berluskoni ishalla po hap krahun kur t'i duhen ca CASH per Avokatet dhe t'bohet ekip qe dhuron spektakel!
 
Top