Barazon Skenderbeu, kualifikimi më pranë

cent

...Lontano
Skënderbeu mori një rezultat inkurajues ndaj Neftçi Bakusë në takimin e parë të turit të dytë eliminator të Champions League. Kampionët e Shqipërisë barazuan 0-0 në këtë transfertë të vështirë, duke i rritur shanset për një kualifikim të mundshëm në takimin e kthimit, që do të luhet më 23 Korrik në Korçë.
21722.jpg

Formacioni i Mirel Josës kishte udhëtuar me një synim të qartë drejt Azerbajxhanit: të mos pësonte gol, dhe ia arriti qëllimit. Trajneri tiranas kishte dhënë udhëzimet përkatëse për një lojë shumë të kujdesshme në fazën mbrojtëse, aq sa rastet e ekipit korçar sidomos në fraksionin e parë ishim me pikatore. Rasti më i rrezikshëm për azerët gjatë 45 minutave të para u shënua në të 25-ën, ku vetëm fati e shpëtoi Skënderbeun nga pësimi i golit. 5 minuta nga përfundimi i pjesës së parë, vendasit patën një tjetër mundësi për të kaluar në avantazh, por sërish rrjeta e portës korçare mbeti e paprekur.

Në fraksionin e dytë Neftci e rriti ndjeshëm presionin, aq sa u dha përshtypja se shënimi i golit do të ishte vetëm çështje kohe. Atëherë kur kampionët e Azerbajxhanit po dominonin sa i përket lojës por edhe rasteve për shënim, korçarët kundërsulmuan rrezikshëm, por pa mundur të bënin mrekullinë. Minutat e fundit të lojës ishin një dialog I gjatë mes sulmit të Neftçit dhe mbrojtjes së Skënderbeut, ndërsa portieri Orges Shehi të paktën në dy raste e shpëtoi skuadrën e tij nga gola të sigurtë.

Korcarët tashmë kanë avantazhin e zhvillimit të takimit të kthimit në fushën e tyre, për të siguruar një kualifikim historik në turin e tretë, pas dy tentatativave të pasuksesshme në sezonet paraardhëse.
/S.Sport
 
Redaktimi i fundit:

xhebrail1

INTERIST
Titulli: Barazon Skenderbeu, kualifikimi më pranë

Shpresojme ne nje kualifikim te mundeshem.
Mendoj se skenderbeu viteve te fundit eshte njera nder ekipet me serioze ne Shqiperi.
 

MasteR

I'm offline
Titulli: Barazon Skenderbeu, kualifikimi më pranë

Hajt me fitore ishalla
 
Top