Barça siguron gjysmëfinalen, barazi totale në Juventus-Ajaks

Frank

Anëtarë i respektuar.
Janë mbyllur pjesët e para të dy çerekfinaleve që po luhen sot në Barcelonë dhe Torino.
Katalanasit e Ernesto Valverdes kanë arritur të mbyllin kualifikimin që në 45 minutat e para falë një dygolëshi të Leo Mesit, që në harkun kohor të 4 minutave ka detyruar të kapitullojnë të besuarit e Ole Gunar Solskjaerit, që tanimë kanë nevojë për 3 gola për të arritur mrekullinë, por kjo duket shumë e vështirë për të mos thënë e pamundur.

WhatsApp-Image-2019-04-16-at-21.59.57.jpeg

Ndërkohë në Torino, sfida është mbërthyer në barazim 1-1. Golit të Kristiano Ronaldos i është përgjigjur De Bek, rezultat ky që e vë sfidën në barazi totale duke llogaritur dhe ndedhjen e parë, që ka përfunduar po 1-1.

Balkanweb.com
 

TiKu1

Antarë i Respektuar
Rregulloni titullin se i mbani kot me shprese Juventisnat... LOL
 
Top