Barcelona, "kampione e dimrit" në La Liga

cent

...Lontano
Barcelona e kthen në festë goli përballjen e fundit të vitit me Getafen, duke mos lejuar arratisjen e Atleticos pikërisht brenda në kryeqytet, ku mund madrilenët e vegjël të Getafes 5-2.
2mrxpxf.jpg

Skuadra e Tata Martinos, realizon një “Remuntada” të vërtetë në “Alfonso Perez”, ku vendasit fërkonin duart për plot 30 minuta. Sergio Escudero dhe Lisandro Lopez në 15 minutat e para u duk sikur morën tre pikët për vendasit, aq sa dukej sikur Barcelona e vërtetë në fushë ishte pikërisht Getafe, por një Super Pedro Rodriguez, brenda tetë minutave realizoi përmbysjen e madhe për të tijët, duke shënuar plot tre herë në portën e Getafes.

Me Barcelonën e rikthyer tashmë në kontroll të ndeshjes, për Getafen nuk kishte më shpresë, dhe në fraksionin e dytë, në mungesë të Neymar, që është nisur me pushime me leje të klubit, kostumin e goleadorit e veshi Cesc Fabregas. Mesfushori shënoi një dygolësh për blaugranat, të parin me një goditje perfekte dhe të dytën nga pika e bardhë, duke I dhënë fitoren përfundimtare 5-2 të tijve. Tashmë katalanasit e presin 2014 si kryesues, ashtu siç kishin pritur në fakt dhe 2013, po me Atleticon pas shpine, dhe në fund u kurorëzuan kampionë të La Ligas
/S.Sport
 
Top