Barcelona mposht Milan, kalon edhe Galatasaray

cent

...Lontano
Nuk ka asgjë të pamundur për Futboll Klub Barcelonën. Barcelona bën atë që mund të jetë e pamundur për cdo skuadër por jo për të. E kthen ndeshjen përballë Milanit shtatë herë kampion evrope, në një lojë fëmijësh, fiton 4-0 dhe heq cdo njollë që kishte mbi vete pas asaj 0-2 të ndeshjes së parë, e duke treguar se ajo mbetet skuadra spektakolare, e futbollit të magjishëm dhe emocioneve të mëdha, skuadra pas së cilës është dashuruar një rruzull i tërë.

8363.jpg


Por si mund të realizohet një përmbysje e tillë, e thjeshtë. Merr Mesin e karikuar nga kritikat se nuk shënon ndaj italianëve dhe hidhe në fushë. Dhe Mesi do të të tregoj rrugën e fitores, duke shënuar një dygolësh të pabesueshëm.
Dhe për të kompletuar kualifikimin shto më pas dhe golat e Vijas dhe Albës, për të bërë perfekte mbrëmjen katalanase që ka vetëm një përfundim.

Gallatasaraji gjithashtu e kthen në një saraj të sajin Arena Aufshalke, ku arrin të fitojë 2-3 duke marrë një kualifikim historik në cerekfinalet e kompeticionit. Golat e Nojshteder dhe Bastos nuk mjaftojnë për ti dhënë kualifikim Shalkes, sepse turqit shënojnë tre herë me Altitop, Jilmaz dhe Drogba që rikthehet i madh në Champions duke kurorëzuar mbrëmjen turke të Gallatasarajit.
 

BjOnDi

Anëtar i Respektuar
Titulli: Barcelona mposht Milan, kalon edhe Galatasaray

Qe eliminonin Barcen vetem Milanistat kan pas shpresa, Dhe ktu ne it gjith duke shajt mesin u pa se kush esht mesi.
 
Top