Bayern Munchen shpallet kampion bote, plotëson gjashtëshen e trofeve

bayern.jpgBayern Munchen nuk ndalet. Ekipi gjerman fitoi sot Kupën e Botës për Klube, pasi mundi në finale me rezultatin e ngushtë 1-0 meksikanët e Tigres.

Kampionëve në fuqi të Evropës u mjaftoi një gol i mbrojtësit francez Pavard për të ngritur kupën.

Bayern fiton kështu 6 trofetë e mundshëm: titullin kampion në Gjermani, Kupën e Gjermanisë, Champions League, Superkupën e Gjermanisë, Superkupën e Evropës dhe Kupën e Botës për Klube.

Ndërkohë, në finalen për vendin e tretë, Al Ahly arriti të mposhtë me 11-metërsha brazilianët e Palmeirasit.

A2news.com
 
Brenda nje viti kalendarik Hans Dieter Flick ka fituar 6 trofe(maksimumi qe nje ekip mund te fitoje) dhe ka humbur vetem 5 ndeshje 😯

Besoj vetem Guardiola me Barçen ka bere dicka te tille, ndoshta edhe jo
 
Ne vitin 2009-2010 barça ka fitu 6 tituj

La liga
copa del rey
Superkupa spanjes
Liga kampioneve
Superkupa UEFA
Boterorin e klubeve
 
Top