Bayern turpërohet nga Bate Borisov, vuan Juventus, vetëm barazim me Shakhtar

cent

...Lontano
LIGA E KAMPIONEVE - Seria e fitoreve e Bayern Munchen ka marrë fund të martën mbrëma. Bayerni është turpëruar në Bjellorusi, pasi ka humbur nga kampionia e këtij vendi Bate Borisov me shifrat 3:1, në ndeshjen e Grupit F të Ligës së Kampionëve.
2bqvya.jpg
Për Baten, që është vetëm edicioni i dytë në Ligën e Kampionëve, kjo është fitorja e dytë në dy ndeshjet e para të fazës së grupeve. Bate në ndëshjën e parë arriti të mposht edhe Lillen 3:0, ndërkohë që për Bayernin kjo është humbja e parë këtë sezon, pas një serie prej nëntë fitoreve në të gjitha garat.

Bayerni tentoi të nxjerrë një barazim në çastet e fundit të takimit, pasi ngushtoi epërsinë në 2:1 përmes Franck Riberys (90'), por shpejt reagoi ekipi vendas duke shënuar dhe golin e tretë.

Mesfushori kosovar Xherdan Shaqiri asistoi në golin e Riberys, por nuk mjaftoi për të shmangur disfatën.

Alyaksandr Pavlov (23'), Vitali Rodionov (78') dhe Renan Bressan (90'+4) shënuan për fitoren e Bates.



Juventusi vuan në shtëpi, përsëri barazim

Zonja e Vjetër nuk ka arritur të shënojë fitore edhe në ndeshjen e dytë të fazës grupore, bardhezinjtë kanë barazuar me rezultat 1-1 kundër Shakhtar Donetsk.
Juventus zhvilloi një të dobët, ndërkohë që ukrainasit u treguan mjaft të rrezikshëm gjatë gjthë takimit.

Në minutën e 23-të kur pas një presioni të ekipit ukrainas, Alex Teixeira shënoi një gol të bukur (23’).

Mirëpo, epërsia e Shakhtarit zgjati shumë pak. Një skemë të përgatitur nga Andrea Pirlo, e konvertoi në gol brilant mbrojtësi Leonardo Bonucci (25’).

Edhe pjesa e dytë, po ashtu si e para, vazhdoi me epërsinë e Shakhtar të cilët realizuan edhe dy shtylla me anë të Adriano. Juventus në pjesën e dytë pati vetëm një rast me anë të Kualiarelës.

Pas dy ndeshjesh, Juventusi ka grumbulluar dy pikë, ndërsa Shakhtar Donetsk ka katër pikë.


Fitore e lehtë për Barcelonën

Barcelona është lidere e Grupit G pas fitores prej 2-0 në Portugali ndaj Benficas, teksa nga ana tjetër Celticu ka mposhtur Spartak Moskën në Rusi me rezultat 3-2.
Ndeshja nga fillimi ishte dinamike, me të dyja skuadrat që filluan të shfaqin futboll të bukur në Estadio da Luz.


Ishte Barcelona që shfrytëzoi fillimin e takimit për të realizuar dhe këtë e bëri me anë të Alexis Sanchez (6’), i cili u tregua i sakt pas pasimit të bukur të Lionel Messit.

Në vazhdim Benfica u tregua e rrezikshme duke kërkuar golin e barazimit, por Valdes ishte më meritori që vendasit mbetën pa shënuar.

Në pjesën e dytë Barca tregohet përsëri konkrete. Cesc Fabregas (56’) e dyfishoi epërsinë, duke garantuar në njëfarë mënyre lidershipin e Barcelonës.

Vendasit tentuan të barazojnë, por ato tentime ishin të kota dhe sfida përfundoi me rezultat 2-0 për katalanasit.

Pas dy ndeshjeve Barcelona ka gjashtë pikë në Grupin G dhe e kryeson atë, ndërsa vijohet nga Celtic që ka katër pikë dhe Benfica që ka vetëm një pikë. Spartaku është pa pikë


Në ndeshjet e tjera Manchester United, ndonëse me vështirësi, fitoi në Rumani kundër kampionit të këtij vendi Cluj 2:1. Kampioni i Evropës, Chelsea ka shënuar fitoren e parë në këtë sezon të "Championsit". Londinezët fituan në Danimarkë kundër ekipit kampion të këtij vendi, Nordsjaelland 4:0.




Rezultatet e ndeshjeve të dyta në grupe të Ligës së Kampioneve



Grupi E
Nordsjelland - Chelsea 0-4
Juventus - Shakhtar 1-1

Grupi F
Bate Borisov - Bayern München 3-1
Valencia - Lille 2-0

Grupi G
Benfica – Barcelona 0-2
Spartak Moskow – Celtic 2-3

Gupi H
CFR Cluj - Manchester United 1-2
Galatasaray – Braga 0-2

/a.k
 
Top