Bayern-Valencia, në dyshim prania e Roben

cent

...Lontano
axclh.jpg
Bajerni i Mynihut do të përballet me Valencian në Ligën e Kampioneve. Për trajnerin, Jup Hejnkes ka lindur një problem dhe bëhet fjalë për Arjen Roben. Futbollisti holandez ka pësuar një dëmtim muskular dhe nuk luajti në përballjen me Mainzin në kampionat, ndërkohë që është në dyshim edhe për sfidën me valencianët.

ثshtë vetë 28 vjecari që e ka pranuar këtë pasiguri në një intervistë për televizionin e Bajernit të Mynihut, edhe pse ai i është rikthyer stërvitjes.

'Ndihem më mirë-tha Roben në intervistën e tij-por ne duhet të tregohemi të kujdesshëm, pasi na presin shumë ndeshje në këtë sezon. Nuk më mbetet gjë tjetër vecse të pres dhe të shoh se cfarë do të ndodhë"

Ndërkohë krejtësisht ndryshe është gjendja e Frank Riberi. Edhe francezi mungoi në ndeshjen e fundjavës, por ka shumë mundësi që ai të jetë i pranishëm përballë Valencias në Ligën e Kampioneve. Sfida mes Bajernit të Mynihut dhe Valencias do të luhet ditën e mërkurë në Alianz Arena.

/tch
 
Top