Baza ushtarake në Gjadër ndër 5 më sekretet në botë!

1630997584127.png

Shumë baza ushtarake – ose jo – fshehin mistere të panumërta në botë, mes teorish të shumta konspirative dhe sekreteve ushtarake.

Së fundmi, në një renditje për pesë baza ushtarake ndër më sekretet në botë, të zhvilluar nga media e specializuar në fushën ushtarake, “Sofrep”, është radhitur edhe baza ushtarake në Gjadër, në Zadrimë të Lezhës.

Katër të tjerat të radhitura, janë Pine Gap në Australi, Baza Ushtarake Eksperimentale në Porton, Britani e Madhe, Kapustin Yar në Rusi dhe Kasaforta e farave bimore në Svalbard, Norvegji.

Baza e Gjadrit, është një trashëgim e kohës komuniste. E ndërtuar në një shpat mali, ajo përbëhet nga tunele deri në 600 metra thellësi.

Kjo bazë, nuk ka qenë thjesht një vend tërheqjeje për ushtrinë. Në fillim të viteve 70’, ajo u bë strehë e dhjetëra avionëve rusë MiG dhe disa avionëve ushtarakë kinezë.

Baza e Gjadrit është po ashtu shumë e ngjashme me atë të ishujve Svalbard në Norvegji. Kjo, për shkak të thepisjes së terrenit ku ndodhet, shkruan Ekspres.

Një lëvizje e gabuar dhe je i vdekur!

Nga tunelet mund të dalin në fluturim menjëherë avionët. Një labirint i vërtetë tunelesh janë brenda mureve të betonta. Por, nëse del jashtë portës së hekurt, një manovër e kryer keq mund ta shpjerë pilotin në fatalitet.

MiG-19, MiG-17 dhe MiG-21. Këta ishin avionët më të gjendur aty. Disa prej tyre madje, ende vijojnë të jenë brenda tuneleve.

Zyrtarët shqiptarë ende nuk dinë si t’i “heqin qafe” ato, por një pjesë janë shitur për skrap.

Një opsion tjetër, është ai i shfaqjes së tyre në muze, si kontekst historik.

E ngjashme aq shumë edhe me kontekstin e bunkerëve në Shqipëri, baza e Gjadrit është shembulli perfekt i vetëmbrojtjes halucinogjene diktatoriale të Enver Hoxhës.

Me fluturimin e fundit të zhvilluar në vitin 2004, asnjë personel nuk ndodhet më aty. E boshatisur si është sot, vështirë ta mendosh se vetëm dy dekada më parë, ushtarët mbushnin tunelet me avionët në të.

Jeta ama, mund të gëlojë sërish aty. Ndoshta, si një vend turistik – ashtu si jetë kanë parë bunkeret anti-atomike në Tiranë.

baza.jpg

foto-4.jpg

gjad.jpg

Noa.al
 
Me sa di une baza e Gjadrit eshte zone ushtarake e NATOs tani.

1 gje sme ben sens mua. Endhjeri thoshte per Shqipeine vend strategjik gjeografik edhe ok e kuptoj deri diku pozicionin gjeografik qe ka por si ka mundesi qe "imperializmi" amerikan nuk po i shfrytezon ato?
 
Ndoshta sepse gjate luftes se ftohte cdo cm2 kishte nje rendesi te madhe strategjike si njerin kamp ashtu edhe per tjetrin.

Pas luftes se ftohte rendesia strategjike e Shqiperise dhe e shume vendeve ish-Varshaviste ra ndjeshem sepse keto vende u rreshtuan ne kampin perendimor.
 
sepse keto vende u rreshtuan ne kampin perendimor.

Po pra kete po them, meqe shqiperia u "rreshtua" ne kampin perendimor pse perendimi nuk po perdor burimet gjeografike tonat dhe pse nuk po perfitojme prej tyre? Pse vazhdon perfiton italia Greqia nga bazat amerikane mesdhe dhe jo ne? Dhe te mendosh qe jane 800 baza amerikane te stacionuara ne 170 vende te botes.
 
Mendimi im shume personal eshte qe Shqiperia nuk ka pasur kurre stabilitet politiko-shoqeror per te qene burim investimi.

Llogjikisht baza e Arianos ne Itali i kushton NATOS shume me teper se sa po te ishte ne Kucove, Gjader apo kudoqofte ne Shqiperi.
Problemi eshte qe ne kemi deshmuar qe jemi te afte te krijojme ngjarje tragjike si 97-ta nderkohe qe politikanet tane shquhen per gjithcka por vetem per vizion politiko- strategjik jo.
 
Une mendoj qe thjesht skane interes dhe se shqiperia nuk eshte ashtu si na ka bere te besoje endhjeri per te justifukuar mbylljen me boten.
Departamenti Amerikan i Shtetit ka deklaruar qe Amerikes i kushton cdo vit nga buxheti i shtetit 150 miliard USD per bazat amerikane jashte saj. Pra kur deklarojne keto e imagjinon se ca behet. E di ti qe 5 nga bazat me te medhaja amerikane jane ne Japoni.
 
Sepse atje kane perballe Kinen😀
 
Sme mbushet menja per bazen e gjadres, pashalimani ka qen me sekret se gjadra . Megjithse cdo baz ushtarake ne ate koh ishte sekrete seose sa mbaronin punimet u pushkatonin te gjith e sdihej me asgje per ate baz.
 
Me sa di une baza e Gjadrit eshte zone ushtarake e NATOs tani.

1 gje sme ben sens mua. Endhjeri thoshte per Shqipeine vend strategjik gjeografik edhe ok e kuptoj deri diku pozicionin gjeografik qe ka por si ka mundesi qe "imperializmi" amerikan nuk po i shfrytezon ato?
Në Gjader kam bërë ushtrinë unë dy vjet.
Një gjë më bënte përshtypje gjithmonë atje: tunelet ku ishin avionët, armatimet, bombat, cisternat e karburantit, e reparti i tanksave aty pranë, i ndante me pistën e avionave lumi Drin. Vetëm një bombë mbi urën e vetme që lidhte këta dy anë, gjithçka do paralizohej.
 
Nuk e di si eshte skam qene por kam idene qe kane investuar ne infratukture dhe ne masa sigurie.
 
Te paskan majt me hater ty.. sdoli ndonje me te padit si trashigimtar te familjeve raksionare 🤣
 
Nuk e di si eshte skam qene por kam idene qe kane investuar ne infratukture dhe ne masa sigurie.
E Ke fjalën në kohën e xhaxhit??
Asgjë për sekrete siç po e bëjnë. Avionët municionet karburanti ishin në tunele.
Dhe e gjithë kjo siç thashë, nuk vlente asgjë, zero, pa atë të vetmën urë që e lidhte me pistën.
Me një bombë mbi urë dhe ço duart lart pastaj 🙈
 
Jo jo po them tani qe e kane marre amerikanet
 
Sic thuhet dhe ne artikull avionet kane dal ne fluturim direkt nga tuneli…tunelet kane qene baze per mrojtjen e avionave,armatimeve,njerzve etj ….nuk besoj qe shoku enver ka qene aq idiot sa ti leje gjitha kto te varura nga 1 ure
 
Budallallëku në 1 . Avionët tërhiqeshin me diagaç për hunde nga tuneli deri në pistë që ishte nja 2 km larg.
Kjo ka qënë puna ime për dy vjet.
Pallavra gazetarësh për të mbush rreshta shkrimi dhe për t'a bërë të madhe diçka që nuk është
 
Shiko fotografinë 1928390

Shumë baza ushtarake – ose jo – fshehin mistere të panumërta në botë, mes teorish të shumta konspirative dhe sekreteve ushtarake.

Së fundmi, në një renditje për pesë baza ushtarake ndër më sekretet në botë, të zhvilluar nga media e specializuar në fushën ushtarake, “Sofrep”, është radhitur edhe baza ushtarake në Gjadër, në Zadrimë të Lezhës.

Katër të tjerat të radhitura, janë Pine Gap në Australi, Baza Ushtarake Eksperimentale në Porton, Britani e Madhe, Kapustin Yar në Rusi dhe Kasaforta e farave bimore në Svalbard, Norvegji.

Baza e Gjadrit, është një trashëgim e kohës komuniste. E ndërtuar në një shpat mali, ajo përbëhet nga tunele deri në 600 metra thellësi.

Kjo bazë, nuk ka qenë thjesht një vend tërheqjeje për ushtrinë. Në fillim të viteve 70’, ajo u bë strehë e dhjetëra avionëve rusë MiG dhe disa avionëve ushtarakë kinezë.

Baza e Gjadrit është po ashtu shumë e ngjashme me atë të ishujve Svalbard në Norvegji. Kjo, për shkak të thepisjes së terrenit ku ndodhet, shkruan Ekspres.

Një lëvizje e gabuar dhe je i vdekur!

Nga tunelet mund të dalin në fluturim menjëherë avionët. Një labirint i vërtetë tunelesh janë brenda mureve të betonta. Por, nëse del jashtë portës së hekurt, një manovër e kryer keq mund ta shpjerë pilotin në fatalitet.

MiG-19, MiG-17 dhe MiG-21. Këta ishin avionët më të gjendur aty. Disa prej tyre madje, ende vijojnë të jenë brenda tuneleve.

Zyrtarët shqiptarë ende nuk dinë si t’i “heqin qafe” ato, por një pjesë janë shitur për skrap.

Një opsion tjetër, është ai i shfaqjes së tyre në muze, si kontekst historik.

E ngjashme aq shumë edhe me kontekstin e bunkerëve në Shqipëri, baza e Gjadrit është shembulli perfekt i vetëmbrojtjes halucinogjene diktatoriale të Enver Hoxhës.

Me fluturimin e fundit të zhvilluar në vitin 2004, asnjë personel nuk ndodhet më aty. E boshatisur si është sot, vështirë ta mendosh se vetëm dy dekada më parë, ushtarët mbushnin tunelet me avionët në të.

Jeta ama, mund të gëlojë sërish aty. Ndoshta, si një vend turistik – ashtu si jetë kanë parë bunkeret anti-atomike në Tiranë.

baza.jpg

foto-4.jpg

gjad.jpg

Noa.al
Më falni po temën tani po e lexoj.
Një thes me budalliqe paska shkruar.
Asnjë labirint tunelesh, as fluturime direkt nga tunelet. Asgjë misterioze siç e përshkruhet.
 
Top