BDI: Incidentet në Maqedoni, spontane jo politike

ReNdEx

Interist Forever
29773_18.jpg

SHKUP - Incidentet e fundit ne Maqedoni janë spontane dhe pas tyre nuk qëndron asnjë forcë politike. Deklarata vjen nga kreu i BDI-së në Shkup, Ali Ahmeti i cili ndër të tjera u ka bërë apel të gjitha forcave politike në vend që të kontribuojnë në ndërtimin e marrëdhënieve ndëretnike, sepse nga to varet e ardhmja e vendit.

Këto deklarata Ahmeti i bëri pas takimit me ambasadorin amerikan në Shkup, Pol Volers, ku u diskutua lidhur me këto incidente. Ai shtoi se policia dhe gjyqësia duhet të kryejnë punën e tyre, që qytetarët të ndjehen të sigurt.

Më tej Ahmeti bëri thirrje për qetësimin e situatës, duke kërkuar nga prindërit, shkollat dhe forcat politike që të kontribuojnë për qetësimin e tensioneve.

(er.nu/BalkanWeb)
 
Top