Bëhet realitet navigimi për të verbrit

0ab90de6-wayband1-1.png


Keni shpresuar ndonjëherë që Universi, Zoti, fati apo më i mençuri në mesin tuaj të mund t’ju udhëzonte nëse jeni duke ecur në rrugën e duhur, apo jo? Tashmë teknologjia i ka përgjigjet për këtë!
WearWorks është një kompani me seli në New York, e cila ka krijuar një mënyrë të re navigimi nëpërmjet produktit të parë, Wayband.

Kjo nismë e kompanisë bëri të mundur për Simon Wheatcroft, një atlet i verbër, që të vraponte i lirë në Maratonën e New York-ut, në vitin 2017. Wheatcroft është i pari atlet që përfundon të gjithë itinerarin e Maratonës, i paasistuar nga një vrapues tjetër apo nga një qen shërbimi.

Maratona e New York-ut paraqet një nga terrenet më ekstreme për të testuar navigimin, sepse vrapimi ështe sfidues edhe për njerëzit me shikim të plotë për shkak të popullimit dhe pengesave të paparashikueshme që mund të hasen rrugës.

Për këtë arsye, inxhinierët e ekipit të WearWorks u siguruan që Wayband të ishte ekstremisht i saktë, duke krijuar një korridor të ngushtë navigimi. Sidoqoftë në rastin e personave me shikim të dobët dhe verbëri të plotë këshillohet përdorimi i bastunëve ose qenve të shërbimit, kjo e përcaktuar edhe me ligj për të verbërit, pavarësisht se Wayband iu siguron kësaj kategorie më shumë pavarësi dhe eksperiencë më të kënaqshme në navigim.
24043eb9-wayband3-1.jpg

Kjo teknologji nuk është e limituar vetëm për personat me shikim të kufizuar. Nga ky inovacion mund të përfitojnë turistët, çiklistët, vrapuesit apo kushdo tjetër që dëshiron të udhëtojë i lirë, pa u varur nga ekrani i celularit apo audio orientuese.

Aplikacione të tjera për navigim si BlindSquare, Aira, Google Maps, Soundscape apo edhe të tjerë të ngjashëm funksionojnë duke u bazuar kryesisht në audio, ndërkohë që byrzylyku Wayband i udhëzon përdoruesit drejt destinacionit të përzgjedhur nëpërmjet vibrimeve në vend të komandave me audio. Teknologia e bazuar në prekje nuk vë në punë shqisat e tjera, si dëgjimi përgjatë navigimit në metodat klasike që përdoren gjërësisht sot. Pajisja që përdor teknoligjinë me prekje mund të komandohet nëpërmjet zërit për të aksesuar të dhënat e GPS, më pas drejton përdoruesin në destinacion me anë të vibrimeve të lehta në lëkurë.
Hapa përpara në këtë lloj teknologjie për personat me shikim të dobët dhe të verbërit ka bërë edhe Google Glass, nëpërmjet abonimit në shërbimin Aira që lidh menjëherë përdoruesin me një asistent virtual, i cili raporton në kohë reale pengesat që mund të hasë përdoruesi në terrenin që përshkon. Megjithë entuziasmin për këtë zgjidhje, çmimi me të cilin ofrohet në treg është i kushtueshëm. Abonimi mujor i palimituar i Aira kushton 329 $ në muaj, çka mund të shpjegojë edhe numrin e të abonuarve, më pak se 1000.
Të tjerë programe dhe pajisje, si Seeing Eye nga Microsoft, përdorin kameran e aparatit celular dhe software të inteligjencës vizuale për të ndihmuar me navigimin në disa terrene të caktuar, por nuk përcjellin sinjale më të detajuara, pa përmendur që kufizohen nga nevoja për të qenë të lidhur në një rrjet interneti dhe kanë konsum të lartë baterie.
Teknologjia bazë e Wayband është relativisht e thjeshtë. Përdoruesit lidhin Wayband me aparatin e tyre celular, që përdor GPS për orientimin drejt destinacionit të përzgjedhur. Itinerari rrethohet virtualisht nga një korridor sigurie 2-5 metër dhe çdo herë që përdoruesi hedh hapa në drejtim të gabuar apo i afrohet një objekti apo pengese, byrzylyku përçon dridhje në lëkurë. Nëse nuk ndieni vibrime, kjo do të thotë se jeni duke ecur në drejtimin e duhur. Sapo kaloni korridorin e përcaktuar, fillojnë të ndihen sërish vibrime si tregues për t’u futur sërish brenda perimetrit të sigurisë. Sa më shumë i largoheni këtij korridori, aq më të forta ndihen vibrimet.
Ky lloj sistemi mund të kombinohet edhe me sensorë shtesë për të shmangur pengesat e menjëhershme dhe të paparashikuara nga GPS.
Një tjetër avantazh i Wayband është edhe çmimi i përballueshëm. Pritet që kompania t’a hedhë në treg produktin përgjatë muajve në vijim dhe aktualisht mundëson rezervimin e parakohshëm për një çmim akoma më të favorshëm, 179 $.
003d7b74-wayband2.jpg
Përpos të gjithë nesh që duam të përjetojmë një eksperiencë më të avancuar navigimi, ky zhvillim teknologjik është ekzaltues veçanërisht për personat me shikim të dobët dhe të verbërit në të gjithë botën.
Në Shqipëri më shume se 10,000 njerëz vuajnë kufizimet e një jete pa shikim apo pa shikim të plotë. Imagjinoni t’iu dhurohet të gjithëve kjo pavarësi!
Ekipi i WearWorks mbart disa rekorde profesionale tepër premtuese dhe siguron se do të vazhdojë të punojë për të ofruar produkte të reja teknologjike edhe në të ardhmen.

/BM
 

Attachments

  • 0ab90de6-wayband1-1.png
    0ab90de6-wayband1-1.png
    297.6 KB · Shikime: 0
  • 24043eb9-wayband3-1.jpg
    24043eb9-wayband3-1.jpg
    10.7 KB · Shikime: 0
  • 003d7b74-wayband2.jpg
    003d7b74-wayband2.jpg
    8.7 KB · Shikime: 0
  • 0ab90de6-wayband1-1.png
    0ab90de6-wayband1-1.png
    297.6 KB · Shikime: 0
  • 24043eb9-wayband3-1.jpg
    24043eb9-wayband3-1.jpg
    10.7 KB · Shikime: 0
  • 003d7b74-wayband2.jpg
    003d7b74-wayband2.jpg
    8.7 KB · Shikime: 0
ketu tek un eshte nje app e till qe mund ta bej download cdo person ne smartphon-in e tij edhe kur ka kohen e lir vihet i disponueshem , edhe te njejten app mund ta zbresin personat me aftesi te kufizuara shikimi ( verber) edhe bejne thirrje , nderkohe thirrja shkon direkt ne personat te cilet gjenden online te disponueshem per te ofruar ndihme ( nese nuk pergjigjen thirrja kalone direkt ne nje person tjeter ) e me pas nepermjet kameres se tel personi ndihmues udhezon personin per cdo levizje qe atij do i duhet per te shkuar diku , te kaloje rrugen , etj etj , app eshte free poashtu edhe ndihmuesit jan vullnetar , mendoj se ehste nje ide shum e mir edhe efikase per momentin , mos te harrojme se jo te gjith keta persona kane mundesit ekonmike te blejne nje qen te stervitur enkas per ta :)
 
Top