Bëje! Kujdesu për prindërit e tu, njësoj siç ata u kujdesën kur ti ishe i vogël!

1633586209679.png

Një djalë i rritur në një familje të varfër, me shumë përpjekje në jetë ia doli të korrte sukses, të shkollohej dhe të punësohej në një vend pune me të ardhura shumë të mira. Gjatë gjithë këtij rrugëtimi, për fat të keq, humbi të ëmën e tij prej kancerit në vezore. Kjo ngjarje e trishtoi shumë, por pas shumë kohësh, duke parë që i ati i tij kishte nevojë për kujdes, vendosi të ecte përpara në jetë dhe të kujdesej për të.

Një mbrëmje ai e mori babanë e tij të moshuar në një restorant luksoz. Babai duke qenë shumë i moshuar dhe i dobët, ndërsa hante, i binte ushqim në këmishë dhe pantallona. Të tjerët në restorant e shihnin me neveri, ndërsa djali i tij ishte i qetë.


Pasi mbaroi së ngrëni, djali i tij që nuk ishte aspak i turpëruar, e çoi të atin në heshtje në tualet, i fshiu grimcat e ushqimit, i hoqi njollat, i krehu flokët dhe i vendosi syzet. Kur dolën, i gjithë restoranti po i shihte në heshtje të vdekur, duke mos qenë në gjendje të kuptonte se si dikush mund ta turpëronte veten publikisht kështu e aq më tepër të reagonte me qetësinë e tij.


Djali pagoi faturën dhe filloi të dilte me babanë e tij nga restoranti.

Në atë kohë, një plak në mesin e tavolinave e thirri djalin dhe e pyeti: “A nuk mendon se ke lënë diçka pas?”.

Djali u përgjigj: “Jo zotëri, nuk kam lënë”.

Plaku iu përgjigj: “Po, ke lënë! I le një mësim çdo djali për t’u kujdesur për prindin dhe një mesazh shprese për çdo baba se dikush do të kujdeset në të ardhmen për ta”.


Noa.al
 
Mbrem degjoja nje ligjerat, qe prinderit nuk duhet te edukojn femijet qe ti rrisin qe kur te plaken te kujdesen per to, por ti edukojn si te sillen, te jene te ndershem, te punojn dhe mos mvaren prej njeriu, pastaj kur prinderi te kete nevoj per to te kujdesen se duan dhe jo se duhet.
 
Mu kujtua nje presor i imi. e kishte pa komshiu duke mbajt cunin ne qafe. Tmbajt djali ty ja kish be ai.
Presori ja kish kthyer: ne fakt uroj qe ta mbaj dhe ky djalin e vet sic po mbaj une kete.

Moral of the story: cfaredo qe ne u japim femijeve e bejme nga dashuria. Jo qe tna e kthejne.

Mbaj mend vjerri njehere na tha kur lame Shqiperine: Shikoni jeten tuaj me babin, ne deshem vete e ju sollem ne jete. Nuk keni asnje detyrim karshi nesh!
Me rrenqethet mishi akoma kur e kujtoj.
 
E vërtetë kjo diferenca e hollë por themelore midis "dua" dhe "duhet" që shpesh herë interpretohet keq . Në shumë raste dëgjon frazën e vrazhdë " po bëjmë sakrifica për t'ju lënë një shtëpi" etj . Gjithçka bëhet sepse e ndjen ta bësh pikë .
 
Nje si fabul popullore eshte edhe nje si tip perralle ku nder te tjera thuhesh:
"Nusja e lodhur nga kujdesi per baben e dhendrit, i thoshte ketij cdo nate qe ta hiqnin qafe ate duke e derguar diku ne pyll e atja te shqyenin kafshet e egra e ajo ose ata te shpetonin nga barra e rende qe plaku u jepte. Me ne fund ja mbushi mendjen te shoqit dhe ky diteziu e ngarkoi pkalun ne shpine dhe doli per na pylli. Plaku, kur hyne ne pyll e pa qe djali po shikonte vende te ndryshme e pas nje cope rruge kur ai u ndal e pyet "Ketu do me lesh o bir ? sepse un babaen tem e kam lene pak me tej". I riu kuptoi e i turmperuar mori te jatin perseri ne kurriz dhe e coi ne shtepi. I tha te shoqes te mbylle gojen e te bejne cte munden ne perkujdesjen e plakut deri ne minuten e fundit".

Pra jeta na tregon se kur ne ishim te vegjel e ata prinderit na merrnin perdore e na mesonin per hapat e jetes me dashuri e perkushtim e ne nje menyre apo tjetern edhe ata do te kene nevoje per ne por mendoj qe ne gjithmone do te jemi ne qe do te kemi nevoje per prindin pasi dashuria e prindit eshte dashuria me e paster e me sublimja ne bote, pa asnje interes e pa asnje shenje dobesie ne te. Duke u ndenjur prane ne forcojme familjen dhe respektin, zhvillojme ndjesine e njerzillikut qe po humbet neper kulmet e egra qe zhveshin njeriun nga morali dhe edukata. Mbi te gjitha eshte nje veprim qe do perseritet per te treguar se duhet te jemi te gjithe bashke.
 
Mbrem degjoja nje ligjerat, qe prinderit nuk duhet te edukojn femijet qe ti rrisin qe kur te plaken te kujdesen per to, por ti edukojn si te sillen, te jene te ndershem, te punojn dhe mos mvaren prej njeriu, pastaj kur prinderi te kete nevoj per to te kujdesen se duan dhe jo se duhet.
Sa bukur e ka then ne fund.. te kujdesen se duan dhe jo se duhet..
Tani fatkeqsisht prind po i dergoijn neper shtepi te moshuarve(me heret me duket i kan then dam )
Tmerr per nje femij qe nuk eshte ne gjendje te kujdeset per prind,kur ata sa e sa dashurin e kujdesin kan dhen per ta..shum here shoh boten e eger ne tv dhe ajo se me beri pershtypje nje dite ..kur nje drenush rrinte qet afere dy luanav se ishin gati per ta ngren,po ajo edhe pse me lotin ne sy ,shikonte se i vogli i saj iku duke shpetu nga goja e luani..ktu duhet te marrin mesim ata se mendojn se nuk kan kohe ti mbajn prind afer.
Se prindi eshte ne gjendje te sakrifikoi veten per femiun e tyre.
Ps.serbet thoshte babi im ,thojshin se femija duhet te jet penzion per prind.
 
Mbase nuk eshte tema, por gjithsesi...

Dikush para pak diteve me tha, qe dashuria per prindin venitet ne momentit kur behemi vet prind. Ajo dashuri sublime qe ke per prindin kalon tek femija. Sado dhe ngado te sillesh ne momentet e tua me te veshtira do drejtohesh aty ku te dhemb me shum dhembi. Prindi nuk harrohet kurre dhe po te duash sepse te dha jeten. Fale tyre jemi dhe bejm dhe ndaj do kthesh koken pas. I falemi atyre dhe i detyrohemi femive tane.

E pashe nje here me habi...pashe dhe veten, dhe nuk nxora asnje fjale.
 
Top