Beni sport e konsumoni produkte te stines

Beni sport e konsumoni produkte te stines​

Publikohet piramida e re ushqimore per popullsine e rritur nga 18 deri ne 65 vjec. Ne baze te saj nuk gjenden figura dritherash, sallatrash apo frutash, por fjale: Aktivitet fizik, argetim, konsumim te produkteve te stines dhe jo te importit.

Me pas theksohet pirja e ujit dhe jo e pijeve me sheqer. Ne nivelin e pare te ushqimeve si gjithnje renditen dritherat, frutat dhe zarzavatet, te cilat duhet te konsumohen cdo dite.

Keshillohet perdorimi i vajit te ullirit, qumeshtit, kosit cdo dite, ndersa kujdes duhet bere me vezet, mishin e kuq, sallamrat dhe embelsirat, te cilat duhet te konsumohen nje ose dy here ne jave.

Ndaj te gjithe duhet te beni kujdes, sepse nje ushqim i madh ne sasi nuk eshte i shendetshem, por nje sasi e duhur me elementet e percaktuar e ben jeten tuaj me te gjate, me te gjalle dhe ju ben te ndiheni me te lehte dhe aktivite.

Kujdes! Mos harroni te praktikoni sport, sepse vecse ju mban ne forme, ju ul edhe nivelin e stresit..

top-channel
 
Top