Berisha kërcënon me revolta nëse humbet zgjedhjet, Meta sfidon SHBA

Aromë trazirash në prag të 25 prillit, Berisha kërcënon me revolta nëse humbet zgjedhjet, Meta sfidon SHBA dhe paralajmëron rrëzimin e reformës në drejtësi.​


-800-0-603c8e8fbc608.jpg
Mesazhet e forta nga Uashingtoni duket se kanë shqetësuar ish-kryeministrin Sali Berisha dhe presidentin Ilir Meta. Amerikanët po bëjnë luftë të fortë për shkrirjen e LSI dhe bllokimin e kandidimit të Berishës. Dyshja e mësipërme ka nisur të përgjigjet. Ish-kryeministri Berisha në një intervistë televizive paralajmëroi revolta, kaos dhe trazira nëse në zgjedhje humb opozita. Ish-lideri i PD u shpreh se nëse kryeministri Edi Rama do të vendosë dorë mbi votat e 25 prillit, Shqipëria do të ketë një 20 shkurt të dytë, si ai i rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës. Berisha tha se Rama do të ndjekë fatin e baballarëve të tij duke iu referuar diktatorit Enver Hoxha. Sipas tij në pushtet meriton të vijë një parti, e cila ka në qendër të vëmendjes qytetarin ashtu siç PD ka. “Po preku votën, Rama do të marrë 20 shkurtin. Do të ndjekë fatin e baballarëve të tij. Do të ketë banda dhe më të forta. Opozita po vëzhgon. PD ka bërë një punë shumë të mirë. Programi është i shkëlqyer dhe ka vendosur në qendër qytetarin”, tha Berisha. Ish-kryeministri u ndal dhe te reforma në drejtësi. Teksa SHBA vlerëson SPAK dhe reformën, Berisha e Meta po i sulmojnë fort. Ish-kryeministri e quajti SPAK një repart me kritere të zgjedhura partiake, i cili nuk mund t’i hetojë banditët e shtetit. Sipas tij SPAK ka liruar ministra banditë e shumë krerë të bashkive të korruptuara.

Edi Rama bën linçim publik të Edvin Priftit. Në këtë mënyrë gjeti një mekanizëm për eliminim duke e ditur se faktet nga gjykatat janë diçka tjetër, ai bën çdo gjë ta bëjë atë të dënueshëm nga gjykatat. Cilët nga zyrtarët nuk u liruan nga SPAK-u, duke filluar nga ministrat banditë të dhunimit të votave dhe dhunimit elektoral, te krerët e bashkive?

SPAK-u është një repart i zgjedhur me një kriter absolut partiak dhe mund të bëjë çdo gjë. Por nuk mundet kurrë të hetojë dhe të akuzojë banditët e pushtetit”, tha ai. Ish-kryeministri i doli në mbrojtje presidentit Meta, teksa u shpreh se Rama po e sulmon për shkak se ai mbron interesin publik.

Berisha tha se Meta është duke e demaskuar dështimin e Ramës në keqmenaxhimin e pandemisë prandaj ka ndodhur dhe përplasja më e madhe. “Presidenti mbron Kushtetutën dhe interesin publik. Nuk mund të pajtohet me gjendjen e pandemisë. Nuk mund ta pranojë që kryeministri të këndojë sukses mbi
kufomat e njerëzve. Ai ka reaguar se çfarë po ndodh në këtë vend. Përplasja më e madhe është se presidenti ka ngritur zërin për keqmenaxhim të pandemisë. Kreu i shtetit nuk mund të rrijë duarkryq. Presidenti po e demaskon”, tha Berisha.


Meta, kundër reformës në drejtësi


Ndryshe nga Berisha, presidenti Meta e ka vënë fokusin tek reforma në drejtësi. Edhe pse SHBA e ka cilësuar reformën si të drejtë dhe e ka vlerësuar maksimalisht për frytet e saj, Meta ka paralajmëruar rrëzimin e saj. Ai u shpreh të shtunën se nëse kjo reformë do të funksiononte vërtetë dhe do të ishte e suksesshme, nuk do të kishte aferë korruptive, duke iu referuar kështu ligjit për aeroportin e Rinasit. Ai dha sinjale se nëse LSI vjen në pushtet reforma do të rishikohet pas 25 prillit. “Nuk ka asnjë diskutim që nëse do kishim pasur vërtet një reformë në drejtësi të suksesshme, kurrë nuk do të kishin guxuar, ministrat, qeveria, por edhe vetë Kuvendi të bënte këto gjëra. I përcolla zyrtarisht Kuvendit dekretin për kthimin për rishqyrtim ligjin për aeroportin e Rinasit. Kjo marrëveshje është në dëm të interesit publik, shtetëror e kombëtar pasi bie ndesh me parimet e Kushtetutës dhe është provë e kapjes së shtetit. Të jeni të sigurt pas 25 prillit do të ndiqet me rigorozitet të plotë çdo dëm që i është bërë interesit publik, interesit të qytetarëve, çdo shkelje, çdo falsifikim që është bërë”, tha Meta.

Sot.com.al
 
Une 1 gje nuk kuptoj nga Meta kaq i pangopur eshte me vjedhjet korrupsionin dhe pushtetin?!
Gjithe keto sinjale qe po te dergohen dhe nga nderkombetaret ik me te mire terhiqu me dinjitet se ka e burg Reçi mor idiot.

Berishen e kuptoj disi sepse do te mbroje femijet dhe ne ate pozicionin e gjyshit ne politike do te beje opinionistin neper media sa per te trazuar ujrat e elektoratit te PDse meqe e shofin ende si liderin e tyre shpirteror pasi Lulushi ka mendjen te dale selfie me Aurelen jo te beje opozitarin :p
 
Une 1 gje nuk kuptoj nga Meta kaq i pangopur eshte me vjedhjet korrupsionin dhe pushtetin?!
Gjithe keto sinjale qe po te dergohen dhe nga nderkombetaret ik me te mire terhiqu me dinjitet se ka e burg Reçi mor idiot.

Berishen e kuptoj disi sepse do te mbroje femijet dhe ne ate pozicionin e gjyshit ne politike do te beje opinionistin neper media sa per te trazuar ujrat e elektoratit te PDse meqe e shofin ende si liderin e tyre shpirteror pasi Lulushi ka mendjen te dale selfie me Aurelen jo te beje opozitarin :p
Ca te beje lulushi shkrete.
Byroja politike e pd (komisioni i perzgjedhjes se deputeve) i kerkuar nga sala eleminoi Tritan Shehun sepse i vjeter me moshe, lulushi doli siper komisionit(vetem baba dulle dilte kunder byrose politike), ndersa per salen qe eshte me i vjeter se tritani asnje fjale, as byroja politike, as lulushi.
Teater kukllash?
 
Nje rruge ka. Populli me vote duhet ta beje zero kete ish-mjek, bashke me ceten e tij, perndryshe do te rijetojme 97`.
 
Ca te beje lulushi shkrete.
Byroja politike e pd (komisioni i perzgjedhjes se deputeve) i kerkuar nga sala eleminoi Tritan Shehun sepse i vjeter me moshe, lulushi doli siper komisionit(vetem baba dulle dilte kunder byrose politike), ndersa per salen qe eshte me i vjeter se tritani asnje fjale, as byroja politike, as lulushi.
Teater kukllash?
Eshte me e thelle se ca duket kjo puna e PDse sidomos mbas vdekjes se atij rafmetliut.

Por sdu te shprehem se kam hall se me merzitet Darius dhe e kam shok :p
 
Nje gje eshte e sigurt,
Revulucionet nuk vijn me lule. Pa sakrifica nuk ka revulucion.
Dakort por revolucion per cfare?

Ne shqiptaret e kemi mendjen per kafe muhabet e thashetheme revolucionet jane per njerez te gjalle dhe jo per njerez qe vegjetojne. :)
 
komunistet e marrin pushtetin vetem me revolucion dhe dhune. revolucion i thencin se jane nja 200 rrugace te berishes dhe bashes.
SHBA u shpreh me 2019, per te cilesuar pd: parti terroriste, kam frike se ka ardhur koha per ta bere kete,
 
Dakort por revolucion per cfare?

Ne shqiptaret e kemi mendjen per kafe muhabet e thashetheme revolucionet jane per njerez te gjalle dhe jo per njerez qe vegjetojne. :)

Ket mendim kam dhe un.
Jemi popull i urt dhe kemi shume fjal dhe pak vepra.
 
Top