Besimtaret festojne lindjen e Krishtit

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Ne meshen e nisur ne oren 00:00 nga Imzot Rrok Mirdita ne Katedralen e Shen Palit ne Tirane te gjithe besimtaret katolike kane nisur festimet per lindjen e Krishtit.
Besimtarët e krishterë festuan mbrëmë në mesnatë lindjen e Jezu Krishtit, shpëtimtarit të botës. Siç është bërë tashmë traditë mijëra besimtarë katolikë perkujtuan me madhështi dhe devocion, lindjen e Krishtit në cdo kishë në mbrarë vendin . Në mesnatë në katedralen e Shën Palit në kryeqytet është mbajtur mesha solemne e përvitshme, prej ku imzot Rrok Mirdita u ka bërë thirrje besimtareve që të udhëhiqen nga mirësia dhe drejtësia. Kjo dite tha kreu i konferences ipeshkvnore Rrok Mirdita na kujton të gjithëve se sa e nevojshme ështe falja, pajtimi dhe mëshira.
Me qirinj në duar dhe duke u lutur për paqe dhe qetësi , dashuri dhe gëzim besimtarët kane kryer ritet fetare, rreth mesnatës në një atmosferë festive.
Edhe gjatë ditës së sotme do të ketë të tjera ceremoni festive, ndersa pritet që krerët e shtetit dhe të politikës të zhvillojnë vizita ne katedralen e Shën Palit dhe në kishën ortodokse për te percjelle urimet e tyre per te gjithe besimtaret katolike dhe ortodokse. Mënyra e festimit të Krishtlindjeve sot e ka origjinën nga festat borgjeze të shekullit të kaluar në të cilat përdoreshin krahas simboleve të krishtere edhe ato pagane.
25 dhjetori, dita e shënuar e lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në gjithë botën, në Shqipëri, mbas viteve ’90-të kur u lejua besimi fetar, krijoi traditën e saj duke u shënuar krahas festave të tjera tradicionale në kalendarin e vitit. Darka e Krishtlindjeve e cila është e bollshme, paraprihet nga një ditë agjërimi, gjatë së cilës përgatiten ushqimet që do të serviren në mbrëmjen e festës.
Ikubinfo
 
Top