• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin, falja e madhe në sheshin 'Skënderbej'


Besimtarët myslimanë kremtojnë sot Fitër Bajramin. Pas ditëve të agjërimit, lutjeve, adhurimeve dhe leximit të Kuranit, mijëra besimtarë ishin pjesë e festimeve dhe faljes së namazit të Bajramit të organizuar në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.

Festimet e Fitër Bajramit kanë filluar që në orët e para të mëngjesit me namazin e sabahut.

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj, theksoi në fjalën e tij se “festa e Fitër Bajramit është lehtësim i shpirtit, është kënaqësia e brendshme që buron prej shpresës së përmbushjes së adhurimit dhe përfitimit të faljes prej Allahut, Mëshiruesit Fuqiplotë”.

“Bajrami është dita e lehtësimit të brengave, është dita e shpresave të reja, është dita e të kujtuarit për njëri-tjetrin, është dita për të gëzuar fëmijët me dhurata dhe përkëdhelje, është dita për të respektuar të moshuarit me mirënjohje dhe dashuri, është dita për t’u gjendur pranë të gjithë atyre njerëzve që presin interesimin dhe vëmendjen tonë”, tha Bruçaj, sipas atsh.

Të rrethuar nga një atmosferë e ngrohtë besimi e vëllazërie, pjesëmarrësit e shumtë janë përshëndetur dhe kanë ndarë me njëri-tjetrin gëzimin dhe emocionet e kësaj dite të madhe paqeje, mirësie e shpërblimi.

Fiter Bajrami është festa, e cila bëhet pas mbarimit të muajit të Ramazanit. Emri Fitër Bajram vjen nga fakti se myslimanët para ditës së Bajramit shpërndajnë lëmoshë, solidarizohen me të varfrit, dhe kështu në këtë mënyrë festojnë së bashku këtë festë.

Festa e Bajramit festohet duke falur namazin e Bajramit.

Në ditën e Fitër Bajramit është një ditë feste, ku tavolinat mbushen plot e ku ka disa ushqime tradicionalë që shoqërojnë këtë festë ndër vite. Kështu, ndër shumë besimtarë myslimanë ka mbetur si traditë që në ditën e bajramit për mëngjes të kenë oriz dhe pite. ثmbëlsira është pjesë e rëndësishme e kësaj dite dhe ajo nuk duhet të mungojë në tavolinën e asnjë besimtari mysliman. Për shumë besimtarë, ëmbëlsira e parë pas mëngjesit në ditën e Fitër Bajramit është bakllavaja, por edhe revania është një ndër ëmbëlsirat që përgatiten për këtë festë. Tatlia është po ashtu një ëmbëlsirë tjetër, që është mirë të provohet. Kadaifi është po ashtu një ndër gatimet që është bërë pjesë e kësaj dite etj.

Shqiperia Sot
 

LoSsT

VIP
Gezuar festen, qofte ky nje vit i mbare per te gjithe.

Pamje spektakolare...





 
Redaktimi i fundit:

sensuu

sweet
Gezuar, kjo nate bajrami qofte e mallkuar per politikanet tane qe grykesia per pushtet i ben te harrojne dhe ditet e festave.
 

Monique

Monique Multipass
Staf në FV.AL
Diku lexova

Force e pare eshte Zoti pasi asnje parti politike sdo mund te mblidhte kaq shume njerez ne 6 te mengjesit....

Gezuar
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Qe ne 3 am jemi zgju neve :p

Pamjet me dron ishin fantastike.. E gezofshim festen e patshim sa me shume Bajrame te begate!
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Me fat fiter bajrami te gjithe besimtareve musliman. Zoti na e permiresofte gjendjen e popullit sepse vertet jemi bere sahanlepires, te pangopur !
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Ahh cfar knaqesieMe pa durim e pres edhe ketu nje dite te falet bajrami keshtu ne qender te kryeqytetit..
 

sensuu

sweet
gezuar, po kjo me prapanice perpjet rresht me rresht, me ben gjithmone te qesh ,sorry :p
 
Top