Bie në pritë kapoja i Shijakut, Tit Gjepali, bashkë me të vritet kunati

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
I dënuari me 25 vjet, Astrit Gjepali, kishte dalë nga burgu me leje shpërblyese. Makina u godit nga tre persona me automatikë në Gosë. Mbetet i vrarë Halil Fici, plagoset, kunati tjetër, Ilirjan Sulkaj

112811.jpg


timthumb.php


timthumb.php


112817.jpg


79227_2.jpg


112818.jpg

mjeti i djegur me te cilin mendohet kan levizur autoret

Nikoleta Kovaçi

-Astrit Gjepali, i konsideruar prej dy dekadash si i forti i “Shijakut” ra dje në pritën e ‘lirisë’ së tij. 45-vjeçari, që vuante dënimin për krime të rënda në një burg të sigurisë së zakonshme, kishte përfituar një leje 7 ditore, konform rregullave, dhe dje në mesditë po kthehej në burgun e Peqinit. Në këtë institucion mbahej i zoluar Gjepali, që pas ekstradimit nga Italia, 8 vite më parë. Mjeti me të cilin udhëtonte Gjepali është ndjekur nga një Benz pa targa deri në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit” në segmentin Kavajë-Rrogozhinë, ndërsa aty, nga makina ka dalë një breshëri e gjatë kallashnikovi. Mjeti i të burgosurit ka rënë në kanal. Atëherë personat që gjendeshin në makinën “shoqëruese” kanë qëlluar me një tjetër breshëri duke lënë të vdekur në vend objektivin e tyre si dhe personin që gjendej në krahun e tij. Me shumë fat ka qenë drejtuesi i mjetit, Ilirjan Sulkja, i cili ka shpëtuar falë fizikut të tij dhe pozicionit, ku është gjendur momentin që ka përfunduar mjeti në kanal. Ndonëse me plagë të shumta, Sulkja ka mundur të dalë vetë nga makina e bërë shosh nga plumbat, brenda të cilës mbetën të pajetë kunati dhe baxhanaku i tij. Atentati i bujshëm me dy të vdekur dhe dy të plagosur ndodhi në mes të ditës dhe në mes të së vetmes rrugë që lidh Jugun dhe Shqipërinë e Mesme, me Durrësin dhe Tiranën.

Prita

Astrit Gjepali mesditën e djeshme është nisur për në burgun e Peqinit në të cilin vuante edhe dënimin prej 25 vitesh burg për të paktën pesë vrasje. Atij i kishin mbetur nga përfundimi i dënimit edhe pak më shumë se 6 vite burg. Gjepali, falë “sjelljes së mirë” dhe plotësimit të kritereve, kishte përfituar një leje 7 ditore. Kjo ishte hera e pestë që shkonte nga burgu në shtëpi me leje. Bashkë me Halil Ficin, burrin e motrës së madhe dhe me Ilirjan Sulkjan, burrin e motrës tjetër, mësohet se janë nisur rreth orës 12. 30 nga qyteti i Durrësit. Në timon ka qenë Ilirjani, ndërsa në sediljen e pasme kanë qenë Astriti bashkë me Halilin. Në autostradë, në mes të Kavajës dhe Rrogozhinës, pikërisht në vendin ku tregtarët kanë ngritur tezgat ku shesin perimet e tyre, mbi mjetin Benz me targa të huaja është lëshuar një breshëri kallashnikovi. Makina është gjuajtur nga pas dhe gomat kanë pësuar çarje. Mjeti që drejtohej nga 48-vjeçari Sulkja ka përfunduar në kanal. Atëherë mësohet se mjeti Benz ka ulur shpejtësinë dhe mbi makinën është qëlluar me dy armë njëherësh. Plumbat kanë kapur edhe një 23 vjeçar, i cili u gjend rastësisht në rrugën e atentatit, i cili sipas policisë quhet M. Balliu dhe është banor i fshatit Gosë të Kavajës. Dy të plagosurit janë nisur menjëherë në drejtim të spitalit të Durrësit, ndërsa policia ka nisur punën me ngritjen e postblloqeve, të cilat të gjitha kanë dështuar. Makina, që dyshohet se iu përket atentatorëve, është gjetur e djegur në një fshat të Lushnjes, brenda së cilës edhe dy armë kallashnikovë, thotë policia.

Ndjekja e atentatorëve

Ndërsa nga Tirana nisen ekspertët më të mirë të Krimeve të Rënda, policia e Durrësit dhe e Kavajës urdhërojnë ngritjen e post-blloqeve. Mirëpo, rreth 3 kilometër larg vendit të ngjarjes është gjetur një mjet, tërësisht i djegur, tip Benz, pa targa, të cilit deri mbrëmjen e djeshme policia ende nuk i kishte gjetur as pronarin. Ndonëse policia pretendon se, nëse do të gjendej i zoti i mjetit, atëherë mund të shkohet tek autorët, ngjarjet identike kanë vërtetuar se atentatet e bujshme kryhen me mjete të vjedhura, që shpesh janë edhe të denoncuara nëpër komisariatet përkatëse. Sapo është lokalizuar vendndodhja e makinës së djegur, brenda së cilës nuk është fiksuar asnjë gjurmë, policia ka kërkuar ndihmën e një helikopteri nga Ministria e Mbrojtjes, për të kontrolluar nga ajri territorin në të cilin pretendonin se mund të kenë lëvizur autorët e vrasjes së djeshme. Policia e Tiranës ka dhënë detajet e para në lidhje me të dhënat e atentatit, ndonëse emrat, përveç shënjestrës, thuajse të gjithë ishin gabim. Bëhet me dije se pista kryesore, e sigurisht e vetmja në të cilën po hetohet për të shkuar së paku tek shkaqet, është ajo e hakmarrjes. Dihet se Astrit Gjepali me grupin e tij, akuzohen për vrasje të pesëfishtë brenda një dite në shtatorin e vitit 1997. Viktimat janë vrarë të gjithë pa asnjë faj, ndërsa viktima e fundit e agresionit të çmendur të kësaj bande ka qenë një punonjës policie. Prokuroria e Krimeve të Rënda që ka hetuar aktivitetin kriminal të bandës i gjeti fajtor për pesë vrasjet, ndërsa Gjykata ka dhënë për katër anëtarët e këtij grupi, si dhe autorët e atyre pesë vrasjeve vetëm 90 vite burg. Astrit Gjepali dhe një miku i tij janë dënuar me nga 25 vite, ndërsa dy të tjerët vetëm me nga 20 vjet.

Hetimet

Policia dyshon te bandat rivale të Tit Gjepalit

Ndërsa kërkimet e djeshme kanë dështuar për të lokalizuar atentatorët e Astrit Gjepalit, ekspertët e Krimeve të Rënda janë rikthyer në dosjet që mbajnë, aq sa mund të mbajnë, të vërtetat e bandave të shumta të qytetit të Durrësit. Një prej shpresave ku pretendojnë se mbahen hetimet për këtë atentat, do të jetë edhe dëshmia e të penduarit të “Bandës së Durrësit”, Adriatik Coli, i cili ka lënë në duart e drejtësisë thuajse të gjithë mekanizmin se si është përgjakur Durrësi dhe Tirana nga grupet rivale të ngritura në Durrës dhe në rrethinat e këtij qyteti. Burimet pranë policisë së Tiranës bëjnë me dije se, në makinën e djegur, e cila rezulton të jetë me targa false, nuk është bërë e mundur marrja e asnjë lloj gjurme, ndërsa policia ka nisur edhe sekuestrimin e të gjitha kamerave nga ku pretendohet se mund të ketë lëvizur mjeti me atentatorët. Burimet qartësojnë se bëhet fjalë për të paktën tre persona që kanë marrë pjesë në atentat, ndërsa të vetmit që kanë qenë të pranishëm në vendin e krimit janë vetëm tregtarët. Ata sapo kanë dëgjuar të shtënat, kanë kaluar pas tezgave për të ruajtur kokën e tyre, e për pasojë nuk është bërë e mundur të fiksohet asnjë detaj nga atentatorët që kanë shtënë me breshëri kallashnikovësh mbi makinën me të cilën udhëtonte Astrit Gjepali bashkë me dy kunetërit e tij. Policia pret përmirësimin e gjendjes shëndetësore të Ilirjan Sulkjas, për të mësuar hollësi, ndërsa një kalimtari i rastit, i cili është sjellë në Tiranë dhe që është banor i zonës ka dëshmuar mbrëmjen e djeshme, por pa mundur të japë informacione të vlefshme për hetimin. M.Balliu, i plagosur rastësisht, ka marrë një plumb në dorë dhe gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën

Gjepali, tmerri i Shijakut, ja si i vrau 5 vetë më 1997

45-vjeçari që u ekzekutua mesditën e djeshme teksa kthehej në qelinë ku vuante dënimin prej 8 vitesh, mësohet se është përfshirë herët në botën e krimit. Ai është akuzuar, hetuar, gjykuar dhe dënuar për një sërë veprash të rënda penale, ku përveç të tjerave, edhe për ekzekutimin e pesë personave brenda një dite. Të konsideruar si rivalët e bandës së Lul Berishës, e njohur si “Banda e Durrësit”, një më gjakësoret në vend, të krijuara në vitin 1997, Gjepali vepronte me grupin e tij kriminal në Shijak. Ai u dyshua dhe u akuzua për një vrasje që në vitin 1993, që ka ndodhur në Zvicër, por që asnjëherë nuk iu vërtetua. Ai qëndroi përgjatë tri viteve që nga `97 deri në vitin 2000 nëpër zonën e tij bashkë me grupin, ndërsa të vetmet akte të rëndë kriminale, për të cilat u përfol emri i tij, kishin të bënin me vrasjet e një nate, që të gjitha të kryera për të krijuar terror dhe anarki në zonën e Durrësit..

Vrasjet e 15 shtatorit

Astrit Gjepali, Naim Qerimi, Bashkim Haxhia dhe Mirush Jareci janë identifikuar si pjesëtarët e bandës së Shijakut. Ata u gjykuan në mungesë, ndërsa u akuzuan nga prokuroria se vetëm brenda 24 orëve, në datat 15 dhe 16 shtator të vitit 1997, kanë vrarë pesë persona dhe kanë plagosur disa të tjerë. Viktimat e tyre kanë qenë shtetasit Luan Plaku, Kajmak Kullo,lli, Bilbil Neziri, Gëzim Beqiri dhe Nazmi Rapishti, ky i fundit punonjës policie. Prokuroria në atëkohë ka kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm për Astrit Gjepalin, 25 vjet burg për Naim Qerimin, 25 vjet burg për Mirush Jarecin dhe 20 vjet burg për Bashkim Haxhinë. Sipas akuzës, anëtarët e grupit vepronin në akset rrugore duke ndaluar mjetet që kalonin dhe grabitur ato. Kështu, sipas hetimit, më 16 shtator 1997 Astrit Gjepali dhe bashkëpunëtorët e tij kanë vrarë shtetasin Luan Plaku në Durrës dhe vetëm disa orë më vonë Gjepali ka qëlluar në kodrën e Rrushbullit dy persona të tjerë në një "Fuoristradë", duke i plagosur rëndë ata. Në një lokal në fshatin Fllohë në Durrës, Astrit Gjepali dyshohet se ka kryer vrasjen e dytë, ndodhur në orën 17:00, ndaj Bilbil Nezirit. Seria e vrasjeve vazhdon, kur në orën 23:00 të mbrëmjes së po asaj dite ekzekutohen edhe dy persona të tjerë, Kajmak Kull,olli dhe Gëzim Beqiri, tek "4 rrugët" në afërsi të Shijakut. Seria e vrasjeve të asaj dite është mbyllur me vrasjen e punonjësit të policisë Nazmi Rapishti, në kodrën e Rrushbullit.

Prokuroria për Gjepalin

Sipas aktakuzës së lexuar nga prokurori në sallën e gjyqit në maj të vitit 2003, viktimat e serialit të vrasjeve kanë qenë persona të thjeshtë. Ata nuk kanë pranuar t'u japin makinat personave të akuzuar për vrasjet, të cilët kryenin rrëmbime të dhunshme automjetesh. Natën e pesë vrasjeve, siç citohej në dosjen e Prokurorisë, Astrit Gjepali i ka thënë njërit prej të dëmtuarve: ‘Nuk do të të vrasim, se boll kemi vrarë sot’. Veç vrasjeve të bëra në Durrës, Prokuroria i ka faturuar Gjepalit edhe një ekzekutim të ndodhur në Zvicër. Ylli Majaci është ekzekutuar rreth orës 19:40 më 23 mars 1993 në Zyrih. Prokurorët e kanë cilësuar grupin e drejtuar nga Gjepali, ku bënte pjesë edhe Bashkim Haxhia, si "tmerrin" e zonës së Shijakut. "Kryerja e vrasjeve fillimisht në Durrës e më pas në fshatrat përreth, në një kohë të shkurtër dhe pa arsye, vërteton se Gjepali ka pasur si synim krijimin e terrorit në rrethin e Durrësit", u shprehën në arsyetimin e tyre në Gjykatë prokurorët e çështjes. Një prej viktimave të grupit të Gjepalit ishte Luan Plaku. Ai po udhëtonte me makinë së bashku me një mikun e tij, të quajtur Altin اuka. Rreth orës 16:00, Astrit Gjepali dhe Naim Qerimi i kërkuan makinën. Kur Luan Plaku nuk e dorëzoi mjetin, ata e kanë vrarë. Pasi kanë rrëmbyer disa makina, të akuzuarit kanë shkuar për t'u hedhur karburant. Kanë mbushur makinat dhe kanë vrarë punonjësit që u kërkonin paratë e naftës. Efektivi i policisë është vrarë më vonë, pasi Gjepali e kishte thirrur për t'i thënë se "i kishte inat policët".//Shekulli
 
Redaktimi i fundit:

Quku

Marakli Krapit
Titulli: Bie në pritë kapoja i Shijakut, Tit Gjepali, bashkë me të vritet kunati

Loje e bukur kjo xjerri me leji dhe vraji :D
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Bie në pritë kapoja i Shijakut, Tit Gjepali, bashkë me të vritet kunati

Mos na sill keso kapo me se po bllokon dhe serverin e forumit ;)
 

Jonio

Anëtar i Respektuar
Titulli: Bie në pritë kapoja i Shijakut, Tit Gjepali, bashkë me të vritet kunati

Po behen edhe ne Shqiperi vrasje si ato te filmave Italiane,ku vrasin gjykates,prokurore tani po fillojne edhe me te burgosur.
Mjere ne per shtetin qe kemi...
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Titulli: Bie në pritë kapoja i Shijakut, Tit Gjepali, bashkë me të vritet kunati

Po Vin Dieseli ca do aty?! :p
 

MasteR

I'm offline
Titulli: Bie në pritë kapoja i Shijakut, Tit Gjepali, bashkë me të vritet kunati

Spo merret vec ca behet
 
Top