Bimët-xixëllonja, për ndriçim të rrugëve

Arfenilla

Themelues i Forumit



f1_10-xixat-balline-te-tech1368207118.jpg
Pemët që ndriçojnë në errësirë mund të kthehen në alternativën e natyrshme për ndriçimin elektrik të rrugëve. Shkencëtarët në projektin “Bimët ndriçuese” në Kaliforni kanë transferuar gjenet ndriçuese nga xixëllonjat te disa bimë për t’i bërë ato të ndriçojnë në errësirë. Tani po punohet në kalimin e këtyre gjeneve te pemët e mëdha që qëndrojnë anash rrugëve dhe përdorimin e tyre për të zëvendësuar dritat elektrike. Gjenet e marra nga xixëllonjat dhe insektet e tjera ndriçuese krijojnë një dritë të natyrshme, të quajtur Biolumineshencë. Ekipi i shkencëtarëve ka përdorur enzimat me ngjyra të ndezura të quajtura Luciferase, nga gjenet e xixëllonjave ose bakteret. Më pas, në pajisje të quajtur “Genome Compiler”, ata bëjnë të mundur leximin e tyre dhe përshtatjen me bimët. Si transmeton gazeta Panorama, shkencëtarët në Kaliforni e kanë studiuar teknologjinë në disa lloje bimësh, duke ridizajnuar sekuencën e ADN-së së tyre. Ata kanë arritur me sukses për të krijuar bimë të vogla me ngjyra të ndezura dhe tani po përpiqen ta përdorin teknologjinë në bimë dhe pemë të mëdha.K.N
 
Top