"Birra Korça" vlerësohet me certifikatën ISO 22000

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Birra Korça" është vlerësuar me certifikatën ISO 22000. Kjo certifikatë i jepet vetëm atyre kompanive, të cilat garantojnë cilësinë e prodhimit në nivele maksimale dhe teknologjinë e përdorur nga prodhuesit më të fundit bashkëkohore. Vlerësimi me Certifikatën ISO 22000, e bën "Birra Korça", të vetmen fabrikë birre në Shqipëri dhe Ballkan që vlerësohet me këto karakteristika. Në shtator të vitit të kaluar "Birra Korça" u kurorëzua me "Kurorën e Artë të Cilësisë". Një çmim që ndahet në Londër për cilësinë, teknologjinë dhe kulturën organizative. "Birra Korça" u vlerësua mes disa qindra bizneseve nga 66 vende të botës. Ky vlerësim do të ndiqej nga një tjetër, të dhënë nga një tjetër organizatë ndërkombëtare, e cila studion bizneset në vendet e Evropës Juglindore, ai për përgjegjësinë e lartë sociale të menaxhimit të kësaj kompanie, (Corporate social responsability award South East Europe).
اmimi
Certifikata ISO 22000, e cila garanton sistemin e menaxhimit për sigurinë e ushqimit, zbatohet në më shumë se 700 organizata në 60 vende në të gjithë botën. Certifikimi i kompanisë, "Birra Korça" me ISO 22000, është vetëm një element më shumë, që tregon se cilësia e saj, i përket standardeve më të zhvilluara ndërkombëtare. Kjo certifikatë jepet vetëm pas vlerësimit në terren të fabrikës, cilësisë së lëndës së parë dhe të prodhimit final, pra, certifikon kompaninë dhe produktin me vlerësimin e saj maksimal. Standardet
"Birra Korça" për herë të parë është prodhuar dhe hedhur në treg në vitin 1928, duke qenë kështu edhe birra e parë e prodhuar në vend dhe njëkohësisht furnizuesja e vetme e tregut shqiptar për vite radhë. Prodhimi i saj do të ndërpritej për shumë pak kohë gjatë viteve të tranzicionit, për të rinisur sërish në vitin 2006 falë një investimi gjigant. Rindërtimi model i fabrikës është kryer nga kompani të huaja brenda një harku kohor të shkurtër dhe teknologjia e përdorur në të është fjala e fundit e shkencës. Ajo çka bën edhe më të veçantë këtë fabrikë është prodhimi i birrës, megjithëse me teknologji të përparuar, me formulën tradicionale të prodhimit të para 80 vjetëve. Sot, falë cilësisë së saj "Birra Korça" është prezent në çdo cep të Shqipërisë. "Korça" e zezë dhe ajo bionde renditen në shijet më të pëlqyera të konsumatorit vendas e të huaj. Së shpejti fabrika e "Birra Korça", do të rrisë edhe më shumë kapacitet e saj prodhuese për të qenë kështu sa më afër kërkesave të tregut, e jo vetëm atij vendas, pasi shumë shpejt do të nisë eksporti i këtij produkti në shumë vende të rajonit.
Certifikata ISO 22000 me të cilën u vlerësua "Birra Korça", ky biznes i suksesshëm vendas, është një ndër për të gjithë tregun shqiptar, duke u bërë motivim për mbarë bizneset. Kjo certifikatë do të thotë më tepër optimizëm për rritjen ekonomike të vendit, mirënjohje për përkushtimin maksimal të investitorëve, specialistëve dhe punonjësve të kësaj fabrike, që me gjithë vështirësitë e një ekonomie në zhvillim, arrijnë të konkurrojnë në arenën e madhe të globalizimit. Këto produkte cilësore dhe këto investime të qëndrueshme janë marketingu më i mirë për Shqipërinë, nxisin eksportin dhe thithin investitorë të huaj në vendin tonë.

60 vende
Vlerësimi me certifikatën ISO përdoret nga 60 vende në të gjithë botën. Për Shqipërinë dhe Ballkanin, vlerësimi me ISO 22000, është i pari për një fabrikë që prodhon birrë, duke sjellë kështu, një stad tjetër konkurrence dhe zhvillimi

اfarë është ISO?
Organizata Ndërkombëtare për Standardizimin(ISO) është zhvilluesi më i madh në botë dhe publikuesi i standardeve ndërkombëtare. ISO është një rrjet i standardeve kombëtare në 157 vende, dhe ka një sekretariat qendror në Gjenevë që koordinon sistemin. ISO është një organizatë joqeveritare, që formon një urë ndërmjet publikut dhe sektorit privat.

TO

Kurora e artë e cilësisë
Vlerësimi me ISO nuk është i pari për fabrikën "Birra Korça". Në shtator të vitit të kaluar, fabrika më moderne në vend, arriti të fitonte një tjetër çmim, atë të cilësisë së produktit. Në Londër, mes qindra konkurrentëve, vlerësuesit ndërkombëtarë, zgjodhën "Birra Korça", duke i dhënë asaj çmimin "Kurora e Artë e Cilësisë".
 

Cyber_Spartacus

Homo Homini Lupus
ja te na rroje :D
 

Adrenalina

GoC TiR0né
Vertet birra Korca eshte nje nga birrat me te mira ne treg ;)

Edhe Tirana eshte e mire por edhe Korca (ndoshta) eshte pak me e mire :eek:
 

triumfuesja

Anëtar i Respektuar
Meqe flitet per birra korcen ketu ne gusht (rreth dites se 20-te)festohet birra ne korce per rreth 6 dite ,ka argetim pa fund ,beni ndonje plan e na vizitoni:p
Ju mirepresim .........
 

alfonci

Veri investigatio
gezuar me nje birre korca ateheran
 

triumfuesja

Anëtar i Respektuar
Sa elegante kjo birre ,hajde me eks:gezuar:
 

Pogradecari

Anëtar Aktiv
Ketej nga Pogradeci pelqehet Skopska se eshte 100% Alkol.
 
Top