Bisede me ORAKULLIN

mirela

DODONA hajmali
I dashur Orakull !
Kisha menduar shpesh te hapja nje bisede publike me ty ketu ne FV , po i thoja, - PSE ?
Sot me dole ne "shteg"
Orakull i dashur , po te drejtohem keshtu "i dashur" per te te thene qetesohu mik .Para 14 apo 15 vjetesh nje mik imi flsite ja keshtu si ti GJITHE DUF,per propaganden qe bente greku ne anet tona , per flatushkat qe hidhte dhe shperndaheshin nga nexenesit e mi ( kam punuar dhe mesuese ) se aty ku ishim ne ishte toke greke .
I flisja kolegut dhe njekohesisht mikut tim , i flisja te qetesohej se keto pune tashme kishin marre udhen ( pra greqia ja mbyste kot me keto palo fletushka ) Dhe ai s'me bindej. I ndodhi dicka e keqe dhe u shtrua ne spital nga kato ndjenja te forta. Kur shkoja ne spital per ta pare une i coja gazeten Play Boy . I thoja lexo kete e mos u merr me asgje !
Pse ti them keto gjera mik ! ?
As une e as ti s'bjeme dot asgje ne cdo faqe qe te hyjme , ne thjesht sa merzitemi ( ti e shikon si shaj e shfryj une shpesh ketu ne FV ) Po cafre po zgjidh ? ASGJE !
Miku im s'na ka mbetur gje tjeter vec ti injorojme keta injorante me heshtjen tone , se ata me ulerimat e tyre antishqiptare po na bejne nje nder te madh. PO na shipen drejt bashkimit kombetar .S'ta them nga egoja ime kete gje , as nga deshira per te pas nje shqiperi etnike . Kete gje ta them nga roli i "sehirxhiut" qe une kam marre ne kete zallmahai anti shqiptare qe na ka pushtuar
PO te shikosh me vemendje ( gje qe se ve fare ne dyshim qe ti po e shikon) ne kete vend te gjithe po mundohen te shpifin , me ate mendimin e tyre fshataresk "Shpif , shpif se dicka mbetet "
Nuk po mundohet vetem Lubonja me Ardian Klosin e me Shmidin e tyre te famshem . Apo Bollanua ne himar , ketu po shipifin te gjithe . Qe nga fete qe jane bere kacurrel e deri te ai me idioti PO mundohen te fusin nje fryme tejet per te "na zene frymen "
Po cfare ka per te ndodhur ?
Marrim rastin e kosoves. Te kujtohet kosova ne 1980 se si shpertheu e gjitha ne flake , ne protesta te gjithe ( besoj se je i asaj moshe te pakten te kujtosh ) U mbyten e u vrane , u mbyllen shkollat e i dogjen
E une e ti s'ksihim c'tu benim . Vec i shihnim ne TV . PO si i shihnim ne i shihte dhe bota .
Cila bote do thuash ti ? E une po te pergjigjem . Ajo bote qe beri gabimin e madh ndaj historise shiqptare , gabimin me te pafalshem ndonjehere ne historine europiane Historia e europes nuk eshte si ajo e Afrikes. Historia e Europes eshte me e lashte se e afrikes dhe Europa e di mire kete gje ,qe duke cunguar ceshtjen shqiptare , ka prishur gjumin e nates se saj
E te rikthehemi te Kosova ......
Kur une e ti heshtnim se s'dinim cte benim , erdhi viti 1999
Une e ti se prisnim ( une te pakten nuk e di per ty ) po ja qe ndodhi ajo qe ne se prisnim ne dt17 shkurt NE shqiptaret e ngreme perseri flamurin tone kuq e zi te na valevitet ne arenen nderkombetare
SOT ka CNN e BBC qe i trasmenton keto gjera , nuk eshte si ne 45 vit kur pjestaret e familjes tende i shkulen nga Cameria e se mori vesh kush
Orakull , ndoshta po e le te pa mbaruar kete bisede me ty , jo se dua te diskutoj peresri me ty ( pse ta fsheh kam deshire te ribisedoj me ty ) po per faktin qe ti ta kuptosh se tashme ne na ka trokitur ora . A ata Kolset me shoke s'jane gje tjeter vec ca kuaj te cofur , qe ne po na bejne nje nder te madh Ne tymnajen qe po ngrene po mbysin veten e tyre Ne jemi dhe do te vdesim bashke me heronjte tane ne shtepite tona
Shprehja "Shpif , shpif se dicka ngelet " tashme atyre s'do u kete me vlere Ata do shpifin po sipas ligjit te drejtesise nuk degjohen vec ata qe shpifin ( ne rastin konkret ata po na bejne gjyqin ne ) po dhe pala tjeter ajo qe HESHT !
Kalofsh mire i dashur orakull !
 
orakulli

Anëtar i Respektuar
Titulli: Bisede me ORAKULLIN

Mirela,ne keto dite te hapjes se temes tuja,une nuk kam shume kohe.Me lirimin tim nga disa pune do te marr'pjese ne kete teme.
 
kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Bisede me ORAKULLIN

Une mendoj qe Orakulli nuk bene te hesht, madje edhe ne duhet ti ndihmojme te bertasim, te nxjerrim mllefin dhe tu themi mjaft. Tu themi mjaft atyre qe diten na bejne bardhe e naten na hapin varre. Atyre qe kokorisin ne strofulla te dyshimta e ushqehen ne sofrat tona. Ama duhet ti identifikojme me kujdes te madhe. :gjujpeshk:Mjafte kemi heshtur, eshte koha te flasim. Eshte koha qe zeri yne i mekur te behet ze i fuqishem qe do trondis mitet e rrejshme. :dance::dong:
 
mirela

DODONA hajmali
Titulli: Bisede me ORAKULLIN

As une nuk jam me ate qe orakulli te hesht , por duhet te dim ku dhe si te bertasim kirarra
Falemnderit Orakull

Gezuar diten me te bukur KOSOVE !
 
Cyber_Spartacus

Homo Homini Lupus
Titulli: Bisede me ORAKULLIN

Une mendoj qe Orakulli nuk bene te hesht, madje edhe ne duhet ti ndihmojme te bertasim, te nxjerrim mllefin dhe tu themi mjaft. Tu themi mjaft atyre qe diten na bejne bardhe e naten na hapin varre. Atyre qe kokorisin ne strofulla te dyshimta e ushqehen ne sofrat tona. Ama duhet ti identifikojme me kujdes te madhe. :gjujpeshk:Mjafte kemi heshtur, eshte koha te flasim. Eshte koha qe zeri yne i mekur te behet ze i fuqishem qe do trondis mitet e rrejshme. :dance::dong:[/COLOR]

me keto i the te gjitha
 
Loyalty

Anëtar i Nderuar
Titulli: Bisede me ORAKULLIN

"A ata Kolset me shoke s'jane gje tjeter vec ca kuaj te cofur , qe ne po na bejne nje nder te madh Ne tymnajen qe po ngrene po mbysin veten e tyre Ne jemi dhe do te vdesim bashke me heronjte tane ne shtepite tona
Shprehja "Shpif , shpif se dicka ngelet " tashme atyre s'do u kete me vlere Ata do shpifin po sipas ligjit te drejtesise nuk degjohen vec ata qe shpifin ( ne rastin konkret ata po na bejne gjyqin ne ) po dhe pala tjeter ajo qe HESHT !"

E Dashur Mirela,

Meqenese Orakulli tashme eshte i zene per arsyje personale, dhe meqenese tema jote e hapur duhet te na sherbeje te gjitheve per rimekembjen e ceshtjes Shqiptare, mendoj se derisa te shprehet ai duhet te bejme disa konsiderime personale ne te tjeret.

Marr shkas nga ajo qe ke shkruar mesiper per te bere nje "kritike" rreth fenomeneve "Klos, Lubonje, Vehbiu e te tjere si ata".
Ti i quan kuaj te cofur, une do i quaja baktere infektues qe tashme jane kthyer ne kancer...Te kishin cofur do ishte mire, se nuk do i benin dem askujt, ndersa te infektuar perbejne rrezik jo vetem per kombin tone, por edhe per qenien tone si individe, po ashtu si kanceri nuk i ben dem vetem pjeseve te trupit por edhe qelizave te tij.

Por nuk ka problem, le te jene, detyra jone eshte te diagnostikojme semundjen e tyre dhe ta kurojme.
Nuk duhet te jemi pasive rreth ketyre lloj virusesh, por duhet ti analizojme mire per ti hequr qafe.
Keta kane nje membrane perfekte dhe solide ne aparence, por nga brenda permbajne informacjone gjenetike vrasese.

Pala kundershtuese duhet te ekzistoje qe ne te mos bejme te njejtat gabime trashanike, qe te ecim perpara, perndyshe na morri lumi.
Personat e tille nuk duhen lene ne fatin e tyre sepse qellimi i tyre nuk eshte te rrine ne "qejf te vete", por te ndryshojne boten.
Ata e ndjejne vehten tashme te arritur, te realizuar, te ditur... Ata bejne leve ne njohurite e tyre (qe per hir te se vertetes jane me te larta se sa njohurite e shumices se shqiptareve) per ti bere keq "mases injorante".
Mirepo per fat te mire, ekzistojne njerez edhe me te ditur se ata te cilet kane aftesi ti pergjigjen. E keta qe dine me teper duhet te flasin, te bertasin e te ulerasin jo me prepotence, por me urtesi e dije!

Duhet te perdorim fjale te buta por efikase ndaj tyre, sepse vetem keshtu mund ti thyejme hunden. Sharjet, ofezat, fyerjet ndaj ketyre nuk bejne gje tjeter pervecse ti japin ushqim e te rrisin me teper aftesite infektuese te tyre.
Ata mund te vriten lehte Mirele, e di sa lehte!? Kete e kuptova duke lexuar blogun e Xha Xhait ne te cilin me futi qellimisht (apo gabimisht!? :D) Orakulli!

Nuk e kisha minimunim e idese te ketij blogu, s'dija per cfare behej fjale, s'dija kush ishin ata qe shkruanin dhe nuk kisha asnje qellim investigativ ndaj tyre, thjesht u futa per tu perballur me njerez me nivel shume te larte...Megjithate mjaftuan 2 postime te miat, krejtesisht naive dhe aspak provokuese per t'i nxjerre koken Ardian Vehbiut e Fatos Lubonjes.

Ne mjekesi mund te aplikohen 2 terapi per te ndaluar virusin:

1) duke gjetur dicka me te forte qe e vret virusin momentalisht por jo pergjithmone
2) duke e kuruar me metoda te buta qe e destabilizojne.

Mendoj se metoda e dyte eshte me efikase dhe me e pershatshme ne ndalimin e tyre.
E keqja mund te ndalohet vetem nga e mira...Mbas debatit mbi FIGUREN E SKENDERBEUT ne ate blog e perforcova me shume kete ide duke e provuar ne lekuren time.

Mjaftoi vetem qendrimi im natyral, aspak armiqesor, ndoshta i trazuar me pak naivitetin e moshes per te vene menjehere Vehbiun.
Me mjaftoi vetem nje proverbe e thene nga XhaXhai per te me bere te ditur ke kisha perballe!
 
orakulli

Anëtar i Respektuar
Titulli: Bisede me ORAKULLIN

Nese fillojme nje analize,kemi dy mundesi metodike zhvillimi;
1.Nisja me metoden e induksionit,ku nga renditja e fakteve te vecante,analiza llogjike e fakteve te vecante,nxjerja e ideve sipas rasteve te fakteve te vecante,brasvleresimi tyre,shkohet drejt nxjerrjes se mendimit kryesor ose rezultantentes se nenideve.
2.Nisja me metoden e deduksionit,ku nje konkluzion ideor kryesor argumentohet hap pas hapi me nenidete e vecanta e barasvleresuara bazuar ne fakte dhe analizat llogjike te vecanta.
Per te bere analizen inductive e deductive,nuk eshte e domosdoshme te kesh mbaruar shtate fakultete ose Universitete te njohura.Domosdoshemri eshte vetem shkalla e asimilit te njohjeve qe disponon,te fituara si me ane te shkolles ose vetestudimit,si dhe studimi dhe kerkimi i individual ne lenden perkatese.
Ne fund kerkohet rezultati konkret mendimor.Ky rezultat buron nga nje qellim i caktuar,i vetevendosur prej studjuesit.Qellimin kerkimor shtyhet nga domosdoshmeria e nje dobishmerie te caktuar.
Nisim rastin “Skenderbe” te Shmit-Klosit.
Po rendit vetem sa me poshte;
1.Peshimi i vlerave sipas standarteve ligjore ne fushen e botimit te librave.
Libri i Shmidit nuk eshte botuar prej Shmidit.Botimi do te thote marrja e pozicionit ligjor te autorit dhe te vete librit.Regjistrimi ne standartet botuese,listezimi ne kategortite ligjore per kete liber nuk eshte bere.
Neneide;ky liber nuk ekziston ligjerisht,nuk ka vlere ligjore.
2.Peshimi i vlerave personale.Autori Shmit eshte eshte pothuajse i panjohur si Historian.Ne shkallen hirarkike te vlerave personale te historianeve ai nuk mban ndonje pozicion.Kerko ne internet ne te gjitha sitete perkatese si …Ai nuk njihet pathuajse si autoritet historiani ne Erope.
Nenide;Shmitt eshte i panjohur ne listen e historineve te Europes.
3.Peshimi i vleres ligjore te perkthimit.Nje liber i perkthyer nga nje “Hic”,nga nje liber qe nuk ekziston i botuar nga autori, nuk mund te marre vlere ligjore njohje dhe jo per me tej te analizohet ose botohet.Ketu thyen te drejtat me elementare botuese.Ketu nuk kemi raste ndodhje te tille te meparshme ne Europe dhe Bote.Te perkthesh nje Liber qe nuk eshte botuar,te lejon te mashtrosh,te shtosht,te deformosh..
Nenide;Perkthimi nuk ka vlere ligjore.
4.Peshimi i tezave te se paligjshmit “perkthim”.Ne liber nuk ka kunder teza.Ka vetem hipoteza kategorike,ku vecojme ate te origjines sllave te te atit te Skenderbeut dhe te arsyes gjakmarrese te luftes te zhvilluar prej tij.Perqindja qe ze kjo hipoteze ne raport me tezen baze,ate te origjines shqiptare te Skenderbeut eshte shume e vogel.Po te vesh ne raport librat e historianeve te tjere me teze kryesore origjinen shqiptare dhe “librin” e Shmitit,me hipoteze origjinen “Serbe”,ajo ze vetem 1%.I njeti raport dhe reth arsyes se berjes se luftes.

Nuk duhet te vazhdoj me,sepse nuk ka kuptim zhvillimi i nje debate kur perball kemi keto fakte.Nese do te pranojme debatin,do te ulim vetveten ne nje baltak.
Prandaj une kam sulmuar debatin dhe nuk e kam vendosur asnjehere veten si pjesmarres ne debat.
Gjithe kembengulja e Klosit&Kompani ne kete “debat” marketingu fitimprures personal, mund te japi vetem material per nje emison te mevonshme televiziz me teme “1000 menyra per qene idiot”.
 
Loyalty

Anëtar i Nderuar
Titulli: Bisede me ORAKULLIN

I nderuar Orakull,

ti e di sa te vleresoj si njeri, megjithate, meqenese ti nuk i ke kursyer kurre keshillat ndaj meje, as une ne rastin konkret nuk dua te tregohem kurrnace:

Prandaj une kam sulmuar debatin dhe nuk e kam vendosur asnjehere veten si pjesmarres ne debat.

Te pergjeroj te mos jesh me sulmues. Eshte nje sjellje qe nuk sjell fryte miku im, perkundrazi, do perdoret gjithmone drejt teje. Ti e di me mire se mua qe sjellja e moderuar eshte me e kendshme dhe me fitimprurese.

Klosat, Vehbijte e Lubonjat nuk kuptojne qe jane te vetmit viktima te nje sistemi qe urrejne.
Nese nje njeri rritet mes kritikes, meson te denoje; nese rritet mes dhunes, meson te vrase; nese rritet mes turpit, meson te ndihet ne faj; nese rritet mes ngrohtesise, meson te dashuroje.

Fjala ka lindur per te komunikuar miku im e per te shprehur ate qe ndjejme, ate qe duam, e kemi krijuar per te treguar idete tona e me kalimin e kohes ka marre konotacjone te tjera.
Fjala vret e sheron. Objektivi yne nuk duhet te jete lufta ndaj te lartpermendurve, por lufta ndaj percarjes.
Duhet te tundemi per tu bashkuar, duhet te nxjerrim ne pah jo kalbesiren e shqiptareve (ajo eshte detyra e K. L. V.) por thesarin qe gjendet brenda nesh!

S'eshte detyra e Schmitt-it dhe as e dikujt tjeter rimekembja e Shqiperise. Kjo eshte detyre e SHQIPTAREVE!
 
orakulli

Anëtar i Respektuar
Titulli: Bisede me ORAKULLIN

Ke te drejte per sa me lart,briciolo.Por kur je rjedh direkt prej nje pjese te shqiptareve ,te cilet jane perzen me force nga tokat e tyre ne "Greqine" e Europes,eshte pak e veshtire te jesh "i moderuar'.Arsyeja qe te futa ty ne ate blog buron nga arsyetimi i mesiperm.Une jam i pa afte te perballoj gjarperinte.
Duhet te perdorim fjale te buta por efikase ndaj tyre, sepse vetem keshtu mund ti thyejme hunden. Sharjet, ofezat, fyerjet ndaj ketyre nuk bejne gje tjeter pervecse ti japin ushqim e te rrisin me teper aftesite infektuese te tyre.
Ata mund te vriten lehte Mirele, e di sa lehte!? Kete e kuptova duke lexuar blogun e Xha Xhait ne te cilin me futi qellimisht (apo gabimisht!? ) Orakulli!
Qellimisht.
Po, es akte mund te vriten llogjikisht lehte.Tullumbacja e tyre e propagandes cpohet lehte.
Nuk e kisha minimunim e idese te ketij blogu, s'dija per cfare behej fjale, s'dija kush ishin ata qe shkruanin dhe nuk kisha asnje qellim investigativ ndaj tyre, thjesht u futa per tu perballur me njerez me nivel shume te larte...Megjithate mjaftuan 2 postime te miat, krejtesisht naive dhe aspak provokuese per t'i nxjerre koken Ardian Vehbiut e Fatos Lubonjes
.
Niveli i larte eshte paraqitja e jashtme,forma me nje nivel te larte.Pra,kostumi.Niveli i te argumentuarit,i te menduari te paster,i deduksionit llogjik modern mungojne.Parimet e shkruajturit dhe mbajtjes se panashmerise prej shkruesit nuk realizohen.Jane nje shartimi i shkolles se vjeter lindore komuniste perzier me sofizmin..Synohet ne eleminimin i makrollogjikimit,dhe ne futjen e bashkebiseduesit ne labirintet mendimore qe ju intereson propagandes se tyre.Turbillimi sa me shume i permbajtjes prej formes.

Ne mjekesi mund te aplikohen 2 terapi per te ndaluar virusin:

1) duke gjetur dicka me te forte qe e vret virusin momentalisht por jo pergjithmone
2) duke e kuruar me metoda te buta qe e destabilizojne.

Mendoj se metoda e dyte eshte me efikase dhe me e pershatshme ne ndalimin e tyre.
E keqja mund te ndalohet vetem nga e mira...Mbas debatit mbi FIGUREN E SKENDERBEUT ne ate blog e perforcova me shume kete ide duke e provuar ne lekuren time.
Mendoj se duhet perdorur te gjitha format,te ashprat dhe te butat,gjithmone brenda rethit te demokracise.Perballja me ta ndershmerisht dhe seriozisht eshte e domosdoshme tani qe jemi fazen me te keqe dhe delikate qe po kalojne shqiptaret,kudo qe jetojne.
Pika e tyre kryesore e dobesise eshte mospatja e origjines Shqiptare prej kryesorit te tyre F.L.Nuk e di origjinen e Adrian VHB?Do te isha kurioz ta merrja vesh.
Ndjehet lehte,qe prej tyre leshohet nje energji e madhe drejt cdo gjeje me vlere shqiptare duke filluar prej gjuhes shqipe,historise se lashte dhe te mevonshme,formimit te Kosoves,fortesise nderkombetare te Figurave te tilla si Skenderbeu,Nene tereza,Ismail Kadare etj..Ata jane pothuaj kunder popullit shqiptar,elites kulturore shqiptare.. etj
Ata kane marre nje detyre shume te veshtire:te thyerjes se gjithe ketyre pluseve tona,indetitetit tone,gureve te themeleve tona.
Ata do ta realizojne nese ne nuk i perballojme intelektualisht ne te gjitha drejtimet.Ne e kemi kete cilesi.Ne nuk duhet vetem te jemi indiferente,sepse behet fjale per interesa te komplikuara gjitheperberese qe percaktojne edukimin e mevonshem,mireqenien e mevonshme,shendetshmerine e mevonshme te shoqerise shqiptare.
 
Loyalty

Anëtar i Nderuar
Titulli: Bisede me ORAKULLIN

Orakull, e kuptoj fare mire se cdo te thuash...Kush me pak e kush me shume, i kemi kaluar vete keto situata jo te kendshme!

Megjithate ketyre gjarperinjve i duhet gjetur vatra per ti vene flaken! He se dalengadale, do i biem ne koke, s'kane ku te vene:)
 
Cyber_Spartacus

Homo Homini Lupus
Titulli: Bisede me ORAKULLIN

Orakull, e kuptoj fare mire se cdo te thuash...Kush me pak e kush me shume, i kemi kaluar vete keto situata jo te kendshme!

Megjithate ketyre gjarperinjve i duhet gjetur vatra per ti vene flaken! He se dalengadale, do i biem ne koke, s'kane ku te vene:)
a je e sigurt se jane me pak gjarprinjte sesa njerzit qe duan ti vrasin ?? une me sa shikoj rreth e rrotull mendoj se gjarperinjte po shtohen me shume ;)
 
Loyalty

Anëtar i Nderuar
Titulli: Bisede me ORAKULLIN

Ah, edhe per ti dhene fund ketij debati…Meqe e morrem vesh polifytyresine historike te Skenderbeut, si duhet te veprojme?
Cfare duhet te bejme ne te mire te Shqiperise, tani qe morrem qellimet e mira te Klosit e te Schmitt-it?
Cfare sugjerojne ata?
Ju lutem, meqe jeni dhe me te medhenj ne moshe se mua, kini miresine te jepni ndonje zgjidhje te pjekur problemit kryesor! (pa ironira mundesisht)

Mjaftuan vetem keto pyetje te miat per te terbuar komplet sistemin nervor te Xha Xhait, i cili mu pergjigj ti kthehesha librave e te mos beja gabimin trashanik te atij personazhit sartrian i cili kishte aq pak ide ne koke saqe u be skllav i tij!

Pra me aq sa kuptova une, Xhaxhai me thote te lexoje sa me shume libra per te zgjidhur hallet praktike te Shqiperise!
 
abstraction

Carpe Diem
Titulli: Bisede me ORAKULLIN

nuk mund ta diskutosh ne privat kete "biseden me orakullin" qe po i jep kaq rendesi ?

ose nderroni titullin temes.
 
METi

-=EdoLorEli=-
Titulli: Bisede me ORAKULLIN

nuk mund ta diskutosh ne privat kete "biseden me orakullin" qe po i jep kaq rendesi ?

ose nderroni titullin temes.

shumë e vërtetë!
 
orakulli

Anëtar i Respektuar
Titulli: Bisede me ORAKULLIN

Abstra..mund te shkon ne teme tjeter,nese nuk e ndjen veten mire ketu,nese nuk te interesojne keto qe shkruhen.
Ketu po shkruhet sipas nje me metode tjeter.
Cfare ne ndjejme,kuptojme synojme mednojme ne menyre personale,te pakjopuar.ketu jane thjesht disa nga idete tona personale reth nje teme te caktuar.
Idete e Briciolos,Mireles,Kitres jane produkt i te menduarit te tyre te brendshem,pa furtur kursori ne selektimin e ndonje pragrafi te dikujt per ti ti beri nje kapi ides se tij.
Ketu po mendohet edhe pse shume thjeshtesisht.
Ketu nuk behet fjala per orakullin,por per dicka tjeter,qe ju fatekeqesisht nuk arrini ta kuptoni.Ju nuk kuptoni te thjeshten qe orakulli eshte nje anonim,nuk eshte nje mer konkret.Ti japesh rendesi nje anonimi nuk perben dhenie rendesie.
Eshte thjesht nje kenaqesi qe te jep forumi kur bashkbisedon edhe pse shume thjeshtesit,ndershmerisht,pastertisht.Thjesht nje bashkdhenie idesh,pa kostumin e kopjos ose te vetem te kostumit.
 
orakulli

Anëtar i Respektuar
Titulli: Bisede me ORAKULLIN

Po dhe per ty ,o meti.Mund te mos marresh pjese edhe pse "vendos" qe ato qe shkruhen nga dikush tjeter jane "shume te verteta".
Keto koncepte,ashtu si dhe tek abstra..per "rendesine" e nje anonimi,keshtu edhe tek ju;"te verteten absolute" te nje thenie reth kesaj rendesie,jane saktesisht cfare kam pas parasysh me moderimin,dikur ne nje teme.
Postet tuaja, dikush perton ose ndoshta nuk deshiron ti fshije.
Por neve te tjereve,duke u sjelle keshtu na ndihmoni(Nuk them;aq na be).Rrisni numrin e pjesamarrsve ne "jashteTeme".
Tregoni se kush jane "urdheruesa".
Tregoni etiken,te cilen nuk e kuptoni si koncept e jo me ta zbatoni c'fare ajo kerkon.Thjesht tregoni nje boshllek vlerash,te cilat nuk vijne nga mosha,por nga mungesa te tjera,ku me kryesorja eshte "mungesa e aftesise per te kuptuar,mesuar dhe jetuar".
 
Code:
Mirela:

Kur une e ti heshtnim se s'dinim cte benim , erdhi viti 1999
Une e ti se prisnim ( une te pakten nuk e di per ty ) po ja qe ndodhi ajo qe ne se prisnim ne dt17 shkurt NE shqiptaret e ngreme perseri flamurin tone kuq e zi te na valevitet ne arenen nderkombetare

vetë tema më duket absurde dhe nuk ka asgjë të vërtetë në të sa i përket lirisë së kosovës. Sipas mirelës ju vetëm keni shikuar dhe erdhi pavarsia... Jo zotëri për të arritur tek kjo ditë janë vrarë më shumë se 25.000 Shqiptarë dhe nuk erdhi pavarsia duke i injoruar sulmet serbe dhe vrasjet e fëmijëve vetëm duke ndenjur në kolltuk dhe shikuar, për ju nga Shqipëria ndoshta po në Kosovë ka qenë tjetër gjë, për këtë liri dhe pavarsi është derdhur gjak nuk ka ardhur nga pritjet e tua apo te Mirelës dhe injorimit tuaj. dhe procesi që e solli kosovën nuk ka ndodhur si me evolucionin e ateistve ashtu krejt rastësisht që ju të jeni vetëm spektator të saj. Sdq më duket shumë PALIDHJE që të diskutohet me një person në një forum për këtë ekzistojnë mesazhet private madje edhe shumë aplikacione tjera si MSN YAHOO AIM. Gjithsesi keni vendosur kështu atëherë vazhdoni...
Pastaj injorimi i fletushkave greke sot po i ka pasojat e saj dhe me sukses Greku po arrinë dalngadal të marrë Shqipërinë Jugore mos u quditni nëse kërkojnë autonomi mbrenda shqipërisë pas një kohe "Shqiptarët" e shqipërisë jugore! për gjuhë mos te përmendim fare se si flitet andej!

SHpresoj t'ju shkoj mirë biseda në MSN-FV.
 
Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Bisede me ORAKULLIN

Shume private me duket ky muhabet ne kete menyre.
 
Bianca SK

Anëtar i Nderuar
Titulli: Bisede me ORAKULLIN

Lexova me shume vemendje postimin e Mireles.Te me falni ju qe keni shkruar siper,por s'kam lexuar asnje mendim se doja te shprehesha vete.(pastaj do u lexoj)
Mendoj qe deri kur populli shqiptar do te hesht e nuk do reagoje do vazhdojme te jemi ne kete gjendje nese gjerat shkojne mire per ne,se mund edhe te perkeqsohemi.
Por problemi eshte se nuk mund te reagojne te gjithe,se jo te gjithe jane te afte te bejne nje reagim frytdhenes per Shqiperine dhe shqiptaret.
Duhet pritur momenti i duhur dhe mbi te gjitha ky reagim duhet te vij nga persona te duhur.
Ah, dhe nuk jam dakord me ate qe thua ti Mirela qe duhet te injorojme tipat si Bollano,Lubonja,Klosi.Jo jo...Duhet reaguar por duhet bere me nje zgjuarsi 10 here me te larte se ato.
 
abstraction

Carpe Diem
Titulli: Bisede me ORAKULLIN

Abstra..mund te shkon ne teme tjeter,nese nuk e ndjen veten mire ketu,nese nuk te interesojne keto qe shkruhen.
Ketu po shkruhet sipas nje me metode tjeter.
Cfare ne ndjejme,kuptojme synojme mednojme ne menyre personale,te pakjopuar.ketu jane thjesht disa nga idete tona personale reth nje teme te caktuar.
Idete e Briciolos,Mireles,Kitres jane produkt i te menduarit te tyre te brendshem,pa furtur kursori ne selektimin e ndonje pragrafi te dikujt per ti ti beri nje kapi ides se tij.
Ketu po mendohet edhe pse shume thjeshtesisht.
Ketu nuk behet fjala per orakullin,por per dicka tjeter,qe ju fatekeqesisht nuk arrini ta kuptoni.Ju nuk kuptoni te thjeshten qe orakulli eshte nje anonim,nuk eshte nje mer konkret.Ti japesh rendesi nje anonimi nuk perben dhenie rendesie.
Eshte thjesht nje kenaqesi qe te jep forumi kur bashkbisedon edhe pse shume thjeshtesit,ndershmerisht,pastertisht.Thjesht nje bashkdhenie idesh,pa kostumin e kopjos ose te vetem te kostumit.

Being a "llafallog" pavarsisht se mundohesh te perdoresh terma te "medha" gjate nje bashkebisedimi , dhe nder 5 fjale , 4 i ke gabim .. nuk te ben interesantin ne kete forum te hapur. Rendesi nuk te jap ,perderisa ta formulova ate qe desha me nje fjali te vetme. U get my point right ? Rendesi u jep ti me gazetat qe thurr , por at the end jane komplet bosh.

Dhe ne lidhje me "biseden tuaj" as ju kam ndjekur dhe as do tju ndjek , shkrimeve dhe thirrjeve tuaja per antishqiptaret. Ku jane antishqiptaret ketu dhe kush jane ato ? Pu juve c'ju ben me shume shqiptar, I Wonder ? Lol
 
loyalx

Muslim
Titulli: Bisede me ORAKULLIN

Po me duket se nje mikroqeliz deshiron te bej mrekulli ketu!
Nga eshte krijuar ajo mikroqeliz, si mendon ti pasuroj me dije te disa individeve pse te shkoj asaj rruge a jam i detyruar JO, e kam une rrugen e drejt e sho deri dikun, shpresoj te arrij me sukses. Nje e kaluar eshte e kaluar dhe mbetet, mendoj se me mire eshte te punohet per te ardhmen, se duke shikuar mbrapa ashtu edhe jemi mbet, une nuk kuptoj pse e deshironi kete cfare ju sjell, cfare te mire, vigjilenca nuk po shihet ketu. Prap asgje nuk eshte ne duart tona, as kurr nuk do te jete.
 
xha Sulua

pleqeri
Titulli: Bisede me ORAKULLIN

Duke lexuar temen, me futet edhe mua ne mendime....

Ma mer mendja (aq pak sa me ka mbetur), se gjithe debati behet mbi librin e perkethyer nga Klosi mbi Skenderbeun.....

Une nuk e kam lexuardhe, ma mer mendja, edhe pjesa dermuese e pjesemarresve ne debat.

Eshte sjell ketu ne forum debati i zhvilluar ne faqe tjeter shqiptare ne internet, dhe permendet ky xha-xhai, sikur te jete pjestar i ketij forumi... Shumica jone ma mer perseri mendja se nuk e njeh kete debat(per fat e ndjek kete faqe, megjithse nuk mar pjese ne diskutim).

Keto ne lidhje me permbajtjen e temes... Tani per "cilesine" e debatit ketu.....

Lexoj nga shqipetare per cerdhe gjarperinjsh, injorente, te shitur, viruesa semundjesh, e ku di une c'epitete te tjera, po per shqiptare. Te debatosh, per cdo lloj problemi, nuk do te thote te bertasesh, por te hedhesh ne diskutim fakte, llogjike te forte, dhe te tolerosh. Por semundja jone e perbashket eshte se jemi te parimit : "O me ne, o kunder nesh". E kemi te veshtire te pranojme mendimin e kundert. Une, me sa kam ndjekur bisadat e ketushme, por edhe ato ne te cilat referohen me siper, nuk e ndjej veten te afte te kundershtoj as njeren pale. Me ben shume pershtypje mllefi qe leshojne disa, kunder atyre qe kane mendime te kunderta nga ato qe na jane rrenjosur vite tani ne ndergjegjen tone.

Debatet mbi figuren e Skenderbeut, apo edhe te figurave te tjera historike, sa po jane hapur.....
 
Je i bindur qe Klosi eshte Shqiptar???
Une jo, mbas intervistes qe ai dha ne Itali, duke shprehur se "ndoshta ishte shqiptar"!
E dyta, ne nuk po shajme mendimin e kundert, une po gjykoj metoden e gabuar. Ai apo ata le ta kene mendimin e tyre, kush po thote gje, e rendesishme eshte ta kene ne relacjon me kombin, meqe duan te fusin nje ideologji te re kombetare ne Shqiperi.
Mua mendimi i Klosit, apo i Lubonjes apo i Vehbiut ne vetvete nuk me krijojne asnjelloj problemi: ne te kundert, kjo ide e tyre me alarmon kur do te pergjithesohet e te shtrije rrenjet gjithandej.
Eshte interesante se sa bukur e bejne rolin e viktimes, por kesaj rradhe rrane viktima te vetvetes! :)
 
kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Bisede me ORAKULLIN

Me duken shume te paarsyeshme thirrjet per shmangje apo ikje debati ne kete teme. Madje ne asnje menyre nuk munde ti arsyetoje. A thua valle akoma gjendemi ne situaten kur ne shqipet duhet te komunikojme vetem ne dyshe, se edhe lisi ka vesh. Pse duhet komunikuar ne dyshe. A kem frige nga pergjimi, apo akoma nuk munde te pajtohemi se te mirat dhe te keqijat duhet ti debatojme hapur, madje shume hapur. Madje ky debat eshte hapur edhe ne instanca edhe me te larta andaj nuk shohe asgje te dhimbshme qe ne ta mbyllim. A po dikush mendon se zeri yne eshte i padegjuar, i mekur dhe se duhet murosur si i tille.
Tema si e tille e hapur shohe se eshte nje model tjeter diskutimi ne forum. Dicka e re. E kuptoj se e vjetra gjithnje reziston risin ama ky eshte vetem debat andaj ti japim fryme e mos ta ngulfasim. :stelle:
Une, me keqardhje e them ndoshta edhe jam i cik mbrapa jush. Sepse vet thirrjet ketu japin te kuptojme se diqka fshehet ne prapaskene. Une si anetare ndoshta nga ajo se cdo menyre diskutimi e hedh hapur dhe ne prapasken nuk diskutoj me aske nuk po marre vesh se cfare po behet pas perdeve. Ne kete menyre une ne asnje moment nuk e debatoj postuesin por shkrimin dhe temen. Andaj them se si teme duke perjashtuar postuesin ne kete rast ja vlene te diskutohet sepse eshte mjafte permbajtsore. Te diskutohet pa ekuivoke. :ban:

Kjo ftesa e disave per te diskutuar vetem ne dyshe ( me email, PM, apo menyra tjera) me duket shume e paarsyeshme dhe me duket se e humbe kuptimin e nje forumi ku duhet debatuar hapur.
 
mirela

DODONA hajmali
Titulli: Bisede me ORAKULLIN

Code:
Mirela:

Kur une e ti heshtnim se s'dinim cte benim , erdhi viti 1999
Une e ti se prisnim ( une te pakten nuk e di per ty ) po ja qe ndodhi ajo qe ne se prisnim ne dt17 shkurt NE shqiptaret e ngreme perseri flamurin tone kuq e zi te na valevitet ne arenen nderkombetare

vetë tema më duket absurde dhe nuk ka asgjë të vërtetë në të sa i përket lirisë së kosovës. Sipas mirelës ju vetëm keni shikuar dhe erdhi pavarsia... Jo zotëri për të arritur tek kjo ditë janë vrarë më shumë se 25.000 Shqiptarë dhe nuk erdhi pavarsia duke i injoruar sulmet serbe dhe vrasjet e fëmijëve vetëm duke ndenjur në kolltuk dhe shikuar, për ju nga Shqipëria ndoshta po në Kosovë ka qenë tjetër gjë, për këtë liri dhe pavarsi është derdhur gjak nuk ka ardhur nga pritjet e tua apo te Mirelës dhe injorimit tuaj. dhe procesi që e solli kosovën nuk ka ndodhur si me evolucionin e ateistve ashtu krejt rastësisht që ju të jeni vetëm spektator të saj. Sdq më duket shumë PALIDHJE që të diskutohet me një person në një forum për këtë ekzistojnë mesazhet private madje edhe shumë aplikacione tjera si MSN YAHOO AIM. Gjithsesi keni vendosur kështu atëherë vazhdoni...
Pastaj injorimi i fletushkave greke sot po i ka pasojat e saj dhe me sukses Greku po arrinë dalngadal të marrë Shqipërinë Jugore mos u quditni nëse kërkojnë autonomi mbrenda shqipërisë pas një kohe "Shqiptarët" e shqipërisë jugore! për gjuhë mos te përmendim fare se si flitet andej!

SHpresoj t'ju shkoj mirë biseda në MSN-FV.

Faleminderit qe na lexon , po me duket s'po na kupton
Lexoje disa here dhe pastaj jep konkluzionin( meqe je kaq gjaknxehte po ta them kete te fundit )
 
mirela

DODONA hajmali
Titulli: Bisede me ORAKULLIN

Being a "llafallog" pavarsisht se mundohesh te perdoresh terma te "medha" gjate nje bashkebisedimi , dhe nder 5 fjale , 4 i ke gabim .. nuk te ben interesantin ne kete forum te hapur. Rendesi nuk te jap ,perderisa ta formulova ate qe desha me nje fjali te vetme. U get my point right ? Rendesi u jep ti me gazetat qe thurr , por at the end jane komplet bosh.

Dhe ne lidhje me "biseden tuaj" as ju kam ndjekur dhe as do tju ndjek , shkrimeve dhe thirrjeve tuaja per antishqiptaret. Ku jane antishqiptaret ketu dhe kush jane ato ? Pu juve c'ju ben me shume shqiptar, I Wonder ? Lol

aty siper eshte shkruar "Bashkebisedim me orakullin " Mua me pelqen te flas me keet njeri hapur jo ne mesazhe private , nese ty te s'te pelqejne ti ndejkesh e as i ke ndjekur ste detyron njeri te hysh ketu e per me teper te mundohesh e te lodhesh duke shkruajtur
Eshte e kote qe hyni e lexoni , kur s'na kuptoni
Ka tema te tjera forumi plot ku mund te beni tifo
Ju lutem !
 
mirela

DODONA hajmali
Titulli: Bisede me ORAKULLIN

Duke lexuar temen, me futet edhe mua ne mendime....

Ma mer mendja (aq pak sa me ka mbetur), se gjithe debati behet mbi librin e perkethyer nga Klosi mbi Skenderbeun.....

Une nuk e kam lexuardhe, ma mer mendja, edhe pjesa dermuese e pjesemarresve ne debat.

Eshte sjell ketu ne forum debati i zhvilluar ne faqe tjeter shqiptare ne internet, dhe permendet ky xha-xhai, sikur te jete pjestar i ketij forumi... Shumica jone ma mer perseri mendja se nuk e njeh kete debat(per fat e ndjek kete faqe, megjithse nuk mar pjese ne diskutim).

Keto ne lidhje me permbajtjen e temes... Tani per "cilesine" e debatit ketu.....

Lexoj nga shqipetare per cerdhe gjarperinjsh, injorente, te shitur, viruesa semundjesh, e ku di une c'epitete te tjera, po per shqiptare. Te debatosh, per cdo lloj problemi, nuk do te thote te bertasesh, por te hedhesh ne diskutim fakte, llogjike te forte, dhe te tolerosh. Por semundja jone e perbashket eshte se jemi te parimit : "O me ne, o kunder nesh". E kemi te veshtire te pranojme mendimin e kundert. Une, me sa kam ndjekur bisadat e ketushme, por edhe ato ne te cilat referohen me siper, nuk e ndjej veten te afte te kundershtoj as njeren pale. Me ben shume pershtypje mllefi qe leshojne disa, kunder atyre qe kane mendime te kunderta nga ato qe na jane rrenjosur vite tani ne ndergjegjen tone.

Debatet mbi figuren e Skenderbeut, apo edhe te figurave te tjera historike, sa po jane hapur.....

Shprehja juaj "O me ne o kunder nesh , eshte shume e goditur " kete dua te theksoj ne kete teme Bravo ! Kete dua te shpreh me hapjen e kesaj teme
 
Top