Bledo L. Ylli

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Te shpirtit sekrete...

Te gjitha sonte i shoh turbullt,
End pa ditur se ku shkoj,
Brenda muresh rri i strukur,
Krah’ me heshtjen bisedoj.

Lemsh mendimet, i hutuar,
Prekin shpirtin tim te vrare,
ا’kam jetuar, enderuar,
ا’kam degjuar e kam pare!

Gjithcka iken porsi ajri,
Rruge te shkreta mbushur jete,
Ne kerkim te nje thesari,
Qe eshte mit ne te vertete!

Jam une loja e çdo dite,
Faraon i shtratit tim,
Jam si koha neper vite,
Qe vec ecen pa ndalim!

Koha kthehet, vitet jo,
Une ketu, vite ngarkuar,
Udhetoj prapa ne koh’,
Eh, sa pak qe kam jetuar!

ا’kam jetuar, enderruar,
E ç’kam pare ne kete bote.
Bashke me mbresat i merguar,
Udhetime, sa te kot’...!
 

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Bledo L. Ylli

Teoria e zhgenjimit...

I fola eres qe po frynte,
ajo vazhdoi udhen e saj,
here terhiqte e here shtynte,
me dy duar si ta mbaj...?!

Ti je heshtja e une zilia,
ti buzeqesh e un' pelcas,
merr ushqim nga bukuria,
drite mbi ty leshon pa mas'...

Une jam rruga qe ke shkelur,
e te shpuri ty, kudo,
nje asfalt, i vjeter ngelur,
do t'i shmangesh, domosdo...!

Une jam koha qe ti humbe,
ti je dhimbja bashk' me vitet,
jam nje peme, qe ti shkunde,
kerkon kohe qe prap' te rritet...

Eshte vete jeta inteligjente,
E pak dije, la tek une,
Ti je bota transparente,
Je kudo dhe asgjekund...

##############################

Nuk e di ne te harrova,
a te humba pakuptuar!
Them se po, te dashurova,
te dashuroj dhe te harruar!

Ti je mbresa me e bukur,
Qe durove ne stuhi,
Nese sonte je e zhdukur,
Te sjelle era perseri,.

Te sjelle nata te sjell shiu,
Dhe mengjesi ty te sjelle,
Ajo lule dikur mbiu,
U be peme me rrenjet thelle...

Edhe sonte e harruar,
Diku aty ne nje sirtar,
Nje deshire per te kerkuar,
Gjeti flok’t e tu, gjithe ar...

Gjeti syte e Prometheut,
Ne mes zjarrit plot ndricim,
Bukuri, e buk’re e dheut,
Nuk del kurre nga trupi im...

Nuk e di ne te harrova,
As nuk di, ku je tani,
Por ne zemer kur kerkova,
Ish’ e mbushur vec nga ti…

Bledo L. Ylli
 

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Bledo L. Ylli

Nuk e di ne te harrova!
as nuk di, ku je tani?!
Por kur zemren e kerkova,
ishte mbushur vec nga Ti...

* * *

Poezi by B. Ylli

##################################
Dileme e perjetshme...

Eshte urrejta e perkohshme?
Ka qellim te percaktuar?!
Dashuria ka urrejtje?
A urren i dashuruar...!?

Kur jeton perkrah mungeses,
te dikujt qe shume e doje,
nje humner', pragu i harreses,
ne mund dot, vazhdo, kaloje...

Disi keshtu e humba vehten.
Per shume kohe kerkoja kot,
E ne pluhur, aty mbeten,
Grimca malli e shume lot...

E cuditshme dashuria,
Brenda saj urrejtje mban,
Vec nje vije e holle e kuqe,
Eshte kufiri qe i ndan...

Une kufirin e kalova,
E do t’doja te t’urrej,
Dhe pse vehten e denova,
S’di te shtirem, dot s’genjej.

Jam si dielli ne pasdite,
Qe ne muzg fuqine dorezoj,
Kurse ti, hena ne vite,
Asnjehere s’ke qene njesoj...
 

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Bledo L. Ylli

Melodi...

Nje violine varur ne mur,
E ç’akorduar me tela ndryshkur,
Nje peizazh me sfond, nje gur,
Mbi te nje zemer, e zbehte, e vyshkur!

Edhe nje ze qe vjen verdalle,
Me peshperin’ e ul volumin,
Kam ftohte me thote, shtrengom’ me thote.
Edhe k’te nate ma morri gjumin!

Cigare, tym, zjarr' qe me djeg,
Alkooli shuhet permbi flak’
Imazhi yt kudo me ndjek,
Por frymen tende e ndjej me pak!

Portreti yt, tani eshte fshehur,
Degjoj qe luan, ne violine,
Dhe pse e di qe jam i dehur,
Kjo melodi, shoqeron vetmin’!

Vellezon dhe shpirti, aty perpara,
Nje vals qe une s’kerceva kurre,
Aroma jote, fytyra jote,
Dhe violina varur ne mur!

#########################

Shpirt’ binjak...

Permbi rete, ku ndalon syri,
Diku nen diellin plot shkelqim,
Zemr’e lodhur sec me shpuri,
Te t’gjeje ty, o shpirti im!

Kur te pash' ashtu hyjnore,
Mbushur perla shtati yt,
Bashke me gjestet femijnore,
Krejtesisht m’u erren syte!

Pash’ une zemren qe me iku,
Edhe erdh’ tek ty ne preher,
Ndjenja t’forta si celiku,
U shkrin sonte menjeher'!

Pash’ dhe gjysmen e qenies sime,
Qe kerkoi tek ti strehim,
Nje shkendij' ne jeten time,
Ndezi zjarr ne shpirtin tim.

Ato ndjenja qe s’pershkruhen,
As me fjale filozofike,
Jane momente qe nuk shuhen,
Mbesin ashtu perjete, magjike!

Nuk them dot cfare je per mua,
Sepse thjesht nuk ka aq fjale,
Univers plote me “Te dua!”,
Fryme dhe gjak, qe me mbane gjalle!

Afrohu zemer, lehte afrohu,
Digjem me te tuat flak’,
Me pushto dhe dedikoju,
Ke nje shpirt tani binjak’!
 

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Bledo L. Ylli

Mrekulli e visigoteve

Ne token e Visigoteve, Tuluzin historik,
Ne Francen madheshtore, mbaj mend qe binte shi,
Nga pas nje ritem takash, me vinte si muzik',
Mbi taka, engjellore, mbaj mend qe ishe Ti!

Veshtrimet kryqezuam, me fole ti pa fjale,
Une te dola para, nuk dija c’te te thoja.
Frengjishten gjysma-gjysma, filloj te flase ngadale,
Cudi nje ndjenje me shtynte e doja t’perqafoja.

Nen ate muzg te vranet, n’ate te erret gri,
Ti prezenc hyjnore, i bardh fustani yt.
Pikture e Lautrek-ut ,nen hijet bardh’ e zi,
Mrekulli e vetme, si ty nuk gjen te dyte!

Me ftove ti ne cader, te kapa une prej mesi,
Edhe perfunduam ne nje qosh’ ne kabare,
Rrokullisnim gotat gjersa na gjet’ mengjesi,
Ne puthje krejt te dehura, me trupat shtrire perdhe.

Sa bukur eshte te duash e lirshem ta tregosh,
E fjalet kur flet shpirti aspak nuk kane rend’si,
Mjafton nje gjest i cilter, e veten ta leshosh,
Te udh’heq vete zemra te shpje ne mrekulli.

Ne token e Visigoteve, ne ate vend antik,
Aty ku ty te njoha e te humba po aty,
Sa here qe degjoj taka, kujtoj ate muzik',
Muzike qe shoqerohet nga ata, te buk’rit sy!

B. Ylli

##################

Vec enderr...

Une jam tok' e plasaritur,
Ne epoken qe s'ka "uje",
Ti nje kopesht i vaditur,
Ne mes lulesh kerkon "buje"..!

Ti "lulezove" neper muaj,
U bere enderr, e ashtu mbete,
Te shoh nga larg, e them, "e huaj",
Por dhe keshtu, me ben per vete...!

Nuk te humba asnjehere,
Thjesht, se asnjehere s'te kisha,
Vije naten,ti perhere,
Kur ne gjume te thelle une isha...!

Jam si hija ne pasdite,
Pran te rri,por s te kap dot,
E keshtu ne gjith' k'to vite,
Ti ne qiell dhe une tok’…!

Te thash jo, jo se nuk doja,
Por e pash qe s'doje ti,
Eshte e bukur paranoja,
Te gabosh, me dijeni...!

Dashuria e njeanshme,
Eshte si dielli ne pranvere,
Qe sado te te kenaqi,
Nuk do te djegi asnjehere..!

Njerez plot e plot premtime,
Ti ne hene e une ne diell,
Sa deshira, aq kujtime,
Sa dhe yje larte ne qiell..!

B. Ylli
 

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Bledo L. Ylli

Thjesht………

“Thjesht” kam dashur te largohem,
E diku te zhdukem, “thjesht”.
E shume here,”thjesht”,pendohem.
Edhe “thjesht” kam zgjedh’ te hesht..!

Ndodh shume here si pa kuptuar,
Kur merzitja te sundon,
Nje deshire per tu larguar,
Mbi te tjerat, triumfon..!

Edhe iki me mendimet,
Por si trup jam po aty,
E kur gjej destinacionin,
Perballe meje te kam, ty..!

Dhe harroj ku kisha shkuar,
Dhe merzitjen e harroj,
Perseri i dashuruar,
E me shume te dashuroj..!

E cuditshme dashuria,
Grindjet, zenkat, s’jane pa vlere,
Jane ato, ajo shkendija,
Ndezin zjarre, qe djeg perhere..!

E cuditshme dhe urrejtja,
Kur eshte brenda dashuris,
Ndoshta eshte ajo mbeshtetja,
Qe cdo gje nga e para nis.!

Mij’ra here ne jemi grindur,
Jemi ndare, jemi bashkuar,
Eshte dicka qe na mban lidhur,
Dashuri, zjarre i pashuar..!

“Thjesht” nuk dua te largohem,
“Thjesht” te rri dua, aty,
“Thjesht” tek ti te perqendrohem,
Se cdo gje eshte “thjesht” me ty..!

#############################

Erdhe ti

Jetohet valle ne kohe te shkuar?
N’ato mbresa mbushur lot?
Kur erdhe ti, c’kisha jetuar,
U ben fragmente shume te kot’..!

Me shpure ti ne nje “jete” tjeter,
Ne nje planet plote mrekulli,
Sec u be hi gjithe bot’ e vjeter,
Bashke me kujtimet shplare ne shi..!

Ishte renduar gjithe qenia ime,
Mplakej shpirti dalengadale,
Ne nje jete ku s’kish premtime,
Vetem fjale, te kota, fjale..!

Erdhe ti, si fllade tek une,
E perkedhele lehte zemren time,
Edhe me pas si nje furtune,
Me more larg nga bota ime..!

Eshte bota jote cfare enderroja,
E c’ndjej per ty, jam krejt i bindur.
Thuam' te lutem.! Me pare jetoja?
Nese po, paskam rilindur..!

Jetohet valle ne kohe te shkuar?
Une nuk shkoj me kurre, aty.
E as nuk di ne kam jetuar.
Sepse cdo gje filloi me Ty!

############################

Flutura ne zemren time

Me duket bota me e bukur,
Kur prezencen tende ndjej',
C'te te bej qe je nje flutur,
Here te humb' e here te gjej.!

Gjate e gjere e shtriva zemren,
E bera fushe me lule plote,
Kurthe ngrita per ty flutur,
Por c’e do, s’te kapa dot..!

U pajtova me deshiren,
E te lash te jesh ashtu,
I’u nenshtrova reaitetit,
Ti atje e une ketu..!

Vjen ngadale ne zemren time,
Edhe ulesh pa u ndjere,
Ndonjehere, je muza ime,
Dhe merzia, ndonjehere..!

Disi keshtu kalon dhe koha,
Rend dhe jeta disi keshtu,
Qysh at’here qe ty te njoha,
Ti atje e une ketu..!

Thone qe shpresa vdes e fundit,
E une them, “ pas saj do t’vdes”,
Megjithese tek une ka kohe qe humbi,
Une ty prap se prap, te pres..!

Me duket bota me e bukur,
Ndaj preferoj te rri me ty,
C’te te bej qe je nje flutur,
“Here ketu e here aty”..!
 

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Bledo L. Ylli

Nuk mundem, jo!

Dhe pse heshtja mbizoteronte,
Ne erresiren pa kufi..
Dhe pse malli shtegetonte,
Kish marr rrugen per tek ti.
Nuk mundem,jo.!

Dhe pse notat e muzikes,
Depertojne ne shpirtin tim
Dhe pse ankthi dal prej frikes,
Ndermjet lot’ve gjen sherim,
Nuk mundem,jo.!

Them te iki larg te zhdukem,
Diku lart ne pafundesi,
Te behem ajer, mos te dukem,
Mos te shohe me asnjeri.
Me mire keshtu.!

Le te prek njehere ylberin,
Ndonje zog te dashuroj,
Kur te bjer’nata me terrin,
Une te fle te enderroj.
Sa mire keshtu.!

Por sa nete do t’rri i ulur,
Mbi k’to mbresa me arome.?
Sa te tjera syte e mbyllur,
Do ti hap pa qene te njome?
Nuk e di,jo..!

E nuk munda qe te ikja,
Nuk kam krahe te fluturoj,
Sa pa fund qe qenka pritja,
Pa ze oret numeroj.
Nuk mundem,me..!
 

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Bledo L. Ylli

Thjesht………

“Thjesht” kam dashur te largohem,
E diku te zhdukem, “thjesht”.
E shume here,”thjesht”,pendohem.
Edhe “thjesht” kam zgjedh’ te hesht..!

Ndodh shume here si pa kuptuar,
Kur merzitja te sundon,
Nje deshire per tu larguar,
Mbi te tjerat, triumfon..!

Edhe iki me mendimet,
Por si trup jam po aty,
E kur gjej destinacionin,
Perballe meje te kam, ty..!

Dhe harroj ku kisha shkuar,
Dhe merzitjen e harroj,
Perseri i dashuruar,
E me shume te dashuroj..!

E cuditshme dashuria,
Grindjet, zenkat, s’jane pa vlere,
Jane ato, ajo shkendija,
Ndezin zjarre, qe djeg perhere..!

E cuditshme dhe urrejtja,
Kur eshte brenda dashuris,
Ndoshta eshte ajo mbeshtetja,
Qe cdo gje nga e para nis.!

Mij’ra here ne jemi grindur,
Jemi ndare, jemi bashkuar,
Eshte dicka qe na mban lidhur,
Dashuri, zjarre i pashuar..!

“Thjesht” nuk dua te largohem,
“Thjesht” te rri dua, aty,
“Thjesht” tek ti te perqendrohem,
Se cdo gje eshte “thjesht” me ty..!

######################################
 

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Bledo L. Ylli

Jetë dhe ëndërr.!

Lundron e ëndrrave, anije,
N’oqeanet ,pafundësi,
Ndonjëhere në kohë me diell,
E shumë herë në koh’me shi.!

Fluturojnë ëndrrat në qiell,
Si shqiponjë plot krenari,
Ndonëjherë ne kohë me diell,
E shumë herë në koh’me shi.!

Qëndrojnë ëndrrat si puëlbardha
Përmbi ujrat ngjyrë gri,
Sonte valët vijnë ngadalë,
Dje gjithë ditën kish’stuhi..

Lundron e lodhur kjo anije,
Thellësia një ditë do ta përpi’,
Pak rënd’si ka në është diell,
E në është shi, ka pak rënd’si!

Jetë ëndrra, ëndrra jetë,
Endrra eshte jetë?A jeta ëndërr?
Fantazi , realitet,
Dhe e hidhur dhe e ëmbël..!

###############################

Premtime dhe plagë

A kanë peshë, fjalët premtuese?
A janë ligje shpirtëror?
A të zemrës fjalë lënduese!
Rrëndojn’ shpirtin si tumor!

Zemra ime një ditë të bukur,
Një ditë shtatori plot kaltërsi,
Hapi krahë e u bë flutur,
Fluturoi e mbet’ tek ti..!

N’ato vështrime krejt naive,
Një magnetizëm i papërshkruar,
Më pe , të pash ,
Sa e cudit’shme!
Pa fjalë, të ndihesh i dashuruar!

Një dashuri krejt platonike,
Për mes një zjarri që djeg dhe sot,
Letra, të vjetra , fantastike,
Me gërma zbehur nga të mitë lot’.!

Lerma zemrën që të kthehet,
Cfarë ka ndodhur s’ka rëndësi,
Koha bën cdo gjë të zbehet,
Por jo fjalët që m’the ti..!

Më lëndove,plagë me hape,
Plagë që shpirtin mbajn’ në koma,
Zemrën time kurrë se kape,
Dhe pse pranë te rri akoma !!!

##############################

(për ty nëna ime)

Perëndi, ëngjëll rrëfyes.
Sot është shkruar dita jote.
Zemër e fortë edhe e brisht’.
Mban timonin e k’saj bote..!

Më hape rrugët,më hape sytë.
Nga gjiri yt morra mësime.
Une i quajturi biri yt,
Po shkruaj për ty, o nëna ime !

Ne ditën tënde më të bukur,
Gjithë pranverën do t’dhuroj,
Do të sjell edhe një flutur,
Mbi ty o lule të qëndroj.!

Gjithë të mirat e k’saj bote,
Ti kesh ti o mirësi.
Malli yt, dashuria jote,
Janë për mua energji.!

Për gjithë nënat shumë urime
Se pa ‘to s do t’ishim ne.
Ti urojmë vec gëzime,
Krijesave më të buk’ra përmbi dhe’..
 

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Bledo L. Ylli

1374230_523516891074757_490490967_n.jpg
 

PiNkY

Anëtar i Nderuar

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Bledo L. Ylli

Ikën fjalët..!


Kërkoja i heshtur kujtime të zhdukur'...
Në rrugën e lagur mes hapash pa faj...
Kujtoja mes shiut momente të bukur'...
Të shkruar në vargje, fytyrën e saj...

Shiu që binte tek ti po më sillte...
Dhe pse me lagte i imti shi...
Ato kujtime që rrjedhshem përcillte...
S'ishin gjë tjetër, vec nostalgji...

Drejt teje po vija aspak i nguruar...
Zymt'sia e kohës nuk mundi t'më ndal'...
Po ecja në shiun e qetë e të shtruar...
Në heshtjen e bukur,menduar,pa fjal'...

Distanca e largët, por unë të dalloja...
Nuk mund ta harroja konstruktin magjik...
Pas pak unë kokë ulur pranë teje qëndroja...
Papritur, cuditshëm sec ndjeja si frikë...!

Ti ndoshta u shtange, vërtet, nuk e prisje...
Me gjeste të kota veshtroje përqark...
Fillove të flisje..! Vetëm ti flisje…
Une që të shihja, nuk fola aspak…

Dëshira e etur qëllimin s’arrinte…
Dhe fjalët pa lidhje ashtu kot më kot…
Dëgjova dhe zhurmën e trenit që vinte…
“Të dua akoma” nuk munda t’ them dot…!

Pothuajse, fjalët po mbaronin...
Dhe minutat gjithashtu...
Djersë te ftohta, më mbulonin...
Ikën fjalet..! S'di se ku..!

#################################

Gjest

Dialogu përfundoi,
Heshtja tashmë fuqin po shtonte,
Një herë kaloi,dy herë kaloi!
Po ku vallë do t'përfundonte?

Duart fërkoje, mendoje më kot,
Se truri t'ish mbushur, nga zënkat pa vlerë,
Mërzin qe vërshonte se ndalje më dot,
Kaloi një herë, kaloi dy herë!

Fjalët mbaruan, biseda vazhdonte,
Me sytë që kërkonin cdo cep n'atë ferr,
Shigjet e helmuar që thellë depërtonte,
Kaloi një herë, kaloi dy herë!

Një gjest pa menduar, qetësin sec e theu,
Sekreti i zemrës ndikoi tek ne,
Pasioni u zgjua, te dy na rrëmbeu,
Dy herët kaluan,tashmë u bën tre!

####################################

Melodi..

Një violinë varur në mur,
E c’akorduar me tela ndryshkur,
Një peisazh me sfond, një gur,
Mbi të një zemër..e zbehtë..e vyshkur.!

Edhe një zë që vjen vërdallë,
Më pëshpërin’ e ul volumin,
Kam ftohtë më thotë, shtrëngom’ më thotë.
Edhe k’të natë ma morri gjumin..!

Cigare, tym ,zjarrë që më djeg,
Alkoli shuhet përmbi flak’
Imazhi yt kudo me ndjek,
Por frymën tënde e ndjej më pak.!

Portreti yt, tani është fshehur,
Dëgjoj që luan , në violinë,
Dhe pse e di që jam i dehur,
Kjo melodi , shoqëron vetmin’.

Vallëzon dhe shpirti,aty përpara,
Një vals që unë s’kërceva kurrë,
Aroma jote , fytyra jote,
Dhe violina varrur në mur..!

##############################

“Një herë e një kohë”


''Një herë e një kohë''... nuk dija c'she ti...
Nuk njihja duart e tua, as tëndin përqafim...
Endrrat ti s'mi fale, ti ''vodha'' në fshehtësi...
Nuk munda të kuptoja, c't ëmadh beja gabim...!

Dashuria ime e ''cekët '',nuk mundi të t'cakiste...
As flokët e tu të dendur, as lëkurën e as syt'...
Zeri im i ulët gjithë kohën të thërriste...
Por prapa sërisht kthehej e bëhej lëmsh në fyt...!

Me ty dhe errësira nuk gjente kurrë qetësi...
Dhe ndjenjat më të etura nuk mund të t'konkuronin...
A mund të t'quaj ndoshta, më t'shtrenjtën dashuri..?
Kur vitet më të bukura, rrëmbimshëm më kalonin...!


''Një herë e një kohe'' nuk dija, që ti ishe ''atje''...
Rastësisht vete hapat, drejt teje më udh'zuan...
C'ndodh ka një arsye, por mijra ka ''përse''...
Mbetur pa pergjigje, në zemrën që i bluan...
 

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Bledo L. Ylli

Nëntor!!!

Heshtje e thellë në këtë natë,
Me qirinj për atmosferë,
Imazhi yt n’atë krevat,
Ka për tu zhdukur ndonjëherë?

Qëndroje përballë, me një gotë verë,
Muzika xhaz më shoqëronte,
Një disk që ty ta kisha blerë ,
Në këtë moment, ty më kujtonte!.

Eh,cfarë rëndësie ka tani,
Vërejtje i bëj unë vetes time,
Dhe me fund verën e pi,
Bashkë me të dhe shumë kujtime!!

Por është nëntor,bie dhe shi,
Nëntor pa ty, jo, cmenduri
Ditëlindja jote, unë s’jam me ty,
Vjet në këtë kohë, ishim të dy!

Unë edhe ti, ditëlindjen tënde
Në këtë dhomë ,bashkë e festuam,
Shiun që binte vështroje me ëndje,
Si mund të harroj,ato që jetuam?

Gëzuar pra zemër, u bëfsh 100 vjec
Me shiun që bie, urimin dërgoj.
Do të doja një fjalë, të t’thoshte në vesh
Akoma të dua dhe kurr s’do t’harroj!!!

##############################

Aromë..!


Khehem në shtëpi..Asgjë më nuk di..
Herë më vjen te iki, por edhe të rri.
Si një gaz lot’sjellës e jotja aromë,
Që kur hyj tek dera, sytë i kam të njomë.!

Ndjehem një i huaj, brenda shtëpis time,
Në cdo cep të saj dendur ka kujtime,
Mbresa të padukshme, që vec zemra sheh,
Dhe pse k’tu s’hyn drita, prap ajo i njeh.!

Eshtë aroma jote, ah ajo aromë,
U bë kohë e dashur që nuk shkel në dhomë.
Dhe pse cdo gjë tënden, dogja shkatërova,
Lyeva edhe muret, ty dot s’të sfidova.!

Je kudo në ajër, gjumi nuk me merr,
Rob në ato mbresa, që zemra jashtë i nxjerr,
Dhe pse morra rrugët, dola përsëri,
Në cdo “cep”të natës, e fshehur ishe ti..!

################################

Një letër ..


Një letër po të shkruaj,
E di,
S’do ta dërgoj
Thjeshtë me forcën e fjalës,
Mundohem të t’takoj.
Lapsi rrëshket ngadalë,
Si shiu përmbi dritare,
O atmosferë e zymtë,
Të lutem bëhu kitare.!

Gjej rimën në këto fjalë,
Krijo një poezi,
Me gishtat e saj ngadalë,
Ti luaj një melodi.
Si lëndinë është malli,
Që tani është tharë
Dikur e gjelbëruar,
Mbi të kish një ujëvarë…

Por kur malli thahet
E lotët shterrojnë,
Në krahët e një zogu ,
T’gjitha mbresat shkojnë.
Ndoshta s’di c farë dua,
Ndoshta më mungon,
Ndoshta shiu që bie
Nostalgjinë ma shton.
Ndoshta jam i dehur,
Ndoshta i pandehur,
Përpara një gotë verë,
Nga pas një gjyq i fshehur.

E di,
Jam i dënuar dhe zemrën kam rrethuar,
Nga zinxhirë celiku,
Zor për të shpëtuar.
Por nuk do t’dorëzohem,
Më shumë do të përpiqem
E po rrash përtoke
Zvarr do të tërhiqem,
E kur ti vij fundi,
Kësaj letre që po shkruaj,
Ta them me bindje t’plotë,
Që jo më s do t’vuaj!

Letra ka mbaruar dhe kënga po mbaron,
Shiu në dritare më shumë ritmin e shton,
E zhubrosa letrën,
E nxorra ne shi
Në bojën që po zbehej,
Po ikje edhe ti!!!
 

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Pe: Bledo L. Ylli

Pika dashurie …

Erdh' dhe vjeshta e përmalluar.
Derdhi lot, përzier në shi.
Në një qosh', pa streh, harruar.
Lagen.! Lagen, syte e mi.

Nuk mund t'harroj buzët e tua.
Atë të ''kuqen'' qe djeg si zjarr.
Si llavë e nxehtë, kaloi mbi mua.
E c'mbeti prapa, tani është tharë..

Edhe natyra, sot është si unë,
E përlotur, e ngrysur krejt..
S’ka dashuri, në s’ka “te dua”..
Ashtu si jeta, s’ka vetem “drejtë”..

Dhe kjo e shtunë mbushur dëshira,
Në c’do pikë shiu dhe një të dua.
U mbushën pellgje me qinrdra, mij’ra.
Por asnjë pikë, nuk ra mbi mua….!
 
Top