"Boemët vs asketët!!!" nga Hamdi NUHIJU

con man

Anëtar i ri
Boemët vs asketët!!!
Shkruan: Hamdi NUHIJU

Mesiguri secili lexues i këtij teksti di të bëjë dallimin esencial midis boemëve dhe asketëve. Ndoshta në shikim të parë do të paragjykoj për formën “provokuese” të paraqitjes së këtij titulli, ndoshta edhe do të hulumtojë në mangësitë e përmbajtjes së tekstit, por mbi të gjitha do të kuptojë dallimet esenciale midis boemëve dhe asketëve.
Boemët dhe asketët nuk munden të bashkëveprojnë, të sendërtojnë dhe të jenë në një vije ku pajtohen njëri me tjetrën! Ato gjithmonë janë në kundërshtim njëra me tjetrën, janë në përballje, në sfidë, në luftë të egër për mbijetes në botën e termeve të buta dhe të logjikshme. Të gjitha perceptimet rreth këtyre termeve dhe koncepteve për to, nuk janë të njejta as në mesin e besimtarëve, e as në mesin e ateistëve. Besimtarët, musliman qofshin apo të krishter, munden shumë lehtë që ti vëndojnë një vijë të trashë ndarëse midis këtyre dy koncepteve kaq të mbrapshta për logjikën e shekullit XXI. Mesiguri se me këtë konstatimin e fundit, të mbrapshta, nuk do të pajtohet asnjë njëri i cili sëpaku i përmbahet tradicionales dhe mistikes! Ato tradicionalist të këtij shekulli, ose thirrës në tradicionalizëm për boemët të përdorej termi i mbrapsht do të pajtoheshin pa problem, por në asnjë mënyrë nuk do të lejonin që me këtë term të përfshinim edhe asketizmin! Duke u konservuar në idetë e shekujve të kaluar dhe imitimin e personave të caktuar në çdo pore të mendimit logjik, ato mbyllin rrugën e hulumtimit dhe livrimit me terme që janë të nevojshme livrimi në këtë shekull. Ndoshta edhe do të gjenin arsye për kundërshti se boemët janë një histori dekadëshe e kaluar për logjikën e tyre konservative. Logjikë kjo e cila më së shumti ka dëmtuar shoqërinë në emër të përmirësimit dhe frikës së gabimit në rrugën e hulumtimit. Në fakt, e vërteta është e tillë e cila duhet të hulumtohet, kërkohet, gjurmohet, udhëtohet nëpër të si nëpër qiej, meditohet mbi të, d.t.th. arritja deri te e vërteta është një proces i cili duhet detyrimisht të ndodh dhe jo të mbyllet e të konservohet në ato rrugë që një pjesë e njerëzve kanë kaluar dhe kanë arritur deri tek ai synim! Sidoqoftë ne e kemi shumë të qartë formën e mbështetjes së këtyre dy termeve nga ana e njerëzve në rruzullin tokësor. Dinamizmi i jetës duke shfrytëzuar të gjitha mundësitë teknologjike që u vënduan në shërbim të njerëzimit dhe në shërbim të Djallit, po anojnë atë pjesën e dytë të medialies së njeriut, matrialen duke harruar shpirtëroren. Egërsia e cila ka kapluar zemrat e miliona njerëzve si rezultat i presioneve të mëdha teknologjike, i papunsisë ose i formave të reja të kuptimit të stilit të jetës i ka lindur dhe i ka pjellur këto dy terme të cilat njëri përmendet për njerëzit pozitiv dhe është një metod zhvillimi dhe ruajtje prej mëkateve, ndërsa tjetri është rruga drejt denigrimit dhe mëkatimit edhe më të thellë! Boemët janë njerëz vetjak që jetojnë një jetë avanturisti, pa rregulla, pa dashuri, por me një kitar në dorë duke udhëtuar nëpër shumë vende vet e duke gjetur prehjen dhe rehatinë në shoqëri me muzikën dhe pijet alkoolike. Për një rrugë të tillë edhe pse do të na arsyetoheshin filozofët se ata janë të detyruar të veprojnë në këtë mënyrë nuk ka arsye! Në munges të dashurisë, shoqërisë, prehjes, dhembshmërisë,sakrificës, boemët mund të marrin një rrugë të këtillë të gabuar, por zgjidhja e vërtet nuk është larg dhe jashtë rrethit e shoqërisë prej të cilës iket. ثshtë urtësi që njeriu të përballet me problemet dhe jo t`i ikë atyre. Nëse krijojmë një bindje të atillë se duhet t`i ikim gjithmonë problemeve atëherë ne kemi një koncept të gabuar mbi jetën në këtë botë. ثshtë gjë e vulosur prej Krijuesit të botrave se njeriu është një qenie e dobtë me plotë gabime, e cila qenie gabon dhe pendohet, ndërsa ajo qenie njerëzore e cila gabon dhe nuk pendohet delë jashtë mëshirës së Mëshiruesit. E dera e pendimit është e hapur për trokitësin e saj deri në momentin kur japim edhe frymën e fundit. Ne nëse zgjedhim atë jetën boeme e mbyllim këtë derë duke i shtuar vetes ende më shumë probleme. Duhet që t`i hulumtojmë sendet e humbura ose ato që na mungojnë. Nuk duhet që të dëshpërohemi dhe të mos i kërkojmë ato sende që na mungojnë. Po, nuk i kërkuam atëherë ne do të përballemi me një realitet të hidhur të cilin realitet do e kemi deri në fund të jetës sonë. Edhe nëse kalojmë në një fazë trans ku gjejmë prehje në ekstaza dhe marihuana, prap nuk ia vlenë që ta humbim vetëdijen që na dha Zoti, për shkak të mungesës së dashurisë në këtë botë.
Asketët janë një botë krejtë ndryshe prej boemëve. Sipas logjikës marksiste asketët janë njerëz ose njeri , që për shkak të paragjykimeve fetare, bën një jetë të vetmuar, të ashpër e të rëndë, duke e munduar veten dhe duke hequr dorë nga gëzimet e jetës. Po e vërteta është se paragjykimet ekzistojnë tek boemët, ata të cilët kanë humbur edhe shpresën e fundit tek Zoti dhe jo asketët. Asketët janë njerëz të cilën kanë arritur në një gradë të caktuar e të lartë të diturisë, kanë arritur në një fazë të thellë të modestisë, janë munduar shumë për ndryshimin e shoqërisë për të mirë, nuk kanë arritur që ta realizojnë këtë gjë, dhe në momentin kur iu është rrezikuar zemra e tyre nga ndikimet e jashtme të kësaj bote gllabëruese ata janë veçuar prej shoqërisë dhe me shoqërinë kanë pasur kontakt vetëm në momente të luftës. Edhe pse personalisht me pëlqen logjika e ndryshimit të pozitës së shoqërisë dhe përballja me problemet e jo ikja prej tyre, mund të them se në raste specifike të historisë së popujve në botë, asketët kanë pasur gjithmonë të drejtë pse kanë zgjedhur një jetë të atillë. Ata kanë qenë vizionar të lartë të rrugëve nëpër të cilët po kalon shoqëria njerëzore. Mesiguri se shoqëria njerëzore e shekullit që po e jetojmë duhet që në trend ta ketë jetën e asketizmit. Kjo shoqëri e mbuluar deri në skaj me zhveshjen e femrave, dhe cytjeve të ndryshme, me padrejtësitë ekonomike, politike e shoqërore që i bëhet njeriut për çdo ditë, me tradhtitë bashkëshortore që ndodhin në çdo sekond, zgjidhje mjaft e favorshme do të ishte jeta e një asketi. Edhe sikur të tentosh ta ndryshosh shoqërinë ose të mundohesh të ndryshosh me baltën e saj patjetër e ke të përlyhesh. Kjo baltë është aq shumë e përhapur saqë nuk të jep shtigje të zgjedhësh rrugë tjetër më të favorshme për t`i nxjerrur njerëzit prej balte pa kaluar nëpër baltë sëpakur njëherë gjatë tentimit. Edhe pse bëjmë përgaditjet e duhura për futjen në baltë, prap se prap nuk jemi shumë të sigurt se ia kemi arritur qëllimit, që pa e dëmtuar veten t`i shpëtojmë të tjerët.
Shpresa vdes e fundit!
Nëse jeta të hudhë në ujëra të tilla që të zgjedhësh midis boemëve ose asketëve, më mirë bëhu ASKET! Edhe bota do frymojë lirshëm me ty.
 
Last edited by a moderator:
Top