Bojaxhitë e nënë Terezës

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Nga dr. Aurel PLASARI

“Travestي elitash” e quante para do kohe në shtyp një kolegu ynë fushatën kinse-nacionaliste për mbrojen me çdo kusht të “shqiptarësisë” së të misionares së madhe të krishterë Nënë Tereza. Përfytyroni tani se ç’mund të ndodhë kur ta dojë rasti që në këtë spektakël e sipër të kesh për duarsh një punim ende të papërfunduar për familjet e mëdha voskopojare dhe “voskopjarët e mëdhenj”: Kavaliotët, Sinat, Shagunat, Dumbat, Gondut, Bellot, Qopekat, Ballaurët/Vallaurët, Fundot etj.; ndër to edhe familja Bojaxhi.

Bojaxhitë qenë dhe janë një familje në zë aromane (angl. Aromanians), e përhapur në disa vise të Ballkanit, si dhe përtej tij, në degë të ndryshme. Përfaqësuesi më në zë i Bojaxhive mbahet historikisht Mihail G. Bojaxhi (Boiagi), me të cilin llogaritet të fillojë historia moderne e aromanëve. Së toku me tjetrin filolog aroman Gjorgje Kosta Roza, me të cilin vepruan në dy dhjetëvjeçarët e parë të shek. XIX, ai u bë bashkëthemelues i teorisë së “latinitetit” të aromanëve në Ballkan.

Që të dy punuan në qytetet e Perandorisë së Habsburgëve, por qenë me prejardhje voskopojare. Sa i përket vendlindjes së Mihail G. Bojaxhiut, opinionet ndahen dysh: Max Peyfuss-i mendon që ai të ishte lindur në Budë më 1780 (Die Druckerei von Moschopolis, 26), ndërsa Candroveanu e shënon Bojaxhiun të lindur në Voskopojë më 1770 (Antologie de proza aromana, 195).

Duke vijuar traditën e shkollës filologjike të Voskopojës, përuruar në gjysmën e dytë të shek. XVIII, Mihail G. Bojaxhiu botoi të parën gramatikë të aromanishtes (Gramatica romana sau macedo-romana, 1818) të shoqëruar edhe me përkthimet greqishte dhe rumanishte. Ai hartoi edhe një gramatikë të bullgarishtes dhe një të serbishtes, si dhe një libër mësimi të greqishtes, duke dhënë pjesën e vet të ndihmës në standardizimin e këtyre gjuhëve. Bindja e tij prej poligloti në pluralitetin gjuhësor e shtynte të nënvizonte: “اdo gjuhë është një hipostazë e shpirtit njerëzor; sa më shumë gjuhë të nxëjë një njeri, aq më shumë gjëra ai di. Njeriu nuk mund t’i fitojë të gjitha dijet vetëm nga një gjuhë e vetme, edhe sikur ajo gjuhë të jetë më e përkryera në botë. Të këmbëngulësh mbi një gjuhë të vetme është njëherësh kotësi dhe marrëzi nga pikëpamja praktike” (Gramatica, X).

Degë të ndryshme të familjes Bojaxhi u përhapën jo vetëm në qytetet e mëdha habsburgjike (Vjenë, Budë, Pest etj.), por edhe në qytete të Ballkanit, kështu edhe në Shkup. Në periudhën e Perandorisë osmane Shkupi paraqitej si qytet etnikisht i përzier: bashkëjetonin aty shqiptarë, aromanë (vllehë), maqedonë dhe një bashkësi e vogël familjesh hebreje. Këtë situatë përzierjeje e pati ndeshur qysh në shek. XIII rabini udhëtar nga Spanja Benjamin i Tudelës; po këtë regjistronte në shek. XIX Ami Bué-ja; dhe po kjo situatë, me ndryshimet e kuptueshme në të mirë të bashkësive maqedone e shqiptare, rezulton aty edhe sot e gjithë ditën. Në Shkup aromanët jetonin në një lagje veçan, sikurse ishte traditë për qytetet orientale, që quhej “Lagjja e vllehëve”: “Vla?koj mahala”. Në këtë lagje jetonte edhe familja Bojaxhi në të cilën u lind më 27 gusht 1910 Gonxhe Bojaxhiu, e ardhshmja Nënë Terezë.

Në ditën e sotme lagjja në fjalë është shpërbërë në një masë të madhe: aty tek ishte shtëpia e Bojaxhive është tani një autorrugë pranë një qendre tregtare ngjitur me “Sheshin Maqedonia”. Nuk ka ndonjë dëshmi që të dëftojë se ku Gonxhe Bojaxhiu është pagëzuar, por është e besueshme që ajo të jetë pagëzuar në kishën e lagjes ku u lind: në “kishën e vllehëve”. Për mësimet fillore ka ndjekur një shkollë jokatolike: këtë e tregon edhe vetë në kujtimet e saj. Po t’i lexohen me vëmendje kujtimet dhe t’i ndiqen prononcimet, le të vihet re: ishte shqipja apo maqedonishtja ndër gjuhët që ajo njihte? Apo ishte “the aromanian”? Aromanishtja/vllahishtja nuk është ndonjë gjuhë qarkullimi të gjerë, gjuhë kulture moderne, nga ato që mësohen nëpër kolegjet e Anglisë apo universitetet e SHBA-së. Të diturit e aromanishtes/ vllahishtes nga një njeri i rritur shpjegohet vetëm nëpërmjet një fakti: dhe dihet se cili është ai fakt.

Në moshën dhjetëvjeçare Gonxhes i vdiq i ati, Nikollë Bojaxhiu dhe, me vdekjen e tij, është e kuptueshme të vinte duke u zbehur edhe identiteti i të parëve nga linja e gjakut. Nën përkujdesjen e s’ëmës Drane, që ishte katolike nga rrethinat e Gjakovës, Gonxhja nisi të shpihej rregullisht tanimë në kishën katolike të qytetit, të këndonte në kor, derisa rreth të dymbëdhjetave, sikurse ka treguar vetë, t’i lindte dëshira për t’u bërë “motër e shenjtë”.

Pinjoj të familjes së Bojaxhive të Maqedonisë ndeshen aty-këtu, nëpër regjistrat e shpëtuar rastësisht të shkollave aromane, qysh me themelimin e tyre në gjysmën e dytë të shek. XIX aty. Në shkollën aromane të Gopeshit, për shembull, themeluar më 1867, ndër regjistrimet e vitit shkollor 1889-90 del Jani Bojaxhi, ndërsa në shkollën aromane të Krushovës, themeluar më 1868, ndër regjistrimet e vitit 1889-90 dalin Ana N. Bojaxhi, Taku Bojaxhi etj. Bojaxhi të tjerë të mbetur në Maqedoni dhe të lidhur mbas kishës ortodokse (pravosllave), me dhjetra emra në kulturë, politikë, shkencë, sport (Aleksandër Bojaxhi, Jani Bojaxhi, Dhimitri Bojaxhi) etj., mbahen tanimë të “maqedonizuar”, ndryshe prej fatit të Gonxhes që u zhvendos në mjedisin shqiptar katolik të s’ëmës, në Shqipëri.

Pavarësisht ndonjë mëtimi joserioz të FYROM-it zyrtar, Kryetari i Unionit për Kulturën të Aromanëve në Maqedoni Dimo Dimcev e ka përshkruar me korrektësi prejardhjen e familjes së Gonxhe Bojaxhiut në një intervistë për NIN-in. Si kujton se dikur “Jerusalemi” i aromanëve pati qenë Voskopoja dhe se, me prishjen e saj, shumë familje voskopojare u hapërdanë në qytete në ndryshme të Ballkanit, si dhe të Perandorisë austro-hungare, ai përshkruan edhe kalimin e pjesëve të ndryshme të familjes Bojaxhi në Shkup, Prizren etj.

Ai ka vërejtur se i ati i Gonxhes, Nikolla, ishte përfaqësues i vllehëve (vlasi) në kuvendin e qytetit të Shkupit; për këtë ekziston edhe dokumenti përkatës bërë i njohur prej Stojan Tren?evskit (“Mutter Teresa, Gondje Boiagi, ist von ihrem Vater Nikola Boiagi her wlachischer Abstammung; wir berufen uns auf das von dem Autor Stojan Trencevski entdeckte Dokument, das belegt, dass Nikola Boiagi in den Fuhrungsorganen der wlachischen Gemeinschaft in Skopje tatig gewesen war”). Nga një anë tjetër, as akademiku maqedon Tome Serafimovski nuk e ka pasur të vështirë ta pranojë këtë prejardhje: “Askush në Maqedoni nuk ka mëtuar ndonjëherë që Nënë Tereza të ketë qenë maqedone, kurse në Shkup dihet që ati i saj Nikolla Bojaxhi ka qenë jo shqiptar, por vllah” (“Niko nikada u Makedoniji nije tvrdio da je Majka Tereza bila Makedonka, ali u Skoplju se zna da joj otac Nikola Bojadzi bio ne Albanac, vec Cincar”).

Që të gjitha këto orvatje për të depërtuar në prejardhjen e një figure si Nënë Tereza, këto tërheqje litari me jo “është jona”, jo “nuk është juaja”, mund të jenë në thelb absurde: me këtë jam një mendjeje edhe unë. E Krishtera e Madhe e Kalkutës është një figurë tanimë e shenjtë që i përkiste/ i përket humanizmit të krishterë mbarëkombëtar, madje jokombëtar ose mbikombëtar. E para që do të neveritej prej tërheqjesh të tilla litari do të ishte ajo vetë, e cila refuzoi me ngul të merrej ndonjëherë me përkatësinë e saj etnike apo me prejardhjen e saj. Por atëherë përse këta burra shteti ose minishteti, presidentë, kryebashkiakas etj., marrin përsipër të caktojnë a të mbrojnë prejardhjen e njërit apo të tjetrit pa pasur haber as nga gjenealogjia, as nga filologjia, as nga historia? Madje, më së shumti, pa e ditur as ku bien me shtëpi këto dije? Dhe çfarë argumentesh shtien në punë në këtë spektakël kinse-nacionalist që kolegu ynë me të drejtë e quante “travestي elitash”?

Ja ndonjë prej argumenteve, qëmtuar nëpër mediat shqiptare prej niveleve të bulevardit deri tek ato të profesionistëve të ATSh-së, madje nga ato që u shërbehen të huajve në anglishte të Tiranës: “Her real name is Agnes Bojaxhi. “Bojaxhi” in the Albanian language means “painter”!” Ose: “Mother Teresa was Albanian - her real name was Agnes Gonxhe Bojaxhiu. In the Albanian language Gonxhe means “bud” and Bojaxhi means “painter”!” Me një fjalë: një logjikë infantile, simbas të cilës Blend Gonxhja (më doli pikërisht ky përpara për shoqërim idesh) do të qitej anglez, sepse: “His real name is Blend Gonxhe and the English Blend means “përzierje”!” As u shkon mendja këtyre farë filologëve gjenelogjistë të shpjegojnë se fjalë si bojë (në shqip ngjyrë) dhe bojaxhi janë huazime nga turqishtja dhe si të tilla kanë hyrë në më shumë se një gjuhë të Ballkanit. Sepse: si vallë i thonë bojaxhiut në aromanishte? Në aromanishte bojaxhiut i thonë bojaxhi. (Të ma falë lexuesi, por m’u desh të merrem këtu me një këso shpjegimi ordiner.)

Përtej spektaklit të “travestisë së elitave” kthjellimi i këtij të sjelluri ka rëndësi në kulturën shqiptare edhe për diç tjetër: sepse me emërtime si “aroman”, apo më keq “vllah”, “kucovllah”, deri edhe “çoban” është abuzuar tradicionalisht (ndonjëherë vijon të abuzohet) për të detraktuar personazhe në zë të kulturës shqiptare kur kanë qenë “të padëshirueshëm” për dikë apo për diçka. Ky abuzim ka qenë (në mos vijon të jetë) një mjet rëndomqar në luftën e ideve: atëherë kur njëra prej palëve “ndërluftuese” nuk ka kundër tjetrës kurrfarë argumenti të fushës së mendimit. Mandej? Mandej, si të jenë marrë në vitet ‘20-30 tridhjetë me qitjen e Konicës “kucovllah të konvertuar”, si ta kenë zbuluar Fan. S. Nolin “aroman” dhe “joshqiptar” (mjerisht edhe ky vetë e kishte bërë dikur të atillë Konicën), si ta kenë përgojuar Lasgushin për “vllah Pogradeci” etj., një ditë prej ditësh i shpallin ata “shqiptarë të mëdhenj”.

Po si kështu, me këta shqiptaromëdhenj? Atëherë, nëse të qëllon që në këtë spektakël e sipër të kesh për duarsh punimin për familjet e mëdha voskopojare dhe “voskopjarët e mëdhenj”, nga njëri prej gjenalogjistëve bashkëkohorë nuk mund të mos nënvizosh këtë vërejtje: “Në ekogjenetikën e kohës së sotme bihet një mendjeje nga të gjithë shkencëtarët se problemi më therës për botën e gjallë është ai i erozionit të gjeneve, që në gjenetikën humane përkon me erozionin e gjeneve njerëzore. Erozioni gjenetik i njeriut në skakierën sociale kryhet edhe nga persekutimi i njeriut prej njeriut”. Vërejtje që të bën të mendosh në thellësi: “nga persekutimi i njeriut prej njeriut”, çfarë të kujton mënyrën se si u sollën për një kohë të gjatë në Shqipëri me mëmën e Gonxhe Bojaxhiut, me të motrën dhe me vetë Gonxhen tanimë Nënë Terezë.
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Pe: Bojaxhitë e nënë Terezës

Pagëzimi i Gonxhe Bojaxhiut si fëmijë – pagëzuesi don Zef Ramaj

Dëshiroj të mbështetem vetëm në disa pasuse të shkrimit të tij mbi Bojaxhinjtë. Plasari thotë se: “Nuk ka ndonjë dëshmi që të dëftojë se ku Gonxhe Bojaxhiu është pagëzuar, por është e besueshme, që ajo të jetë pagëzuar në kishën e lagjes ku u lind: në ‘kishën e vllehëve” Sa i përket punës së vllehëve dhe përkatësisë fetare apo konfesionale të tyre këtu duhet theksuar një gjë. Vllehët si të tillë, në aspektin fetar, i përkasin konfesionit të krishterë ortodoks, por ka edhe vllehë që i përkasin besimit mysliman. Pra, qëllimi i Plasarit është që të dalë në pah se Nëna Terezë në krye të herës na paska pas qenë pagëzuar si ortodokse e jo si katolike. Sipas këtij shkrimi të Plasarit, kjo punë shihet gjithsesi shumë qartë, sidomos kur ky thekson se Gonxhe Bojaxhiu duhet të jetë pagëzuar në “kishën e vllehëve”. Për ata që nuk e dinë, këtu po sqaroj se nuk ka kishë vllehe që të jetë e ritit katolik. Pra, ka vetëm kishë vllehe të ritit ortodoks. Sa kohë që do ta kemi të qartë këtë rrethanë, do ta kuptonim krejt mirë problemin e shkrimit të Plasarit. Po të argumentohej se Nëna Terëzë na paska qenë e pagëzuar qysh si fëmijë në “kishën e vllehëve”, atëherë do të dilte se ajo përnjëmend kishte diçka të përbashkët me vllehët. Pra, qëllimi i Plasarit ishte që ta anashkalonte këtë të vërtetë dhe ta “dëshmonte” se Nëna Terezë që nga lindja e saj nuk i paska takuar komunitetit katolik. Dhe, pikërisht ky paravendim i gabuar i Plasarit, do t’i ndihmonte më pastaj që të manipulojë me të dhënat “historike”. Pra, duke kujtuar se askush nuk po mundka të argumentojë se Gonxhe Bojaxhiu ishte pagëzuar në kishën katolike, ai do të ketë pritur që të krijohej njëfarë rrëmuje midis shkencëtarëve. Sipas mendimit tim, ai e dinte se në kohën e Luftës II Botërore, pikërisht me rastin e bombardimit të Shkupit më 6 prill 1941, një bombë kishte rënë mbi ndërtesën e Ipeshkëvisë dhe se me atë rast flaka e kishte marrë tërë arkivin dhe bibliotekën, sidomos materialet më të vlefshme për historinë e Kishës Katolike në Maqedoni dhe në Kosovë e veçmas ato të famullisë së Shkupit. Tragjedia e dytë që i ndodhi Shkupit ishte tërmeti i vitit 1963. Me këtë rast humbën jetën shumë njerëz, u rrënuan shumë objekte dhe të gjitha objektet e Kishave katolike u rrafshuan përtokë. Ndoshta edhe mbi bazën e kësaj ndodhie Plasari do të ketë menduar se nuk do të ekzistonte më ndonjë dokument i tillë, përmes të cilit të dëshmohej pagëzimi i Gonxhe Bojaxhiut në kishën katolike.
Mirëpo e vërteta qëndron ndryshe. Po fillojmë që nga e para.
Shpresoj se edhe z. Plasari e di se në Kishën katolike, pasi që një person të jetë pagëzuar, shënohet në amzat e të pagëzuarve. Në këto amza shënohen emri, mbiemri, datëlindja, vendlindja, të dhënat për prindërit, pagëzuesi dhe nuni apo kumbara, dhe nga kjo amzë lëshohet një dokument, në të cilin shënohen të gjitha të dhënat mbi të pagëzuarin dhe ai dokument quhet “Dëshmia e Pagëzimit“, ekstrakti apo dokumenti i pagëzimit. Pra, Plasari thotë se nuk ka dëshmi të pagëzimit, nuk e di se nga? Për fat të mirë ka njerëz që këtë dokument e kanë parë me sy të tyre dhe e posedojnë privatisht; njëri nga ata është don Gjergj Gjergji-Gashi. Don Gjergj Gjergji-Gashi posedon një kopje të dëshmisë së pagëzimit të Nënës Terezë që ka bërë nga amzat e të pagëzuarëve. Po ashtu një kopje gjendet në kuvendin e Loretos dhe një e tretë në shtëpinë-qendër të motrave të Nënës Terezë në Kalkutë, siç na dëshmoi don Gjergj Gashi. Pagëzues i fëmijës Gonxhe Bojaxhiu është prifti katolik nga Stublla e Epërme, don Zef Ramaj apo, siç e gjejmë nganjëherë nëpër disa shkrime në gjuhë të huaja, don Giuseppe Ramaj (i cili është kushëriri im). Në kohën e lindjes së Gonxhe Bojaxhiut don Zef Ramaj ishte famullitar në Shkup. Për don Zefin mund të lexohet në librin “Takimet e dom Mikelit II”, fq. 11-16. Material për të mund të gjendet edhe në Stublla.com Stublla Web, sidomos për kohën e studimeve të tij në Innsbruck të Austrisë dhe për veprimtarinë e tij në famullinë e “Zemrës së Krishtit” dhe si mësues në Shkup. Kam edhe dokumente (origjinalet e të cilave ruhen në Arkivin Shtetëror të Austrisë HHSt Archiv në Vjenë), që dëshmojnë se don Zef Ramaj ishte aktiv me rastin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
Ka edhe shumë relacione që ai ia dërgonte Monarkisë Austro-Hungareze përkitazi me vrasjet dhe keqtrajtimet që u bëheshin shqiptarëve në Maqedoni e në Kosovë në fillim të këtij shekulli. Dëshmi tjetër se Nëna Terezë është pagëzuar nga don Zef Ramaj janë edhe shkrimet dhe ligjëratat e don Lush Gjergjit MISIONARE PثR DASHURI – NثNA TEREZE /1910 – 1997 që mund të lexohen edhe në Stublla.com Stublla Web. Me rëndësi është në këtë mes të theksohet se don Zef Ramaj ishte mik shtëpie i familjes së Bojaxhinjve, gjë që e dëshmon edhe i vëllai i Nënës Terezë (khs. L. Gjergji, Nëna jonë Tereze, fq. 13). Në Arkivin Shtetëror të Vjenës kam gjetur shumë dokumenta që kanë të bëjnë edhe me familjen Bojaxhiu. Kështu psh. e kam në dorë manuskriptin e Arkivit Shtetëror të Vjenës (“Schulaktion in Albanien, Referat II”) ku janë të përmbledhura vetëm pak dokumente mbi shkollat shqipe në Shqipëri (këtu përfshihen edhe shkollat në Shkup e në Kosovë). Në këtë manuskript është edhe një Relacion i don Zef Ramajt i datës 26 shkurt 1914 nr. 19/P. Këtu shihet shumë qartë se don Zef Ramaj i rekomandonte Konsullatës austro-hungareze në Shkup që në Janjevë për mësues në shkollën e kishës katolike të atjeshme të dërgonin mësuesin Filip Bojaxhiu, sepse ekzistonte rreziku që zyrtarët serbë ta mbyllnin atë shkollë.
Don Zefi “vdiq” në rrethana të jashtëzakonshmedhe mistike më 1914. Sipas disa dëshmive, don Zef Ramaj nuk vdiq natyrshëm. Ai nuk lëngonte nga ndonjë sëmundje. Ishte me shëndet të mirë. Por ai kishte një konflikt të vështirë me qeverinë e athershme serbe, e cila synonte shpartallimin e famullisë katolike në Shkup. Këtë mendonte ta arrinte me hapjen, mes për mes oborrit të Kishës Katolike, të një rruge – synim ky që kundërshtohej këmbëngultazi nga don Zefi. Qëllimi i qeverisë serbe nuk ishte që ta ndërtonte rrugën pikërisht përmjedis oborrit të kishës, por që të shkatërronte diçka që është katolike në Shkup. Prandaj, pasi don Zefi e refuzoi kategorikisht këtë punë, pas një kohe të shkurtër “vdes” edhe pse me shëndet ishte mirë.
Rrethana që don Zefi “vdiq” më 1914 i shërbeu z. Plasari si “mbështetje” për t'sqaruar pyetjen, se si Gonxhe Bojaxhiu ishte pagëzuar pas “vdekjes” së të jatit, Kolë Bojaxhiut, i cili paska vdekur më 1919. Gonxhe Bojaxhiu u lind më 1910; don Zef Ramaj vdiq më 1914, ndërsa Kolë Bojaxhiu më 1919. Plasari thotë se Gonxhja është pagëzuar pas vdekjes së Kolës. Kush di të ma shpjegojë se si është e mundur kjo punë. Sipas dokumenteve që posedojmë, logjika e shëndoshë na thotë se Gonxhja është pagëzuar në Kishën Katolike të Shkupit menjëherë pas lindjes, pra një ditë pas lindjes; nuk e di se mbi çfarë logjike i mbështet Plasari të dhënat e tij. Pagëzimit të Gonxhes do t’i kthehemi edhe një herë më poshtë.
Bojaxhinjtë e Prizrenit ishin katolikë me babë e babëgjysh, deri aty kemi arritur ta gjurmojmë këtë punë. Por, nëse ka nevojë dhe nëse këto nuk janë dëshmi të mjaftueshme për Plasarin, për hir të së vërtetës do të vazhdojmë edhe më tej. Gjyshin dhe babanë e Kolë Bojaxhiut i hasim në Prizren në kompanitë kishtare. Këtu pra e kemi dëshminë e parë, se nëse gjyshi i Kolës dhe babai i tij ishin katolikë, atëherë mund të përfundojmë se Kola, jo vetëm që ishte katolik, por edhe i pagëzuar në Prizren, i rritur e i formuar dhe i frymëzuar nga kultura e Kishës Katolike. Si i tillë, pra si katolik shqipta, ka mundur të martohej me Dranen dhe në një familje të tillë katolike shqiptare është lindur edhe Gonxhja me 26, e jo më 27 gusht 1910. Ka datime të ndryshme edhe përsa i përket vitit të vdekjes së të jatittë Gonxhe Bojaxhiut, Kolës. Kolë Bojaxhiu ka vdekur më 1919 e jo më 1918, gjykuar mbi bazën e mbishkrimit në një pllakë që iu ngrit me rastin e vizitës që Nëna Terezë i bëri varrit të t’et në varrezat e përbashkëta në Butel të Shkupit.
Po i kthehem prapë pagëzimit të Nënës Terezë. Për ta kuptuar më mirë këtë, duhet të sqarohen disa gjëra. Qysh prej fillimit të shekullit XIX në Kishën Katolike fëmijët pagëzohen menjëherë pas lindjes së tyre, përkatësisht në interval kohe prej një jave. Kjo mund të shihet edhe në amzat e të gjitha famullive katolike të Kosovës. Së këndejmi mund të pohohet me plotë të drejtë se Gonxhja ishte pagëzuar menjëherë pas lindjes. Para vetes i kam dy biografi të autorizuara të Nënës Terezë: Kathryn Spink: Mutter Tereza: Ein Leben für die Barmherzigkeit dhe Navin Chawla: Mutter Teresa die Autorisierte Biographie. Në të dyjat shkruhet se Nëna Terezë është pagëzuar menjëherë, një ditë pas lindjes së saj. Nëna Terezë vetë e ka dëshmuar se ajo është pagëzuar me 27 gusht të vitit 1910, kur i ati i saj ishte ende gjallë, shih Spink fq. 21, ashtu dhe Chawla fq. 30. Po ashtu edhe Eugen Vogt shkruan se pagëzimi i saj ishte më 27 gusht, një ditë pas lindjes së saj (Eugen Vogt, Mutter Teresa. Lebensbild, geistliche Texte 1990, fq. 11). Këtu ka mbase nevojë edhe për sqarimin se në Kishën Katolike ekziston kalendari kishtar dhe në secilën ditë e datë janë të shënuar emrat e gjithë shenjtoreve dhe shenjtorëve që kremtohen. Pra, në familjet katolike ishte traditë që emri i fëmijës të jetë në kalendarin kishtar, në mënyrë që fëmija ta ketë pajtorin e vet, përkatësisht shenjtoren apo shenjtorin e vet. Ka edhe shumë katolikë që përveç ditëlindjes e festojnë edhe ditën e emrit, pra ditën e shenjtores apo shenjtorit. Sipas enciklikave të Selisë Shenjtë që i dedikoheshin popullit shqiptar, si psh. enciklikat: “Inter Omnigenas“ e vitit 1744, apo „Quod Provinciale Concilium“ e vitit 1754 apo edhe dokumenti që për studiues tanë nuk është shumë i njohur „Decretum que reprobantur nonnullae praxes christianorum occultorum muhamethanum sectam simultantium“ i vitit 1774 preferohet që fëmijëve të krishterë t’u vihen emra të krishterë. Kjo gati më së shumti ka të bëjë me territorin e sotëm të Kosovës dhe të Maqedonisë. Shtrohet pyetja: çfarë ka të bëjë kjo me Gonxhe Bojaxhiun e lindur më 26 gusht 1910 dhe e pagëzuar më 27 gusht të atij viti nga famullitari i Shkupit don Zef Ramaj. Shpesh na bie ta lexojmë edheemrin e pagëzimit, Agnez apo Anjeze të Nënës Terezë. Kjo ka ndodhur duke qenë se në kalendarin kishëtar nuk kishte atëherë ndonjë shenjtore me emrin Gonxhe. Dhe emri i pagëzimit i Gonxhes sipas datës kur u pagëzua ajo, pra një ditë pas lindjes, është emri i Shën Anjezës. Kjo tregon se familja e Gonxhe Anjeze Bojaxhiut e njihte dhe e respektonte prej kohësh traditën e Kishës Katolike.
Në libërthin me të gjitha fjalimet, lutjet, meshët, këngët etj. që janë mbajtur në Vatikan me rastin e lumturimit të Nënës Terezë në Romë me 19. 10. 2003 është një biografi e shkurtër, në të cilën për Nënën Terezë është shënuar se “... Lindi më 26 gusht 1910 në Shkup (...) U pagëzua me emrin Gonxhe Anjeze, mori kungimin e parënë moshën pesë vjeç e gjysmë, ndërsa u krezmua në nëntor të vitit 1916.” Në Kishën Katolike kungimi i parë dhe krezmimi nuk mund të merret, nëse akëcili nuk është i pagëzuar. Edhe kjo rrethanë nga praktika e Kishës dëshmon se Gonxhja ishte e pagëzuar në Kishën Katolike para vdekjes së t’et (për kungimin dhe krezmimin sh.: Beatificazione di Madre Teresa di Calcutta piazza San Pietro, 19 ottobre 2003, versioni shqip, fq., 28). Tani e pyes z. Plasari, jo për ditën e pagëzimit, që ishte ditën e dytë pas lindjes, por ku ka element vllah në familjen Bojaxhiu?

Dëshmia e Nënë Terezës dhe mjeranët me veshë në lesh

By blood I am Albanian. My citizenship is Indian. I am a catholic nun. As to my calling, I belong to the world. As to my heart, I belong entirely to the heart of Jesus”. Përkthimi: “Me gjak jam shqiptare; me nënshtetësi, indiane. Përsa i përket besimit, jam murgeshë katolike. Sipas thirrjes, i përkas botës. Por zemra ime i përket plotësisht Zemrës së Krishtit”), ka deklaruar Nëna Terezë më 1979 në Oslo para gjithë gazetarëve. ثshtë “guxim” të hidhet poshtë ajo që e thotë Nëna Terezë vetë. Më duhet ta pranoj se shkrimi i A. Plasarit nuk më befasoi aq sa më befasuan dy shkrime të tjera. Njëri i Abdi Baletës, në të cilin thoshte: „Po të mos ishte një agjente e zellshme dhe e vyer e veprimtarisë së Vatikanit, Tereza do të kishte mbetur një person i panjohur në këtë botë, sikurse kanë mbetur me mijëra që kanë bërë sakrfica njerëzore ndoshta edhe më të mëdha. Tereza Bojaxhiun e bëri të famshme me emrin ‘Nënë Tereza e Kalkutës’ më shumë propaganda e fuqishme e Vatikanit, sesa përkushtimi e sakrifica e saj. Kush nuk kupton kaq gjë, kot hyn të bëjë analiza”. Dhe më tej: „Tereza në OKB nuk kishte vajtur si përfaqësuese shqiptare, por si përfaqësuese e Vatikanit, pra si agjente e Vatikanit. Enver Hoxha nuk ka gabuar kur e quante të tillë.“ A ka kund injorancë më të madhe se këto rreshta që u shkruan në qershor të vitit 2001. Baleta e ndjen mbase për turp që edhe ky, si e gjithë bota, ta quajë Nënë Tereza. Baleta e di se Nëna Terezë ia ka falur këtij të gjitha të padrejtat kundër saj, e pra do t’ia falë edhe këtë; ajo e fali edhe Enver Hoxhën, kur bashkë me Nexhmijen shkoi te varri i tij me një tufë lule në dorë. Siç dihet, kur Nëna Terezë po mbante fjalim në selinë e Kombeve të Bashkuara, Abdi Baleta (kështu dëshmon ky vetë), doli nga salla, kurse më 2001 shprehet se “Tereza” nuk e përfaqësoi popullin shqiptar. Kush më mirë se Nëna Terezë e përfaqësoi popullin shqiptar në këtë botë? Enver Hoxha? Abdi Baleta?
Shkrimi tjetër që më befasoi është i Ardian Vehbiut. Ky shkruan ndër të tjera ”Përndryshe, lidhjet e mirëfillta të veprimtarisë së Nënë Terezës me jetën dhe kulturën në Shqipëri janë disi të dobëta për të përligjur tërë këtë bujë bombastike, pa përmendur indinjatën histerike dhe logorrenë nacionaliste të të gjithë "nënë-terezistëve" të orëve të fundit; as ka kuptim t'i jepet ndonjë farë ngjyrimi i spikatur etnik ose kombëtar një figure si Gonxhe Bojaxhiu...“ (Bota Shqiptare nr. 90, gusht 2003). Pyes A. Vehbiun, a s’ është humanizmi kulturë?
Dihet sa dhimbje shpirtërore i ka shkaktuar vendi i vet Nënës Terezë, pikërisht kur nuk i lejohej të vizitonte nënën e vet në Tiranë. Përveç atyre epiteteve dhe ofendimeve publike që disa ende nuk i kanë shmangur nga goja dhe të cilëve as s’u ka shkuar mendja t’i kërkojnë falje publike, shteti i Nënës Terezë nuk po del ende me një lloj ligji për ta mbrojtur “bijën e vet”, por lejon që ta shajnë e ta përbuzin pikërisht ata që as nuk deshën ta dëgjonin kur ajo fliste në OKB, sepse e etiketonin si spiune. Nënën Terezë nuk e pranuan për të tyren as ata që as nuk duan të dëgjojnë dhe me çdo kusht synojnë ta pengojnë ndërtimin e Katedrales në kryeqytetin e Kosovës, e cila do t’i kushtohet pikërisht kësaj Nëne. Në kohën kur tërë bota e nderonte, Nëna Terezë e vizitonte edhe vendin e vet, pra Shkupin dhe Kosovën, por asnjëherë nuk pati aq shumë njerëz që ta prisnin në aeroport apo në rrugë, ndërsa kudo ku shkonte në botë ajo përjetonte pritje madhështore, por në vendin e vet, pra në Shkup e besa as në Kosovë jo.
 
Top