Bojkoti i kampionatit, Libohova flet pas mbledhjes: Ja çfarë vendosëm ditën e sotme

Pas përfundimit të mbledhjes së Ligës, presidenti i saj, Edvin Libohova është shprehur se ende nuk është marrë një vendim për kampionatin dhe nëse do të vazhdojë apo jo bojkoti. Libohova u shpreh se i është dhënë kohë qeverisë deri ditën e enjte për një përgjigje përfundimtare për realizimin e kërkesave dhe më pas ditën e premte do të ketë tjetër mbledhje të Ligës dhe klubeve.
1603958484790.png

“Presidentët e Ligës ridiskutuan edhe njëherë për situatën. Jemi në një situatë ku ne prisnim ditën e premte një përgjigje nga Ministria e Financave, që akoma nuk e kemi zyrtarisht. Duke parë sinjalet pozitive nga takimi i presidentit Duka me kryeministrin Rama, presidentët vendosën që ne do të presim deri ditën e enjte, nëse do të kemi një përgjigje nga qeveria. Më pas do mblidhemi për të vendosur për vazhdimin ose jo të bojkotit.

Po i lëmë një afat tjetër, për të pasur një përgjigje dhe më pas do mblidhemi për të marrë vendimin përfundimtar. Nuk e dimë pse ende nuk ka ardhur një përgjigje përfundimtar. Nuk ka një ngërç. Nëse nuk vjen deri ditën e enjte përgjigja, do mblidhet Liga ditën e premte dhe më pas do vendosim. Nuk kemi detaje se çfarë diskutoi Duka me Ramën, ishte pozitiv, por nuk kemi detaje. Ky bojkot nuk e rrezikon sezonin. Nuk është diskutuar asnjë formulë te re për kampionatin.”, u shpreh Libohova.

PANORAMASPORT.AL
 

Attachments

  • EDVIN-LIBOHOVA.jpg
    EDVIN-LIBOHOVA.jpg
    58.7 KB · Shikime: 76
Last edited by a moderator:
Top