• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Boks, sonte Haxhi Krasniqi sfidon Jurgen Brahmer per titullin e botes

Aver

VIP
Haxhi Krasniqi: Dua të bëhem shqiptari i parë që e fiton titullin



Haxhi Krasniqi sonte (e shtunë) ngjitet në ring, në meçin jetësor të tij. Junikasi do ta kërkojë titullin e kampionit botëror përballë kampionit në fuqi, Jurgen Brahmer.
Optimizmi është i madh në zemrën e Krasniqit, i cili dëshiron t’i bëjë krenarë gjithë shqiptarët. Përballja do të zhvillohet në Rostock të Gjermanisë, ku kosovari njihet me emrin Robin, transmeton gazeta Zëri.

“Kjo është sfida më e rëndësishme e jetës sime”, ka thënë Krasniqi, i cili në dhjetor e mposhti polakun Dariusz Sek.

“Jam përgatitur maksimalisht për këtë luftë, prandaj dua të fitoj, sepse konsideroj se e meritoj, duke e pasur parasysh punën që e kam bërë”, ka theksuar 27-vjeçari, i cili me optimizëm do të ngjitet në ring, rreth orës 22:30.

Haxhi Krasniqi ka nënshtetësi gjermane. Në rast se triumfon përballë Brahmer, fitoren do ta ndajë në dysh: me Gjermaninë, që i dha gjithçka për të mbërritur deri këtu ku është sot,dhe me vendin e tij, Kosovën dhe bashkëkombësit e tij, shqiptarët, të cilët gjithnjë i ka pranë.

“Vendi im, Kosova, ka vuajtur shumë. Shqiptarët janë përkrahësit dhe motivuesit e mi. Unë dua t’i bëj krenarë të gjithë ata. Dua ta shkruaj historinë e boksit gjerman, e njëkohësisht dua të bëhem boksieri i parë shqiptar që e fitoi titullin”, ka theksuar Haxhi Krasniqi, i cili sa herë që feston, menjëherë vjen në Kosovë, për ta ndarë suksesin e gëzimin me bashkëkombësit e tij.

Nga ana tjetër, kundërshtari i Krasniqit ka shprehur respekt për kosovarin e shkëlqyeshëm, por thotë se nuk do ta lëshojë brezin e kampionit botëror, të cilin e posedon, duke shprehur kështu bindjen e tij se do të fitojë/telegrafi.
 

ricky_ch

******
Pe: Boks, sonte Haxhi Krasniqi sfidon Jurgen Brahmer per titullin e botes

Sukses herën tjetër!


Një koment:

 

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Titulli: Boks, sonte Haxhi Krasniqi sfidon Jurgen Brahmer per titullin e botes

Mua me erdhi shum keq nga Krasniqi.... se ai kundershtari ia kishte ber fytyren perplot ajitje nga rrahjet. Sikur te ia ben me qellim, mu duk. Normal boksi me rrahje ka te bej, porse pse ta lendoj aq keq fytyres?

Mua me erdhi shum keq nga Krasniqi, sepse ne fakt ai me i mir se kundershtari i tij ishte.... porse iu rrotullua.

I uroj sukses ne heren tjeter Krasniqit, qe kundershtarin ta bej per tokë...
 

C3nI

Anëtar i Nderuar
Titulli: Boks, sonte Haxhi Krasniqi sfidon Jurgen Brahmer per titullin e botes

Krasniqi ishte me i mire , por dobesia e Krasniqit pse humbi ishte koka e tij e dobet .
 
Last edited:

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Titulli: Boks, sonte Haxhi Krasniqi sfidon Jurgen Brahmer per titullin e botes

cdokujt ia ben koka e tij e dobet, jo vetem atij.....

cte bejm, fatkeqesisht humbi dje... porse do te fitoj perseri Krasniqi sepse eshte i fortë.
 

Vvetoni

Larguar
Titulli: Boks, sonte Haxhi Krasniqi sfidon Jurgen Brahmer per titullin e botes

"U kon shqiptari, gjermani edhe amerikani... ka fitu shqiptari..."

E vetmja herë kur një shqiptar fiton.
 

Gerti2

Donatorë
Titulli: Boks, sonte Haxhi Krasniqi sfidon Jurgen Brahmer per titullin e botes

Nga ato 4 minuta video qe pash aty siper, ai Jurgen dukej qe kishte me shume teknike.
Ndersa ajo video e dyte aty poshte ky thote "Komentet e nji Shqiptari" ajo video duhet te quhet "Komentet e nji Kosovari" se ai vetem Shqip nuk flet aty.
 

ricky_ch

******
Pe: Titulli: Boks, sonte Haxhi Krasniqi sfidon Jurgen Brahmer per titullin e botes

Nga ato 4 minuta video qe pash aty siper, ai Jurgen dukej qe kishte me shume teknike.
Ndersa ajo video e dyte aty poshte ky thote "Komentet e nji Shqiptari" ajo video duhet te quhet "Komentet e nji Kosovari" se ai vetem Shqip nuk flet aty.
Pse a sërbisht foli a?
 

ricky_ch

******
Pe: Titulli: Pe: Titulli: Boks, sonte Haxhi Krasniqi sfidon Jurgen Brahmer per titull

Serbisht eshte gjuhe tjeter. Kosovarce eshte gjuhe tjeter dhe Shqipja eshte gjuhe tjeter.
Po shihe njëherë?

Ky na qenka zbulim i shekullit!
 

Gerti2

Donatorë
Titulli: Pe: Titulli: Pe: Titulli: Boks, sonte Haxhi Krasniqi sfidon Jurgen Brahmer p

Po shihe njëherë?

Ky na qenka zbulim i shekullit!
Un e di qe kjo gje eshte shume shokuese per ju Kosovaret por realiteti eshte qe ne "Shqiptaret" jemi kombi me divers ne bote. Po te levizesh 50KM ne Jug ose ne Veri, ndryshon gjuha, veset, zakonet, veshjet etj etj.
 

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Titulli: Boks, sonte Haxhi Krasniqi sfidon Jurgen Brahmer per titullin e botes

Shife do dilni ju ne temë tjeter....

Ti beni atij kurajo :) per heren tjeter qe te fitoj, do ishte me mir... sesa diskutimi ishte shqip apo jo shqip?
 

ricky_ch

******
Pe: Titulli: Pe: Titulli: Pe: Titulli: Boks, sonte Haxhi Krasniqi sfidon Jurgen Brahm

Un e di qe kjo gje eshte shume shokuese per ju Kosovaret por realiteti eshte qe ne "Shqiptaret" jemi kombi me divers ne bote. Po te levizesh 50KM ne Jug ose ne Veri, ndryshon gjuha, veset, zakonet, veshjet etj etj.
Problemi është tek ti zotëri, që ti s'mund ta pranosh
ndryshueshmërinë.
Ajo ekziston gjithkund, por ti s'ke njohuri për popujt tjerë,
si pehs në Gjermani, dialektet kanë aq ndryshim që tن merr mendja
se nuk është gjermanisht.

Po kur s'ka ekzistuar gjuha letrare shqpe, si kanë folur
shqipëtarët?

Edhe ky që dëgjove në video është shqip, por është dialekt.
Edhe të gjithë paraardhësit e tij me shekuj kanë folur
njësoj si ky në video.

Edin ti sa kam unë problem të kuptoj një të Shqipërisë
kur flet? Apo ty merr mendja që gjithëkah është perfekt?
Po të dëgjosh një tetovar apo gostivarli? Ka për të të dukur
komplet gjuhë tjetër!

Në fakt edhe flas në dialekt, dhe marrë frymë në të, ndërsa
letrarja është vetëm gjuhë komunikimi, origjinal jam në dialekt,
e kupton? Si të gjithë të tjerët.

Pra, kjo është ajo shokuesja për ty se është normale të flasësh në
dialekt.
 

Vvetoni

Larguar
Titulli: Pe: Titulli: Boks, sonte Haxhi Krasniqi sfidon Jurgen Brahmer per titullin e

Serbisht eshte gjuhe tjeter. Kosovarce eshte gjuhe tjeter dhe Shqipja eshte gjuhe tjeter.
A e din të shtëpisë që je kaq budalla?
 

Gerti2

Donatorë
Titulli: Boks, sonte Haxhi Krasniqi sfidon Jurgen Brahmer per titullin e botes

Pershendetje Ricky.

Problemi me ju eshte se ju doni ti klafisikoni gjerat si te ngjashme duke justifikuar gjuhen letrare Shqiptare ne kete mes.
Duke pasur kete llogjike, harron qe ajo qe po thoja me siper eshte pikerisht ndryshueshmeria qe egziston tek ne si rajon dhe e ngaterron kete gje me dialektin.
Duke qene se ne Shqiptaret jemi shume te ndryshem jo vetem nga dialekti, por dhe nga arsyet qe permenda me siper une mendoj qe eshte e kote te quhash nji rajon si "Shqiptar" thjesht duke u bazuar ne gjuhen letrare, nderkohe qe nuk kemi shume gjera te perbashketa. Pikerisht ketu qendron ndryshimi ne mendim midis ne te dyve pasi per arsye qe nuk i kuptoj, ju doni ti permblidhni te gjitha detajet e rajonit Shqiptar nen rrogozin qe quhet 'Gjuha Letrare" nderkohe qe ne realitet un dhe ti do na duhej nje perkthyes per tu marre vesh pasi as une dhe as ti nuk duam qe ta heqim dialektin dhe zakonet e rrajonit ku jetojme. Kur te them fjalen "perkthyes" ta them me shume sinqeritet pasi nji miku im qe eshte nga Shkodra, duhet te mi perserisi dy here fjalet qe thote dhe pastaj duhet te mi perktheje ne gjuhe letrare qe te kuptohemi. Imagjino tani kur thote barcaleta ai Shkodrani. Te gjith Shkodranet qeshin ndersa un do qesh pese minuta mprapa, mbasi ma ka perkthyer ne gjuhe letrare.

Te pershendes dhe njihere dhe me behet qefi per debatin qe solle ketu pasi e di qe jeni shume sensitive me mendimet ne te cilat nuk jeni dakort.
 

Gerti2

Donatorë
Titulli: Pe: Titulli: Boks, sonte Haxhi Krasniqi sfidon Jurgen Brahmer per titullin e

A e din të shtëpisë që je kaq budalla?
Ata t'shipis time jan n'burg se vran njonin n'Internet kur i tha qe Kosova dhe Shqipria jan njilloj. Byp, m'sopat kokes direkt.
 
Top