Boksieri shqiptar kafshon kundërshtarin serb

NeVertiti

~Kohe & Stine~

Ndeshja e boksit mes shqiptarit Astrit Klimenta dhe boksierit serb, Adrej Pesiç nuk ka përfunduar në mënyrë të rregullt.

Mediat gjermane shkruajnë se boksieri shqiptar kreu një veprim të ngjashëm me atë të Mike Tyson ndaj Evander Hollifield, duke i kafshuar veshin kundërshtarit të tij.

Por përplasjet në ring kanë vazhduar edhe pas përfundimit të ndeshjes nga arbitri i saj. Boksieri shqiptar Astrit Klimenta ka shkëmbyer grushte edhe me trajnerin e kundërshtarit të tij.

Pas kësaj ndeshje, Klimenta ka bërë një sqarim në profilin e tij zyrtar në “Facebook”, ku thotë se si para, ashtu edhe gjatë ndeshjes ai është fyer nga kundërshtari i tij.

“ثshtë skandal apo jo, nuk e di, por mund të them se ata nuk ishin sportivë as përpara meçit. Ata bënë fyerjet më të rënda të mundshme raciste ndaj meje dhe kombit tim dhe nuk mund të isha i drejtë në ring, nuk isha mirë në aspektin psikik edhe pse jam munduar që të përmbahem në maksimum, por nuk arrita dhe këtë nuk mund ta ndryshoj më. Por, në anën tjetër nuk mund të lejoja që fyerjet të vazhdonin kundrejt meje dhe kombit tim”, shkroi boksieri shqiptar.

/ Top Channel
 
Top