Bolt "fluturon" në Londër

E3

Anëtar i Nderuar
Usain Bolt fitoi medaljen e artë në garën e 100 metrave në kuadër të lojërave olimpike “Londër 2012”.

Xhamajkani mbrojti titullin e fituar në Pekin para katër vitesh me kohën 9.63 sekonda, i cili ishte një rekord i ri olimpik.

Bolt, i cili mban edhe rekordin botëror në këtë disiplinë, u bë sprinteri i parë që e mbron medaljen e artë olimpike që kur amerikani Karl Ljuis e fitoi për të dytën herë radhazi në vitin 1988.

bolt.jpg


Vendin e dytë e zuri xhamajkani tjetër




bolt1.jpg


bolt2.jpg



Bolt: Dua të jem legjendë

“Ky është një hap tjetër drejt objektivit tim: dua të jem legjendë.”

Këto janë fjalët e Usain Bolt menjëherë pas fitores së medaljes së artë në garën e 100 metrave, në “Londër 2012”.

bolt3.jpg




bolt-festa.jpg


Sprintieri zbuloi edhe menunë e ditës së finales: “Kam ngrënë banane dhe një sanduiç para garës. Sanduiçi sigurisht që ishte pa salsë. Ndërsa gjatë ditës kam ngrënë pilaf dhe mish pule.”

bolt4.jpg


tch
 

Kitty

Anëtar i Respektuar
Titulli: Bolt "fluturon" në Londër

Po grosh a nk kishte ngrene? :p :p
 
Titulli: Bolt "fluturon" në Londër

Eshte pritur qe te marre vendin e pare Bolt . Se vertet eshte i shpejt ............
 

E3

Anëtar i Nderuar
Titulli: Bolt "fluturon" në Londër

Fitorja e Bolt, humbje kolosale për bastet


bolt.jpg

Fitorja e mrekullueshme e Usain Bolt në finalen e 100 metrave në Lojrat Olimpike i shkaktoi humbje të mëdha kompanive të basteve në të gjithë botën, që pas disa rezultateve të fundit jo të mira të rekordmenit të botës, ofruan koefiçentë befasisht të lartë për të në fillimin e garave.

Në disa kompani bastesh, fitorja e Bolt në një disiplinë që përfshinte edhe pesë njerëzit e tjerë më të shpejtë të të gjitha kohërave u kuotua me koefiçentin 1,8, duke inkurajuar shumë persona që të vendosnin baste për xhamajkanin.

Forma e tij e mirë bëri që në finale kuota të reduktohej në 1,2, përballë 4,5 të favoritit tjetër më të madh, Yohan Blake, por dëmi ishte bërë.

Si rrjedhojë e triumfit të Bolt, me një rekord të ri olimpik, kompanive të basteve iu shkaktua miliona euro humbje.


tch
 

E3

Anëtar i Nderuar
Titulli: Bolt "fluturon" në Londër


Bolt mrekullon botën

bolt-festa.jpg

Për 38 sekonda, Usain Bolt mblodhi 3 medalje ari në Pekin, ndërkohë që Londër ai e nisi rrugëtimin për t’u shëndërruar në një legjendë rekordin olimpik në 100 metra.

Gazetat angleze ia kanë dedikuar xhamajkanit faqet e para duke e cilësuar atë edhe si "Biri i Erës". "Bolt i lë shumë prapa rivalët", është titulli i “Independent”. "Mrekullia Bolt!", titullon shkrimin e saj “Daily Mirror”, gazetë kjo e cila nënvizon garën që Bolt do të zhvillojë të martën në baterinë 200 m.

"I pakapshëm" e titullon shkrimin e saj gazeta tjetër angleze “Daily Mail”, e cila ka publikuar dhe foton e finishit të garës ku
Londër 2012 duket qartësisht distanca mes Boltit dhe sprintierave të tjerë.

Po kjo gazetë ka nxjerrë dhe disa foto të atletit xhamajkan duke festuar pas garës me tre bukuroshe në orën tre të natës. L’Equipe: “Më i madhi mes atletëve”, është titulli kryesor i presigjiozes franceze, e cila shkruan se me këtë medalje xhamajkani po futet akoma më thellë në legjendën e atletikës botërore.

"Predha Bolt" është faqja e parë e italianes sportive “Corriere dello Sport”, e cila në shkrimin e saj thekson se biri i erës, tregoi edhe në londër se është i pakapshëm.

Gazeta italiane kujton se xhamajkani me këtë të fituar në dy Olimpiada ka barazuar legjendën amerikane Carl Leëis. Titulli i gjermanes Bild është "Gjigandi i arit", gazetë kjo që e ka cilësuar si të çmendur garën e xhamajkanit.

Usain Bolt, njeriu më i shpejtë në botë, vrapoi si raketë duke përshkruar 100 m në 9.63 sekonda.


tch
 

E3

Anëtar i Nderuar
Titulli: Bolt "fluturon" në Londër

Xhamajkë, suksesi i Bolt, festë kombëtare


Një ishull me tre milionë banorë në Karaibe dhe i rrethuar nga të gjitha anët nga Oqeani Atlantik, Xhamajka njihet për pak gjëra përveç faktit që është atdheu i njerëzve më të shpejtë në botë.

Prandaj, siç mund të pritej, për këtë ishull formalisht ende pjesë e kurorës së Mbretërisë së Bashkuar, finalja olimpike e 100 metrave është një moment gjatë së cilit i gjithë kombi mban frymën.

Usain Bolt, i ndjekur nga bashkëkombasi i tij Blake, edhe një herë më shumë tregoi se është praktikisht i pakapshëm, ndërsa fitoi një titull të dytë pas atij të Pekin 2008, duke vendosur një rekord të ri olimpik.


xhamajke1.jpg


xhamajke2.jpg


xhamajke3.jpg


Shija e suksesit bëhet edhe më e veçantë duke pasur parasysh se midis tetë finalistëve, pesë ishin njerëzit më të shpejtë të historisë, ish-rekordenë bote apo ish-kampionë olimpikë, si xhamajkani Asafa Powell, amerikanët Gay e Gatlin dhe vetë Blake.

xhamajke4.jpg


xhamajke5.jpg



E ndërkohë, ndërsa Bolt postoi në “Twitter” rreth orës tre të mëngjesit foto të festës së tij personale, ku spikaste edhe ajo e tija me anëtarët të ekipit të hendbollit suedez në parti, tre milionë xhamajkanët pushtuan rrugët e kryeqytetit Kingston dhe qyteteve të tjera të vendit, në një shfaqje të rrallë krenarie kombëtare, që vazhdoi deri në orët e para të mëngjesit të së hënës.


xhamajke7.jpg



xhamajke8.jpg



xhamajke9.jpg








tch
 

E3

Anëtar i Nderuar
Titulli: Bolt "fluturon" në Londër

Bolt shndërrohet në Legjendë

Usain Bolt është një sportist i historisë tashmë dhe shumë i parashikueshëm, në cdo garë shpejtësie, xhamajkani është përpara të gjithëve, por këtë herë gara e 200 metrave rezultoi një dominim i Xhamajkës, me tre vendet e para.

Me kohën 19.32 sekonda Bolt nuk arriti të thyejë asnjë rekord, por gjithsesi, mbetet një hap përpara të tjerëve dhe vendi prej nga ai vjen, është shumë përpara pasi, Blejk dhe Uorren e pasojnë duke fituar edhe dy medaljet e tjera të mbetura, respektivisht të argjendën dhe të bronxtën.

Me këtë sukses Usain Bolt shndërrohet në një sportist rekordesh, pasi me katër medalje të arta në kategoritë individuale, arriti të kalojë Karl Ljuisin i cili ishte atleti i parë që dominoi të dyja garat bashkë të 100 dhe 200 metrave, gjë të cilën Usain Bolt arriti ta bëjë në dy Olimpiada.

tch
 

E3

Anëtar i Nderuar
Titulli: Bolt "fluturon" në Londër

Stafeta 4x400, eliminohet Xhamajka e Bolt

bolti.JPG



ثndrra e Xhamajkës për të marrë nga duart e amerikanëve stafetën e tyre të preferuar, atë 4x400, u ndërpre në mes ditën e enjte, pas dëmtimit të një prej atletëve në kualifikuese.

Eliminimi i Xhamajkës privon edhe Usain Bolt nga mundësia që të garonte në këtë garë, ndonëse rekormeni i botës në sprint dhe 200 metra nuk merr pjesë zakonisht në një xhiro të plotë rreth pistës.

Ekipi i stafetës së ishullit të ndodhur në Karaibe pritej që të fitonte lehtësisht stafetën, por Gonzales, i rikthyer së fundmi nga një dëmtim, pësoi një tërheqje gjatë xhiros së tij, duke mos mundur të dorëzonte stafetën tek shoku i tij.

Kjo bëri që Xhamajka të eliminohej, duke lënë në finale amerikanët me statusin e superfavoritëve.

Bolt, njeriu më I shpejtë në botë, kishte thënë të mërkurën se po mendonte seriozisht të merrte pjesë edhe në stafetën 4x400.

Në Pekin, ai fitoi tre medalje të arta, në 100, 200 dhe 4x100 metra, arritje që ka nisur ta mbrojë me suksesin e ri në 100 metra, më parë gjatë javës.


tch
 

E3

Anëtar i Nderuar
Titulli: Bolt "fluturon" në Londër

Medalja e tretë e artë për Bolt

xhamajka-stafeta.jpg


Usain Bolt ka fituar medaljen e tretë të artë në “Londër 2012” pas triumfit në garën e 100 metrave dhe 200 metrave.

Ditën e shtunë sprinteri xhamajkan ka fituar edhe garën e stafetës 4x100 me Xhamajkën duke vendosur një rekord të ri botëror (36.84).

Skuadra e formuar nga Nesta Carter, Michael Frater, Yohan Blake dhe Usain Bolt mundi Shtetet e Bashkuara të Amerikës që me Trell kimmonds, Justin Gatlin, Tyson Gay dhe Ryan Bailey fituan medaljen e argjendtë (37.04).

Medalja e bronztë shkoi për Trinidad Tobago pas skualifikimit të Kanadasë.

tch
 

Morena

...Δʝɛя...
Titulli: Bolt "fluturon" në Londër

O sa me pelqen ky mua, kur e sheh qe ecen aq shume te behet mishi morrniza morrniza.
 

Hartini

Antarë i Respektuar
Titulli: Bolt "fluturon" në Londër

Po po vrapojne keta me shpejt se une se kan pire porcjonin magjik lol
 
Top