Bota e internetit

Lauri

Anunnak
"Lundrimi" në internet pa dyshim që ka ndryshuar jetën tonë në të gjitha aspektet..! Për këtë kemi fatin që jemi gjenëracioni që jetoj fillimin e botës virtuale.
Prandaj na thoni anët pozitive dhe negative të kësajë botë të paimagjinueshme diçka 20 vjet më parë.
Sa ndikon në jetën tuaj kjo botë?
FB_IMG_1591525684208.jpg
ps. Apo varet gjithçka nga kapetani 🤔🤪
 

Darius

DENY IGNORANCE
Staf në FV.AL
Realiteti i brezit tone eshte gelltitur nga virtualiteti. Pune, shkolle, shtepi, Interneti, kompjuterat, celularet kane nenshtruar kohen tone.

Virtualiteti eshte me i fuqishem se realiteti. Mendoni per nje cast, a do te kishim ne mundesi te diskutonim me njeri-tjetrin dite per dite edhe pse na ndajne oqeane, kontrinente dhe shkruajme nga cepe te ndryshme te botes? A e gjejme kete mundesi ne jeten reale?! Sigurisht qe jo.
 

DeliriumMind

Dje ishte dje, sot eshte sot.
Virtualiteti me ka dhene mundesin te eksploroj limite te reja, te degjoj historine e tjerve dhe te marr mesim (ose te pakten te kuptoj se cfare sdo me pelqente) , te ndihem cik me pak vetem sepse kam tendenc autoizolimi: teorikisht me pelqejn dhe i dua te gjithe, praktikisht mjafton nje fjale e gabuar dhe te vej flaken.
 

NGU

Wild child full of grace 💫
Interneti po na meson gjera te reja ne lidhje me boten e larget dhe po na largon nga bota e afert.
 
Top