Bota e xhinve

Desa

Felix - Culpa
Une po flisja me Laurin ne fakt se ai me kupton dhe si bi shkurt por jep shpjegime. :)

Shpjegimi qe lexova ne liber mu duk bindes si ne aspektin historik ashtu dhe te religjionit.

Nejse po pres Laurin a do e gjeje.
Dhe po e gjeti, do sjellë me siguri atorë që mposhtin Heart 🙂
 
Marla

Themelues i Forumit
Une e di dhe pergjigjen dhe te kuptoj fort mire.. kam nje djale 23 vjec qe lexon nga Markus Aurelius e deri tek malcom x..
Dhe kur diskutoj me te ja tjetersoj pikpamjet duke i treguar realitetin .. qe njeriu mund te kete shume me shume shembuj te pashkruar se te shkruar qe te ndryshojn jeten .
Por duhej te ishim perballe te behej ky diskutim .

GJITHSESI ne i kemi pergjigjet ne vetvete per te miren dhe te keqen .
Ta kesh me jete! ♥️😘
 
Marla

Themelues i Forumit
Per ata qe skane info permbledhje nga ai liber qe make sense per mua. (Marre nga 1 botim ne internet se pertoj te shkrij nga celi me gjate)

MUHAMEDI

570-631

Vendimi për t’i dhënë Muhamedit vendin e parë në këtë libër me personalitetet më të shquara të historisë, mund t’u duket e papritur disa lexuesve, ndërsa të tjerëve mund t’u zgjojë dyshimin, nëse është ky i vetmi njeri në histori që ka arritur suksese të jashtëzakonshme si në zhvillimin e fesë së tij ashtu dhe në atë të nivelit qytetar?

Nga një prejardhje e thjeshtë, Muhamedi arriti të krijojë dhe të përhapë një nga fetë më të mëdha në botë dhe të bëhet një nga udhëheqësit politikë me efikasitet të jashtëzakonshëm.

Sot, trembëdhjetë shekuj pas vdekjes, ende është shumë i fuqishëm ndikimi i veprimtarisë së tij fetare.

Shumica e personaliteteve të këtij libri kanë patur fatin të lindin në erën e civilizimit. Ndërsa Muhamedi u lind në vitin 570 në Mekë, qytet në Arabinë Jugore – në atë kohë një rajon i prapambetur, larg gjithë qendrave të tregtisë , kulturës e shkencës. Në moshën gjashtëvjeçare mbeti jetim dhe u rrit në një mjedis të thjeshtë. Sipas të dhënave islamike, ai ishte i pashkollë.

Gjendja ekonomike e tij u përmirësua, kur në moshën 25-vjeçare u martua me një vejushë të pasur. Pavarësisht nga kjo, deri në moshën afro 40-vjeçare tek ai nuk u duk ndonjë shenjë e jashtme e një personaliteti të ardhshëm kaq të njohur.

Në atë kohë, shumica e arabëve besonin në shumë perëndi. Në Mekë jetonin një numër i vogël hebrenjsh dhe të krishterësh. Pikërisht nga ata ai mësoi për ekzistencën e një të plotfuqishmi Zot, i cili zotëron Gjithësinë. Në moshën 40-vjeçare , iu shfaq sikur (me ndërmjetësinë e Arkangel Gavrilit) kishte rënë në kontakt me Zotin (Allahun), i cili e kishte zgjedhur atë për të përhapur fenë e vërtetë. Pas kësaj, për tre vjet me radhë Muhamedi filloi të predikojë fenë e re tek miqtë e afërt e tek të njohurit.

Më vonë, rreth vitit 613 filloi ta predikojë atë në një rreth më të gjerë njerëzish e të rekrutojë ithtarë të tij. Pushtetarët në Mekë filluan ta shohin me sy të keq. Duke ndjerë rrezikun, në vitin 622, ai shkoi në Medinë (qytet rreth 320 km në veri të Mekës), ku i ofruan shërbime të rëndësishme me ndikim politik.

Ky largim nga Meka, i quajtur Gegira, u bë pike fati në jetën e tij. Në Medinë gjeti shumë ithtarë, që e respektuan dhe e nderuan si zot absolut. Në vitet e mëvonshme, kur numri i ithtarëve të tij u rrit shumë, filluan luftërat e njëpasnjëshme midis Medinës dhe Mekës. Në vitin 630, Muhamedi kishte arritur të bëhej udhëheqësi i vërtetë në gjithë Arabinë Jugore.

Fiset beduine në Arabi ishin të njohura për trimërinë e tyre. Por, si të pakta në numër e të çorganizuara nga grindjet dhe luftërat vetjake, ato nuk mund të mateshin me ushtritë e mbretërive të tjera që ishin më të mëdha në numër. Ndaj, u vendosën në rajonet bujqësore në veri. Të bashkuar nga Muhamedi e të frymëzuar nga besimi I tyre I zjarrtë në një Zot të vetëm të vërtetë, për here të pare në historinë e tyre u lëshuan në varg luftërash të vërteta: Në verilindje të Arabisë shtrihej hapësira e perandorisë së re Perisike e Sasanidëve, në veriperëndim shtihej Bizanti ose Perandoria Lindore Romake me qendrën e vet Kostandinopojën. Në numër , arabët nuk mund të krahasoheshin me kundërshtarët e tyre.

Megjithatë, në fushën e betejës situate u bë krejt ndryshe: arabët kurajozë dhe entuziastë filluan të pushtojnë gjithë Mesopotaminë, Sirinë dhe Palestinën. Në vitin 642, Egjipti u tërhoq nga Perandoria Bizantine, ndërsa ushtritë persiane kishin fituar në luftërat e mëdha rreth Kadasisë, në vitin 637 dhe Nehavendit në vitin 642.

Por, pushtimet e mëdha të arritura nën udhëheqjen e miqve më të afërt dhe idhtarëve të Muhamedit : Abu Bakr dhe Omar Ibi al Hatab nuk ishin fundi i sulmeve arabe. Në vitin 711, këto ushti shkelën Afrikën Veriore deri në Oqeanin Atlantik, prej andej u shtynë në veri, kaluan Gjibraltarin dhe pushtuan mbretërinë e Spanjës.

Në këtë kohë u shfaq edhe rreziku mysliman për të nënshtruar gjithë Evropën e krishtere. Por, në betejën e famshme për Turin, në vitin 732, kur kishin hyrë deri në mes të Francës, ata u thyen, u mundën nga francezët. Pavarësisht nga kjo humbje, për më pak se një shekull, fiset beduine, të frymëzuara nga fjalët e Profetit, krijuan perandorinë e tyre të madhe, që shtrihej nga India në Oqeanin Atlantik, gjë që s’ishte pare kurrë deri atëherë. Pas kësaj kudo ku shkelte ushtria myslimane, feja e re përhapej në mënyrë masive.

Në të vërtetë, kjo perandori nuk e pati jetën të gjatë. Më vonë, persianët edhe pse ruajtën fenë e Profetit u shkëputën nga arabët duke fituar pavarësinë e tyre. Në Spanjë pas një lufte shtatëshekullore, krishterët e thyen tërë gadishullin. Megjithatë, Mesopotamia dhe Egjipti, djepet e civilizimit antik, mbetën arabe, duke drejtuar në gjithë bregun verior afrikan. Kuptohet, që kjo fe e re, gjatë shekujve filloi të përhapej larg kufijve ku u themelua. Sot, feja myslimane ka me dhjetëra milionë ithtarë të saj në Afrikë, Azinë e Mesme dhe shumë më tepër në Pakistan, në Indinë Veriore dhe në Indonezi .Megjithatë, në nënkontinentin e Indisë, konflikti midis myslimanëve dhe indusve ende është pengesë kryesore e rrugës së bashkimit.

Në një situate të tillë, si duhet vlerësuar ndikimi i përgjithshëm i Muhamedit lidhur me historinë njerëzore?

Si të gjitha fetë, edhe islamizmi ka ndikim të madh tek ithtarët e vet. Pikërisht, për këtë arsye, të gjithë krijuesit e feve zënë vend të rëndësishëm në libër. Por në këtë rast, mund të duket si jo e drejtë vendosja e Muhamedit përpara Krishtit, kur dihet se të krishterët në botë janë rreth dyfish më shumë se myslimanët .Për këtë klasifikim në libër ka dy shkaqe kryesore:

Së pari, Muhamedi ka luajtur rol shumë më të rëndësishëm për zhvillimin e islamizmit, se Jezusi për zhvillimin e kristianitzmit. Edhe pse Jezusi ka dhënë bazat e normave etike dhe morale të krishterimit (se ato ndryshojnë nga të judaizmit) Shën Pavli është ai që përpunoi teologjinë kristiane, është ithtari kryesor I zjarrtë I idesë së re dhe autor I një pjese të madhe të Dhiatës së Re.

Ndërsa Muhamedi është krijuesi i teologjisë islamike dhe i parimeve kryesore etike e morale të myslimanizmit. Veç kësaj ai ka luajtur rolin kryesor në përhapjen e fesë së re dhe në krijimin e ideve të saj. Para së gjithash , ai është autori i librit fetar mysliman, Kuranit, një fjalor me urtësi të frymëzuara kryesisht nga ai.

Pjesa më e madhe e tyre janë rishkruar shumë a pak të vërteta, që në kohën kur jetonte Muhamedi, ndërsa pas vdekjes së tij, për një kohë të gjatë janë mbledhur në një fjalor me burim të sigurt. Pra, Kurani paraqet në një shkallë të lartë mendimet dhe idetë e vërteta të Muhamedit. Ndërsa një fjalor i tillë, kaq i hollësishëm me mendime kristiane, nuk ka arritur deri te ne. Edhe në qoftë se Kurani është aq i rëndësishëm për myslimanët sa Bibla për të krishterët, ndikimi i Muhamedit për hartimin e Kuranit është i padiskutueshëm.

Në këtë aspekt, nuk përjashtohet mundësia që ndikimi i Muhamedit në përhapjen e islamizmit të jetë më i madh se ndikim i përgjithshëm i Jezu Krishtit dhe Shën Pavlit në përhapjen e krisitanizmit. Në një aspekt të drejtë mund të thuhet se ndikimi i Muhamedit në historinë njerëzore është i njëjtë për nga rëndësia me atë të Jezusit. Edhe diçka tjetër: Muhamedi , në ndryshim nga Jezusi, është figure udhëheqëse si në aspektin fetar, ashtu dhe në atë botëror. Në të vërtetë, duke i parë luftërat arabë si forca lëvizëse, ai mund të renditej në vend të parë si udhëheqësi politikan më i shquar i të gjitha kohërave.

Mund të thuhet se shumë ngjarje historike që kanë ndodhur, kanë qenë të pashmangshme.

Ato do të ndodhnin edhe po të mos drejtoheshin nga ndonjë udhëheqës i veçantë politik.

Për shembull, kolonët jug-amerikanë do ta fitonin pavarësinë nga Spanja edhe sikur të mos kishte lindur Simon Bolivari. Por, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për pushtimet arabe. Në këtë vështrim, asgjë nuk ka ndodhur para Muhamedit, dhe nuk ka bazë për të menduar, se do të ndodhte e njëjta gjë edhe pa atë, Muhamin. Të ngjashme me pushtimet arabe në historinë njerëzore në shekullin XIII, që u udhëhoqën kryesisht nga Çengis Khani. Edhe pse ishin më të gjera se të arabëve, ato nuk metën jetëgjata. Sot, i vetmi rajon i marrë nga mongolët, është ai ku ata jetonin para kohës së Çengis Khanit.

Pushtimet arabe janë diçka krejt tjetër: Nga Iraku deri në Marok shtrihet një varg i plotë kombësish arabe, të bashkuar jo vetëm nga feja islame, por edhe nga gjuha historia dhe kultura e tyre e përgjithshme arabe. Vendi i Kuranit në besimin mysliman si dhe fakti që ai u shkrua në arabisht, u bënë pengesë për shkatërrimin e gjuhës arabe në dialekte të pakuptueshme, gjë që ndryshe mund të ndodhte në trembëdhjetë shekujt e ardhshëm. Kuptohet, midis shteteve arabe ka ndryshime dhe mosmarrëveshje, e kjo në një masë të rëndësishme; por mospajtimet e pjesshme nuk pengojnë për t’u parë elementet e rëndësishme të përbashkëta, që vazhdojnë të ekzistojnë. Kështu, për shembull, as Irani, as Indonezia – dhe të dyja vendet prodhuese të naftës dhe me besim islamik -nuk u bashkuan në embargo e naftës në dimrin e vitit 1973-1794. Dhe nuk është e rastësishme që të gjitha shtetet arabe, në të vërtetë vetë arabët, morën pjesë në embargo.

Siç duket, pushtuesit arabë si gjatë shekullit VIII, ashtu edhe sot vazhdojnë të luajnë rol të rëndësishëm në historinë njerëzore. E pikërisht, ai gardh i pareshtur i ndikimit botëror dhe fetar na jep të drejtën që Muhamedin ta vlerësojmë si figurën më të shquar në historinë njerëzore.
 
Lauri

Anunnak
Lauri sot fillova po lexoj nje liber nga Micheal Hart 100 personalitetet me te shquara ne histori. Ben analize te bukur te 100 personaliteteve me te shquara te historise duke i renditur nga 1 deri ne 100 ne baze te influences se forte qe kane pasur ata tek njerezimi. E di kush renditet ne vend te pare?
Parë tematikën e temës pa dyshim që do thoja Abu l_Qasim.
Gjithsesi ku qëndron problemi ..o habia pse duhet të jetë një Profet 🤔.
Shumë bukur, dhe më bëhet qefi që knaq besimtarët e Tij.
Ç'lidhje ka me Laurin këtë s'po e kap dot 😄
 
Sepse je i lexuar pra.
 
Endrra

VIP

Pikeisht profet Politik..dhe aty mbaron religjioni.
 
Pse feja nuk perdoret nga politika si cdo gje tjeter ne jete?

Po krishterimi ca ishte qe nga kryqezatat deri tani ne shek 21 me "antiterrorizmin" ?

Ndjese se sdua te ofendoj askend. Po e shof vetem nga aspekti historik politik si rryma influencuese.
 
Endrra

VIP
Pse feja nuk perdoret nga politika si cdo gje tjeter ne jete?
Eshte tjeter se perdoret apo se si Jezus e themeloi fene ... ai kurre nuk beri lufte politike .. perfec demaskimit te fajdexhive dhe hipokriteve te Zotit... ndaj njerzve te tij... cifuteve.
Ky eshte ndryshimi , Jezus e perhapi fene jo me lufte por me evolucion dhe bindje.
Se cfare bene europianet pastaj eshte tjeter pune.
 
Desa

Felix - Culpa
Pse feja nuk perdoret nga politika si cdo gje tjeter ne jete?

Po krishterimi ca ishte qe nga kryqezatat deri tani ne shek 21 me "antiterrorizmin" ?

Ndjese se sdua te ofendoj askend. Po e shof vetem nga aspekti historik politik si rryma influencuese.
Njëjt e shoh edhe unë 🤗
Përndryshe, nuk jam muhamedane që të kem simpati të veçantë por si i thonë: trimin vra e hakun mos ja ha.
 
Endrra

VIP
Pse feja nuk perdoret nga politika si cdo gje tjeter ne jete?

Po krishterimi ca ishte qe nga kryqezatat deri tani ne shek 21 me "antiterrorizmin" ?

Ndjese se sdua te ofendoj askend. Po e shof vetem nga aspekti historik politik si rryma influencuese.
Se paske shtuar dhe ca .. po diskutohet se cfare forcet paqesore dhe si u perhap .. kristianizmi ne europe erdhi me evolucion dhe bindje . Kryqezatat u perdoren po ashtu sic po thuhet nga islami per ushtruar pushtetun .. pra feja u perdor nga te dy palet .. por jezus nuk beri lufte politike dhe as nuk e perkrahte nje gje te tille.. perkundrazi...
Dhe absolutisht nuk ndjehem e ofenduar .. por kur feja vihet me lufte per mua u dogj filmi..mbase nuk duroj asnje mendim dhune.. shkaku i komunizmit .
Po mos te isha katolike do isha ber budiste.. besoj se u shpjegova se si e mendoj une fene .
 
Lauri

Anunnak
Sepse je i lexuar pra.
Jetën e Muhamed e njoh në detaje të hollësishme. Dhe nqs ju duket që flas shumë për profetin dhe jetën e tij, ju them që flas shumë pak ngaqë kam materjal të pafund.
Tjetër ajo puna e meritës si njeriu i parë i klasifikuar, ku mund t'i jap edhe unë votën 😄

Për të dalë aty tek posti yt, Muhamed si përsonazhi më influent në histori, besoj që e gjëjë të pavend ti atribuohet 1500 vjet histori e një imperi si meritë e tij përsonale lol 😄
 
Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
main-qimg-f05f39f24d9e89791a8b4636f6486187.jpgmain-qimg-b3f1e7555491a567dcbd3a78cf44fc3f.jpgmain-qimg-d97ccfa81b895ba520ac8ffff8dd04e0.jpg
 
Lauri

Anunnak
Dhe po e gjeti, do sjellë me siguri atorë që mposhtin Heart 🙂
Pse mendon kaq negativisht për Laurin Desa 🤔
Nuk jam në luftë me islamin. Përkundrazi, sa lexoj mbi islamin nuk lexoj për asnjë fe tjetër. Të them që në shpi kam Kur'an dhe jo Bibel. Ti ma beson ??
Kundërshtimet me antar në forum vjen sepse janë besimtarë të islamit dhe njëkohësisht injorant të historisë së islamit. Injorant, edhe ai hoxha i forumit që ka studiuar në medrese. Normal, pasi shkolla fetare të mëson teologjinë dhe jo historinë.

Këto dy gjëra janë totalisht të kundërta. Teologjia bën pjesë në disiplinat spekulative.... mashtruese.
Historia jo...merret me fakte: dorëshkrimesh dhe arkeologjike. :)
 
Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Kur nje musliman flet mire per muslimanet apo nje i krishtere flet mire per te krishteret, eshte gje normale, bazuar ne logjiken e shendoshe. Por, kur nje historian, shkencetar, psikolog, edukator, profesor, nje prind, nje politikan, nje mjek etj etj etj flet mire dhe e ngre lart nje personazh fetar te fese tjeter, ne kete rast figuren e Profetit Muhammed a.s., atehere meselja eshte dicka tjeter, u pelqeu apo jo te tjereve.

Ja psh nje prift cfare thote bukur per profetin Muhammed a.s. ku krishterimi si fe nuk e njeh fare si Profet a.s.

Endrra

VIP
Mjafton toleranca dhe beso ate qe e ndjen .

Tashi sa per temen smund t flas gje tjeter perveç " bota e xhindve "
Ate po them pra.. njeriu nuk shtyhet dhe nuk duhet te detyrohet te besoj ne dicka e me pak nepermjet luftes.
Njeri i mire eshte dhe nje qe nuk beson ne asgje .
Njerezit besojne se behen me te mire .. une them qe veprat na bejne njerez te mire jo besimi.
 
Xhelozi

Staf në FV.AL

Joo askush smund te ndihet i detyruar apo i shtyre te besoje apo te pranoje dicka qe nuk e ndjen apo pelqen .por njerzit duhet te besojne ne vetvete qe veprat e tyre te shkojne drejt se mires. Pra cdokush ka besimin e tij fetar dhe asgje nuk imponohet . Mbi te gjitha toleranca .
 
E bukur kjo 👍
 
Pikerisht kjo ka ndodh pra dhe kjo u diskutua.Historikisht
 
Marla

Themelues i Forumit
Jetën e Muhamed e njoh në detaje të hollësishme. Dhe nqs ju duket që flas shumë për profetin dhe jetën e tij, ju them që flas shumë pak ngaqë kam materjal të pafund.

Për të dalë aty tek posti yt, Muhamed si përsonazhi më influent në histori, besoj që e gjëjë të pavend ti atribuohet 1500 vjet histori e një imperi si meritë e tij përsonale lol 😄

Une se njoh ne fakt. Tani po lexoj per islamin dhe kuranin. Gjithesesi do i rikthehem diskutimit nje dite tjeter.
 
Të jap një këshillë nqs do ma pranosh. Mos i merr me teolog, por me historian e studiues profesionist në materie. Vetëm aty gjenë të vertetën lakuriq :)
 
Top