Boteksina, gjilpëra e zbukurimit

braziljania

Anëtar i Nderuar
Boteksina vazhdon të mbetet fjalë e fshehtë për rikthimin e bukurisë së lëkurës, në të cilën koha ka lënë gjurmët e saj. Gjilpëra e boteksinës "shpëton" rrudhat e dukshme në vetulla dhe rrudhat horizontale në ballë, rrudhat që shfaqen rreth syve apo rreth buzëve për shkak të moshës së madhe ose për shkaqe të tjera

Studimet e shumta kanë treguar të vërteta mahnitëse dhe befasuese. Dhjetëra mijëra persona në botë po përdorin rregullisht gjilpërën e boteksinës. Kjo është bërë zgjidhja më e mirë ose më e vlerësuar e zbukurimit për të gjithë.

Burrat dhe gratë, në periudha të ndryshme moshore dhe në shtresa të ndryshme shoqërore, yjet e kinemasë, të gjithë drejtuesit e lajmeve apo emisioneve të ndryshme televizive, nëndrejtorë të posteve të ndryshme, deri disa presidentë të disa vendeve, kanë vënë në përdorim boteksinën.

Përdorimi në masë i gjilpërës së boteksinës ka ardhur si pasojë e disa faktorëve, më të përmendurit prej tyre janë: lehtësia e përdorimit, ku i sëmuri ndien përmirësim të madh në pamjen e tij, vetëm duke u mjaftuar me bërjen e gjilpërës që përmban këtë lëndë magjike; procesi i bërjes së gjilpërës nuk zgjat më shumë se pesë minuta dhe gjilpëra që përdoret ka një majë, diametri i të cilës nuk e kalon diametrin e gjilpërës së insulinës ose mund të jetë edhe më e vogël.

Përveç lehtësisë së përdorimit, faktor tjetër që i jep boteksinës më shumë përparësi është faktori material, ku çmimi i një gjilpëre të vetme nuk i kalon 300 dollarët dhe efekti i saj vazhdon për një periudhë kohore 6 mujore dhe pas kësaj gjilpëra përsëritet.
 

braziljania

Anëtar i Nderuar
Si vepron boteksina?

Gjilpëra e boteksinës "shpëton" rrudhat e dukshme në vetulla dhe rrudhat horizontale në ballë, rrudhat që shfaqen rreth syve apo rreth buzëve për shkak të moshës së madhe ose për shkaqe të tjera.

Mekanizmi i punës së boteksinës vepron duke shpuar në brendësi muskujt e fytyrës, përgjegjës për lindjen e rrudhave. Kjo gjilpërë shton në mënyrë graduale lëvizjen e muskulit, çka çon në pakësimin e rrudhave.

ثshtë bërë e njohur që boteksina realizon suksesin e saj pas pak orësh pas procesit të gjilpërës, ndërsa rezultatet e veprimit të saj të plotë shfaqen vetëm pas tri ose pesë ditësh.

Përsa i përket efekteve anësore, me të vërtetë, janë të pakta, të cilat nuk shfaqen në çdo rast. Përmendet vetëm shfaqja e disa njollave në ngjyrë të kuqe pranë vendit të gjilpërës, por shumë shpejt zhduken edhe këto njolla, afërsisht pas një jave.

Mjekët nuk këshillojnë përdorimin e asnjë kremi për zhdukjen e efekteve anësore të boteksinës, pasi ato janë vetëm për pak kohë dhe nuk kanë efekte negative mbi shëndetin e lëkurës në përgjithësi.

ثshtë vërtetuar, nga ana mjekësore, se boteksina nuk i zhduk plotësisht rrudhat, por është zgjidhje për to vetëm për një periudhë kohe. Duhet që, ata ato që kanë përdorur gjilpërat e boteksinës, të vazhdojnë procesin e bërjes së gjilpërës në vazhdimësi, pas një periudhe kohe, afërsisht pas gjashtë muajsh deri në një vit. Kjo varet nga disa faktorë, më të përmendurit prej tyre është grada e thellësisë së rrudhave, koha e daljes në diell, si dhe madhësia e muskujve.

Boteksina ndryshon nga operacionet e zbukurimit në dy anë: e para, rezultatet e saj nuk janë të përhershme.

Gjithashtu, boteksina nuk ndikon në zotërimin e shprehjes natyrore të fytyrës, ashtu si ndodh në disa operacione.

Prej arritjeve mjekësore të rëndësishme boteksina është duke u përdorur aktualisht me kolegjen për shërimin e disa rasteve.

Pas bërjes së gjilpërës së boteksinës, për dy javë, mundet të bëjmë një gjilpërë me kologjen, në vendin bosh, midis muskujve dhe kjo për mobilizimin e sipërfaqes bosh, e cila i jep fytyrës një pamje akoma më rinore.

Dhe së fundi, mjekët kanë filluar ta përdorin boteksinën për heqjen e rrudhave të muskujve në gjunjë dhe përmirësimin e buzëqeshjes së personave, tek të cilët mishi i dhëmbëve shfaqet në formë jo të rregullt, për zmadhimin e formës së syve, tek ata persona, buzët e të cilëve kanë formën e hënës së përmbysur, ose si quhen "buzë të mërzitura".

Si rezultat i vlerave të larta të boteksinës dhe rezultateve mahnitëse të saj, është shtuar numri i personave që dëshirojnë përdorimin e saj, duke përmendur këtu edhe burrat, të cilët, për të arritur rezultate të kënaqshme, kanë të nevojshme të përdorin sasi më të madhe të boteksinës, si rezultat i ndryshimit të përbërjes së muskujve dhe madhësisë e tyre.

RevistaFamilja
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
YLLI NUK ESHTE BOTOKSINA?
une per vete kshu e di GJELPERA ME BOTOX[BOTOKS]
 

baby-angel

Thpilt
Botox-i eshte nje toksine e cila prodhohet nga Clostridium botulinum, bakteria pergjegjese e botulizmit( infeksion toksik ushqimor qe haset zakonisht gjate konsumimit te konservave dhe eshte pergjegjes per paralizen muskulare qe shkaktohet nga kjo semundje). Behet fjale per nje proteine e cila ka veti neuro-toksike te cilat e bejne ate helmin (toksinen) me te forte te njohur deri me sot (40 000 000 here me e forte se cianuri).

Ne estetike perdoret ne doza shuume te vogla me qellim paralizimin muskulor te kontrolluar (te pjesshem) e cila zhduk per nje periudhe te perkohshme rrudhat (5-6 muaj). :)
 

fragolina

Anëtar Aktiv
ndaj ju duket fytyra si maske ketyre qe bejne botoks, dhe skane ansje shprehje te fytyres, s ekupton dot jane t emerzitur apo te gezuar.
 

METi

-=EdoLorEli=-
[Font="Arial]shikoni në çfarë mund t'ju shndërrojë Botoksi![/FONT]

botox.jpg
 
iiiiiiiiiiiiiiiiii mami sa frike :(
 

Karamele Zana

Anëtar i Nderuar
I kot eshte... te heq ndonje rrudhe per momentin, por ka efekte te keqija me vone. Pash je grua nje dite qe kush e di sa simpatike do dukej po mos te kishte bere fare botox. I ishte ngrire gjithe fytyra, e lekura ne ca pjese ishte e ulet ne ca e ngritur. Ma shpifi.
 

braziljania

Anëtar i Nderuar
sa kot....po ci prish pune nje rrudhe se kuptoj...mosha do bej te veten,si me botoks,si pa te
jo po te duken si manikine .:p
 

braziljania

Anëtar i Nderuar
Botox- trajtim revolucionar për djersitjen e tepërt

Kushdo që djersitet më shumë se sa është nevojshme që organizmi ta rregullojë temperaturën trupore, konsiderohet si djersitje jashtë mase, thonë ekspertët. Personat me këtë gjendje, të njohur si hiperhidrozë, djersitin jashtë mase nga regjionet e ndryshme të trupit, siç janë duart, këmbët, sqetullat ose fytyra.

Kjo gjendje zakonisht paraqitet në adoleshencë, mirëpo nuk konsiderohet si problem deri sa të kalojnë disa vite. Në bazë të një studimi të vitit 2004 rreth 3% e popullatës amerikane vuajnë nga hiperhidroza.

Gjëndrat e djersës te këta persona janë me madhësi, numër dhe lokalizim normal. Duket se qendra trunore e cila sinjalizon gjëndrat e djersës kur të djersitin dhe ruan baraspeshën e nxehtësisë trupore dërgon sinjale të panevojshme të cilat nxisin djersitjen e tepërt.

Botox, i cili është menduar të jetë një trajtim për rrudhat, e ka "revolucionarizuar" terapinë për djersitje pasi që është aq efektiv dhe mund të mjekojë cilëndo pjesë të trupit. Madje edhe njerëzit të cilët nuk vuajnë nga hiperhidroza e shfrytëzojnë Botox-in në mënyrë kozmetike.
Botox është vetëm trajtim i përkohshëm lokal, ndërsa është mirë që të përdoren edhe injeksionet Botox, të cilat duhet të përsëriten së paku një herë në gjashtë muaj.

Trajtimet tjera të cilat janë në dispozicion për trajtimin e hiperhidrozës janë deodorantët specialë, iontoforeza (procedurë e padhembshme e cila shfrytëzon ujin për të përcjellë rrymën elektrike nëpër lëkurë), barnat orale (antikolinergjikët), liposukcioni tumeshent (ndërhyrje kirurgjike për largimin e gjëndrave të djersës).


spekter*
 

albgrl

GIRLICIOUS
Titulli: Boteksina, gjilpëra e zbukurimit

Cfare eshte Botoksi/

Helm eshte inushe. Disa lloj gjarperinjsh e prodhojne sepse ka veti paralizuese te muskujve, por kuptohet qe ne fytyra te njerezve perdoret ne sasi shume te vogla. Siç tha dhe fragolina, njerez qe jane mare injeksione me bottox nuk mund te qeshin e as te qajne sepse si levizin dot muskujt e fytyres, nuk iu kuptohen emocionet.
Ka metoda te tjera sot por kjo eshte nje nder me te shpejtat.
 

braziljania

Anëtar i Nderuar
Titulli: Boteksina, gjilpëra e zbukurimit

Botoks (toksina e botulinumit), eshte nje toksine e cila prodhohet nga bakteria Clostridium botulinum. Botoksi, duke bllokuar leshimin e molekulave qe bejne te mundur komunikimin ndermjet qelizave nervore , bllokon gjithashtu komunikimin e organeve perkatese me keto qeliza. Ky mekanizem ndalon ose zvogelon funksionin e organit. Ne shume fusha te mjeksise ky mekanizem perdoret efektivisht. Kurse ne kirurgjine plastike perdoret me qellim qe te zvogeloje rrudhat e krijuara nga muskujt e mimikes ne siperfaqen e fytyres si dhe te zvogeloje dersitjen e disa pjeseve te trupit.

Funksioni per vite i muskujve te mimikes ben qe rrudhat ne siperfaqen e lekures te behen me te dukshme dhe ne fytyre te dalin vizat dinamike. Vizat dinamike dalin me teper ne balle, midis vetullave, rreth syve dhe rreth gojes.Rrudhat ne balle dhe rreth syve te tregojne me te vjeter, kurse rrudhat midis vetullave te bejne te dukesh si i nevrikosur. Duke perdorur botoks zvogelohet levizja ne muskujt e mimikes e cila ben te mundur qe lekura qe vesh keto muskuj te mos tendoset si zakonisht. Vizat e krijuara nga levizja e muskujve si dhe nga palosja e tyre zhduken. Keshtu behet i mundur drejtimi i nje fytyre qe duket e moshurar dhe e nevrikosur.

Gjate perdorimit te botoks ne gjendrat e djerses bllokohet komunikimi i qelizave nervore me qelizat e gjendres duke zvogeluar djersitjen. Pjeset e trupit qe djersitin me teper, jane sqetulla dhe pellemba e dores. Shume njerez qe ankohen per djersitjen ne mase dhe eren e saj kane qene te kenaqur pas perdorimit te botoksit ne keto zona.

Botoksi injektohet dhe eshte nje procedure qe nuk ka nevoje per anestezi, por gjate injektimit mund te shkaktoje dhimbje te vogla. Per zvogelimin e levizjeve te muskujve injektohet brenda muskujve kurse per zvogelimin e djersitjes brenda ne lekure. Efekti i botoksit fillon brenda javes dhe efektiviteti i tij vazhdon nga 3-9 muaj mesatarisht 6 muaj. Pas mbarimit te efektit te botoksit perdorimi i tij mund te perseritet. Ne njerezit qe perdorin per 2 vjet rregullisht botoksin eshte vene re Zvogelim i forces se muskujve dhe mund te kete ndryshim ne shprehje te fytyres. Prandaj pas vitit te 2 te perdorimit te botoksit duhet qe riperdorimet i tij te behen ne periudha me te gjata kohe.

Botoksi nuk ka ndonje efekt serioz mbi shendetin e pergjithshem. Pas perdorimit mund te kete nje fryrje te perkohshme, nxirje te lekures dhe rralle renie e kapakut te syrit. Nuk dihet nese botoksi ka ndonje efekt anesor ne femrat shtatzena ose qe japin gji. Prandaj nuk keshillohet perdorimi i tij ne keto raste. Gjithashtu nuk perdoret ne personat qe kane semundje te Sistemit lokomotor ( si Sindroma Eaton-Lambert, Myastenia gravis)
 

braziljania

Anëtar i Nderuar
Kujdes nga botox-i

Toksina e botulines eshte helm i fuqishem, nese do te linim ne ajer 450 gram nga kjo substance, mund te vritej e gjithe popullsia e botes.

Rreziqet me te cilet ndeshemi, natyrisht qe nuk kane te bejne fare me hipoteza te kesaj katastrofe, por ne shendetin tone mund te demtoje. Sasia e injektuar ne fytyren e nje personi eshte shume e vogel, dhe per kete motiv, nuk eshte e lehte te dallohet nga analizat. Keshtuqe nuk mund te kesh siguri reale. Studiuesit shpjegojne se, nuk dihet nese botox-i, njehere i injektuar, te kete nje aksion vetem lokal dhe te mos shperndahet ne pjese te tjera te trupit. Nese do te jete keshtu, kjo mund te krijoj probleme serioze, si ne frymarje. Kjo toksine, kur perdoret ne doza shume te vogla redukton impulset nervore te muskujve, duke nderprere ne kete menyre aktivitetin e qelizave nervore dhe eleminon keshtu rrudhat e ekspresivitetit./burimi: ikubINFO/
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Boteksina, gjilpëra e zbukurimit

Mbi te gjitha botox

otoksi sherben per te frenuar rrudhat e ekspresivitetit, rrezultatet zgjasin 6 muaj. Efikasiteti dhe siguria e botulines jane aq efikase saqe ne pak vite u be trajtimi estetik me i perdorshem ne bote, vetem ne USA, nga 2005 e ketej numerohen me shume se 5 milion trajtime ne vit. Ky ilac duhet te injektohet shume ndadal ne rrudhat e ekspresivitetitdhe me doza te pakta ne muskujt qe marin pjese ne mimiken e fytyres.
Efikasiteti i tij eshte:
1- Per te eleminuar rrudhat horizontale te ballit.
2- Rrudhat vertikale midis vetullave.
3-Cepat e syve ose te njohur me emrin kembet e pules.
Eshte e rendesishme te permendet se trajtimi nuk synon ne heqjen totale te rrudhave te fytyres, por vetem frenimin e tyre, duke ruajtur ne kete menyre nje mimike natyrale por me te "qetesuar".
Rrezultati
Efekti i qetesimit te muskujve eshte i dukshem nga 3-7 dite pas trajtimit, arrin kulmin e nivelit pas 15 ditesh dhe zgjat 4-6 muaj.
 

aiana

Antarë i ri
Pe: Boteksina, gjilpëra e zbukurimit

Tai nuk po marrim vesh fare. Nga njera ana na thoni qe eshte mbreteresha e bukurise, nga na tjeter, nuk dihet nese mund te shkaktoje efekte ansore.......
 

aiana

Antarë i ri
Pe: Boteksina, gjilpëra e zbukurimit

eshte helm apo zbukuron fytyren,te rinon dhe pastaj si dihet,,,,,,
 
Top