Botërori, kombëtaret zbresin në fushë

cent

...Lontano
Gati të gjitha kombëtaret e futbollit europian dhe një pjesë e atyre të Amerikës Qendrore dhe Latine do të zbresin sot në fushë për ndeshjet eliminatore të fushatës që do të zgjedhë më të mirët për botërorin 2014. Për ekipet e kontinentit të vjetër kjo është premiera e grupeve dhe disa nga pretendentët do të kenë teste të vështira.
2djq5iw.jpg
Kështu, Franca do të luajë në orën 20:30 në Finlandë kundër kombëtares nordike me synimin për të marrë 3 pikët e para në grupin I. Skuadra e Deshamp nuk ka probleme serioze por do ta ketë të vështirë përballë finlandezëve të cilët lënë me vështirësi pikë në shtëpi. Sfidë e vështirë edhe për Italinë e cila do të luajë në Sofie ndaj Bullgarisë. Nënkampionia e Europës do të mbështetet tek lojtarët e Juventusit ndërsa kërcënimi kryesor sipas trajnerit Prandeli në stadiumin e Levskit, është qendrësulmuesi bullgar Popov.

Anglia e gjymtuar nga dëmtimet e disa lojtarëve kryesorë do të ketë një transfertë të lehtë në Moldavi, por trajneri Roi Hoxhson i ka bërë thirrje grupit që të mos e nënvlerësojnë. "Kur ne flasim për futbollin ndërkombëtar, vëmë re sesi në 10 vitet e fundit ka vende që po konkurrojnë denjësisht dhe Moldavia është njëra nga ato kombëtare. Këto vende janë rritur në besimin e tyre dhe nuk janë më ekipe të vogla" tha Hoxhson.

Në një situatë të ngjashme me një sfidë të lehtë është edhe Gjermania që do të luajë në shtëpi kundër ishujve Faroe, ndeshje e vlefshme për grupin C. në orën 20:30 Holanda nënkampione e botës, do të luajë ndaj Turqisë, ndërsa në grupin E ku bën pjesë dhe Shqipëria, do të përplasen dy pretendentë, Sllovenia dhe Zvicra.
/top-chanel
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Botërori, kombëtaret zbresin në fushë

Qa eshte ky lajm kshu kur na luan kombetarja me kete foto kombtareje francezi

Kombetarja.jpg

FITORE SHQIPERI!

TIFOZAT KUQ E ZI
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Botërori, kombëtaret zbresin në fushë

goooooooooooooooooool

goooooooooooooooooool

goooooooooooooooooool



3 : 1
 

Ado

FISEBILIL-LAH
Titulli: Botërori, kombëtaret zbresin në fushë

goooooooooooooooooool

goooooooooooooooooool

goooooooooooooooooool



3 : 1


maje veten :p ahhaha ulurime :p
 
Top