Brazil 2014, De Biazi ëndërron

ReNdEx

Interist Forever
de_biazi_trajneri_i_1.jpg

Trajneri Xhani De Biazi ka folur për javët e para të aventurës së tij në krye të stolit të Kombëtares shqiptare dhe beson në arritjen e objektivave të përcaktuar. Për të njohur më mirë skuadrën, De Biazi ka biseduar me disa lojtarë, kryesisht ata që luajnë në Serinë A italiane, ndërsa flet edhe për sfidën për rinovimin e skuadrës, duke treguar punën kolosale që po bën me stafin teknik, për të gjetur “gjak të ri” për kuqezinjtë dhe po vëzhgohen lojtarë që militojnë në të gjitha ligat europiane.
“Kur më kontaktuan për të marrë drejtimin e Shqipërisë, nuk pranova menjëherë. Mora pak kohë për t’u menduar dhe vlerësuar të gjitha aspaktet. Në fund, u binda dhe besoj se kam bërë zgjedhjen e duhur. Drejtimi I një përfaqësueseje ishte një eksperiencë që e kërkoja dhe mendoj se mund të jap kontributin tim për të arritur objektivat e përcaktuar. Për të njohur më mirë ambientin kam biseduar me Canën, Ujkanin dhe Bogdanin, të cilëve u mora edhe mendime për mentalitetin e njerëzve. Së bashku mund të ndërtojmë diçka të rëndësishme. Më 29 shkurt kemi miqësoren me Gjeorgjinë, por duke qenë se një pjesë të madhe të lojtarëve nuk i kam parë, nuk e di si do të luajmë. Gjatë këtyre javëve, me ndihmësit e mi kemi shëtitur nëpër Europë për të gjetur lojtarë që meritojnë të jenë në ekip. Kam trashëguar një skuadër me lojtarë në moshë të madhe dhe objektivi është të rinovojmë ekipin me lojtarë cilësorë dhe që e ndjejnë përgjegjësinë e fanellës së përfaqësueses, si edhe të transmetojmë entuziazëm për të arritur rezultate”, u shpreh ai.

De Biazi kërkon të ndiqet shembulli i Zambias, ku trajneri Renard i transmetoi skuadrës mentalitetin fitues për të mposhtur kundërshtarët pavarësisht emrit dhe triumfuar në Kupën e Afrikës. Ndërkohë, drejtuesi i stolit kuqezi flet edhe për kualifikueset e Botërorit 2014, ku ëndërron për të realizuar diçka të mirë.

“Luajmë me Zvicrën, Norvegjinë, Slloveninë, Qipron dhe Islandën. Mund të kishim një grup edhe më të fort. Gjithsesi, nuk dua të mendoj se deri ku do të arrijmë, apo sa pikë do të grumbullojmë. Mund të them vetëm që do të luftojmë deri në fund për një ëndërr”, deklaroi De Biazi.//tvklan.al
 
Top