• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Bregu kunder Bashes: te futemi ne zgjedhje!

legjenda

Tetova
Kur lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha shprehet i bindur për të mos u bërë pjesë e zgjedhjeve të 18 qershorit, po dalin në “sipërfaqe” eksponentë të partisë që janë kundër bojkotit.
Në një shkrim të gjatë në rrjetet sociale deputetja Majlinda Bregu del hapur kundër Bashës, duke kërkuar të bëhen pjesë e zgjedhjeve dhe votimin e ligjeve të reformës në Drejtësi.

Statusi i Bergut

Dua të ndaj sot shqetësimin tim të thellë me të gjithë miqtë dhe mbështetësit e Partisë Demokratike! Orët e mundësisë për të ndaluar futjen në një rrugë që kurrë s’ka qenë rruga e partisë sonë, po mbarojnë!

U bë qëkur s’mbahet mend që grupi parlamentar i PD-së nuk mblidhet për të dëgjuar dhe për t’u dëgjuar nga kryetari i partisë.

Zgjedhja për të bojkotuar parlamentin u bë pa i lënë kohë një debati real. Megjithatë e kam përkrahur edhe cadrën edhe protestën civile të qytetarëve si formën më demokratike për të kthyer vëmendjen e të gjithëve tek ceshtja e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Kam kërkuar disa herë edhe në takimet me kryetarin e Partisë mbledhjen e grupit parlamentar demokrat. Vendimmarrjen e një grupimi politik e di institucion po aq të rëndësishëm sa dhe vendimin e gjithkujt për të dëgjuar ndërgjegjen e tij.

Po aq, forumet e partisë i di si institucione vendimarrëse ejo vetëm pika të statutit. Vendimi për të mos u futur në zgjedhje u mor pa lejuar asnjë debat real. Edhe vendimi për ta refuzuar paketën e kompromisit që propozuan miqtë tanë të Partive Popullore Evropiane, u mor pa u konsultuar me askënd.

Ndërkohë maxhoranca vazhdon fare e patrazuar rrugën e saj të kapjes përfundimtare të të gjithë pushteteve dhe duket se nuk e ka hic për gajle ta kapë edhe parlamentin e ta bojatisë të tërin mavi. Shpresa e madhe e disa të fajshmëve se martesa e interesit të Edi Ramës me Ilir Metën do përfundonte me divorc dhe nga divorci do rrëzohej qeveria, utret si flluskë sapuni.

Kam kërkuar tek miqtë tanë të Partive Popullore ndihmë për të mos lejuar që Edi Rama të shpallet si engjëll e hero i reformës në drejtësi. Por me pranimin e kompromisit të ofruar nga David McAllister dhe Knut Flekenstein ai vrau më shumë se dy zogj me nje gur të vetëm! Edhe PD-në e nxorri refuzuese në sytë e miqve tanë të PPE-së, pasi s’ka lënë gje pa manipuluar për ta nxjerrë fajtore në sytë e gjithë botës; edhe Ilir Metën e hoqi qafe duke i hequr të fajshmëve stolin ku mendonin se do të ngjiteshin për të dalë mbi PS-në.

Dhe ja ku jemi sot. Edi Rama del na jep orë e minuta në dispozicion për një kompromis, në çartje për tu dukur si engjëll që lutet për paqe, ndërkohë që e dinë mirë edhe socialistët se sa i dëshiruar ështëpër zgjedhje me kundërshtar. Unë nuk besoj se Edi Rama që bën sot e gjithë ditën të përvëluarin përdialog e për zgjidhje, ka ndonjë ëndërr tjetër vec asaj që tani tëbëhet dhe mbret! Po PD-ja ku ishte dhe ku është në gjithë këtë mjegull? Pa një debat minimal dhe pa as më të voglën shenjë reflektimi në këtë situatë kaqtë rrezikshme për të ardhmen e saj?! Partia Demokratike ka lindur si Parti me vokacion perëndimor. Nuk iu largua zgjedhjeve as në 1997, pasi u largua e dhunuar nga pushteti i bandave të armatosura madje mori pjesë në zgjedhje edhe në zonat kukandidatët e saj nuk futeshin dot fizikisht!

Partia Demokratike nuk upajtua asnjë sekondë, as me bojkotin antieuropian të Edi Ramës dhe as me bllokimet skandaloze të rrugëve në emër të votës së lirë!Dhe ju siguroj të gjithë ne që e kemi quajtur antieuropian e antikombëtar Edi Ramën e kemi besuar se i tillë vetëm ai mund të ishte.

Një arsye më shumë kjo për të mos rënë dakord sot me veprime e bllokime si ato të Edi Ramës dje.E di që zeri im sot mund të duket një zë në shkretetirë, por shpresoj të mos mbetet kështu. Kam heshtur këto kohë publikisht dhe jam përpjekur me mish e me shpirt ta ndihmoj PD-në dhe Lulzim Bashën duke u përpjekur t’i bind miqtë tanë të PPE të na vijnë sërish në ndihmë. Por sot nuk mund të hesht më sepse edhe vetë ata që kurrë s’na kanë lënë vetëm më parë, që nga Presidenti Daul e deri tek i fundit në PPE, më përsërisin prej disa ditësh: “Na vjen keq po mesa duket nuk ju ndihmojmë dot më, sepse ju nuk doni të ndihmoni veten!” Ata duan që PD të hyjë në zgjedhje! Ata duan që ne të jemi në parlament! Ata duan që të kthehemi menjëherë në Kuvend dhe të votojmë të gjitha ato që duhen për zgjedhjet e për reformën në drejtësi! Dhe une jam e bindur që Shqipëria bëhet më europiane me zgjedhje të lira e të ndershme dhe jo me rrëmujë të cilën s’na e ka borxh asnjë qytetar i këtij vendi! Nuk dua që asnjë të na kthejë shpinën publikisht nësë ne nuk kthehemi në rrugën e përbashkët të familjes së djathtë evropiane! Po më shumë se për ata, ne sot duhet të mos e pranojmë më tutje në heshtjeopsionin e transformimit të PD-së nga një alternativë reale e kësajmaxhorance të frikshme, në justifikimin e saj më fantastik pë cdo paudhësi më të madhe!Lajmi i Fundit - GazetaExpress
 
Top