Briosh te fresket

Duke pare qe ketu ka nevoj per shum embelsira
sot do ju tregoj pak per brioshet :)
vetem kshu gocat e forumit do kene mundesi te shpalosin talentin e tyre per embelsirat :)


ingredientet:

1.Qumesht i vaket 70 ml
2.Maja birre -----13gr
3.Miell i tipit 00--550 gr
4.Gjalp i shkrifet--350gr
5.veze ---6
6.sheqer--80gr
7.kripe---15gr

===============================
Per ti dhene ngjyre na duhet e verdha e nje veze,dhe 2 luge pana

Brioche_Seq1.jpg

1.Majan e birres e hedhim ne qumeshtin e vaket,dhe e lem aty te shkrij e gjitha/...Per kete sigurohemi duke e trazuar deri ne tretje
2.Perzjejme miellin sheqerin dhe kripen,me dore ose me nje luge kastile per brumin
3.Tashi hedhim majan e shkrire me qumshtin,dhe fillojme perzjerjen (kush ka robot bimby mund ta perzjej dhe aty)

___________________________________________________________________________________________________________________



Brioche_Seq2def.jpg

4.Shtojem vezet,dhe fillojme ti perzjejme per disa minuta
5.Vazhdojme duke shtuar gjalpin,deri sa ai te jete bere nje mase me brumin (kjo ka shum rendesi!)
6.Duke e rrahur brumin avash avash,do shihni qe do marri nje ngjyre te qart

____________________________________________________________________________________________________________________
Brioche_Seq3.jpg
7.E hedhim brumin ne nje tas dhe mbulojme me nje qese
8.E vendosim ne furre te fikur dhe e leme per 3 ore deri sa te vij..
9.Nxjerrim mbas 3 oresh brumin dhe e shtypim me dore 3-4 here,dhe e vendosim ne frigorifer per 8 ore

_____________________________________________________________________________________
Brioche_Seq4.jpg
Mbas 8 oresh fillojme ta hapim brumin,dhe fillojme te presim brumin si ne foto

Brioche_Seq5.jpg
Duke i dhene format,pregatisim dhe taven me nje leter furre,dhe i vendosim ne rrjesht,vezen dhe 2 lug pana i perziejme bashk


Brioche_Seq6.jpg
Me nje furce guzhine fillojme te lyejm brioshet,me pas i lem rreth 45 min sa te vije prap brumi..
Ndezim furren dhe i vendosim tek 200 grad, fusim brioshet dhe i lem per 15 min,deri sa te marrin ngjyre . si ne foto

Ps:Mbasi ti kemi nxjerr nga furra mund ti mbushim me c'te duam,crem cokollate,nutella etj..mbushja
mund te behet me nje shiring kastile,ose qese guzhine per embelsirat:)


Per fv.Lov3rm4n
 
Redaktimi i fundit:

Butterfly

Antar Aktiv
Titulli: Briosh te fresket

Te lumshin duart po eja tani na sill nje briosh se eshte mengjes vete mire me kafene
 

TrueLovE

You Have My Heart
Titulli: Briosh te fresket

Te lumshin duart ka ngelur gje per mua ?
 
Titulli: Briosh te fresket

E postova per ju pra,duhet ti gatuani ju,edhe na i sillni:p
 
@Ledia kur ti gatuash ler nje koment ktu ?
 
Top