Bushati-Rames:Mos kandido personat e lidhur me krimin!

Zbardhet DEBATI i ashpër në mbledhje/ U la jashtë listave, Rama përplaset keq me Ditmir Bushatin: Nga treni zbrite vetë! Ish-ministri revoltohet: Mos kandido personat e lidhur me krimin! Ja vendimi që la Braçen pa fjalë.​

-640-0-2f7e0c9286c1dc7407ad62e7f37b49d7.jpg
Mbledhja e Kryesisë nga Partia Socialiste u shoqërua me dabete të forta mes ish ministrit, Ditmir Bushat dhe kryeministrit të vendit. Po ashtu edhe zëvendëskryeministri Erion Braçe ka shprehur habi që drejtuesi i Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj, të jetë jashtë listës fituese.

Bushati iu ka drejtuar kryeministrit Rama, duke i ka kërkuar që të mos kandidojë “persona të lidhur me inceneratorët, gjakderdhje financiare, lavatriçen e betonit, krimin, PPP-në”.

Mbledhja e kryesisë së PS-së është zhvilluar pjesërisht online, ku në sallën e selisë rozë kanë qenë vetëm drejtuesit e qarqeve, ndërsa anëtarët e kryesisë përmes platformës “Zoom”.

Nga ana e tij, kryetari i PS-së, Edi Rama, iu përgjigj Bushatit se nga treni vendose të zbresësh vetë, ti ke vendosur të mbash fjalime publike, dhe jo të bësh punë, citon panorama.

DEBATI NË KRYESINË E PS

Ditmir Bushati: Më vjen keq kryetar, po nuk ka pasur kolegjialitet, as konsultim, as vendimmarrje për listat e kandidatëve siç kërkohet edhe nga statuti i PS-së.

Ndryshimet e propozuara janë të palogjikshme, në një parti duhet gradualitet, nuk mund të jenë në listë Nasip Naço, Alqi Bllako dhe Lefter Koka para anëtarëve të krysesisë së PS-së. Nuk ka arësye që njerëzit e ardhur nga LSI-ja të renditen para kolegëvë të PS-së, partia nuk është një thes, siç thatë ju kryetar, ku mund të futen të gjithë, pa kritere, pa garë dhe pa kontribute. Partia shtet e mban pushtetin, por nuk është ajo që ëndërrojnë shqiptarët.

Nëse do të ma pranoni një këshillë personale, personat e lidhur me inceneratorët, gjakderdhje financiare, lavatriçen e betonit, krimin, PPP-në, mos i përfshini në lista sa jeni ende në kohë.

I them të gjitha këto pa pasur ndonjë ngarkesë personale, sepse ju e dini shumë mirë se unë nuk kam asnjë merak për deputet, jeni ju ai që më jeni lutur që 28 vjeç që të bëhem deputet për shkak të boshtit programatik që unë kam besuar. Të janë dashur 5 vjet të më bindësh. Jam krenar që unë i kam qëndruar konsistent atij boshti programor dhe vlerave që përfaqësojnë socialistët dhe progresistët.

Unë fatmirësisht nuk jam as në grupin e kalamajve dhe as në grupin e senatorëve.

Detyra e ministrit të Jashtëm ka qenë nder i jetës sime, e kam përmbushur me integritet siç edhe ju e keni deklaruar, e kam bërë këtë detyrë më së miri dhe i kam kthyer dinjitetin Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, por unë kam qenë në qeverisje, por jo në pushtet dhe nuk kam menaxhuar para dhe interea publike, nuk kam vrarë njeri, nuk kam shkuar asnjëherë për ndjekje penale, nuk jam përgojuar as për korrupsion, as për lidhje klienteliste, nuk i kam futur duart në xhep njeriu.

Nuk më erdhi mirë që Erioni iu drejtua kolegëve Majko, Xhafaj dhe zonjës Kodheli me interpretime sofiste për pozicionin e tyre në listë, sepse unë dhe ti Erion kemi ardhur në partinë socialiste nga shoqëria civile për ta bërë politikën më të mirë dhe jo për ta çuar në këtë derexhe.

Nuk jam dakord që neve na mbështesin 65-vjeçarët e lart, siç the ti, që për ne duhet të jetë këmbanë alarmi, sepse një parti pa rini nuk ka të ardhme.

Ju kryetar keni marrë këtë vendim për të më zbritur nga treni. Politika është më shumë se parlamenti dhe Shqipqëria më e madhe se politika. Për shkak të karakterit tim të fortë dhe integritetit tim personal, ua kam thënë gjërat ballazi megjithëse kam marrë kosto nga kjo.

Edi Rama: Nga treni vendose të zbresësh vetë, ti ke vendosur të mbash fjalime publike dhe jo të bësh punë. Nuk jam bërë pishman që të kam lëvduar dhe nuk e mohoj që ke qenë ministri më i mirë. Mund të na quash çfarë të duash, të gjitha këto që thua mund të jenë të vërteta përsa kohë kemi këtë opozitë përballë, ne do të vazhdojmë të jemi këtu derisa të dalë një forcë e re që të na fshijë të gjithëve. Që kur të larguam nga Shkodra, qoftë për një vendim të gabuar, ti nuk shkove të punoje në Shkodër.

Sot.com.al
 
Po po te gjithe te mire behen keta kur ju heqin thelen e mishit nga goja.
E megjithate ca gjera i ka te verteta.
Po ndiqja nje dite nje takim live te Ps Tirane me Lali Fikun dhe Majkon ne krah tij.
Nderkohe qe Lali fiku tregonte fabula si te ish Ezopi, Majkos nje fytyre i ikte e nje tjeter i vinte, dhe te ulesh vlera te personaliteteve si Majko, Xhafaj dhe Kodheli per te plotesuar tekat e Lali Fikut dhe biznesmeneve qe e mbeshtesin, eshte nje gje shume e rende jo vetem per PS por per gjithe sistemin politik Shqiptar.

Seç kam nje pershtypje qe nese Ps humbet keto zjedhje ka per te pesuar fatin e PD me gafen qe beri Basha kur largoi figura si Jozefina Topalli, Astrit Patozi e me radhe.
 
Ambasadorja amerikane shprehu qarte qendrimin e USA per forcat politike qe propozojne kandidatura te lidhur me boten e krimit.
SPAK dhe SHISH duhet te merren me kontrrollin e pastertise se figures se listave te propozuara nga partite politike para se ti certifikoje KQZja do ishte idealja por nuk ju intereson ta bejne.

Fakt eshte qe PSja ka nevoje per riformim dhe anetare te rinj intelektuale nga fusha te caktuara ashtu dhe PDja ka nevoje per leadership te ri.
Parashikoj qe keto zgjedhje do kene pjesmarrjen me te ulet te koheve te fundit. Do isha pro nje qeverie teknike te perbashket sesa per 1 fitore te PD apo PS ne menyre te padiskutushme.
 
Qe ka krisje mes Ditmir Bushatit dhe Edi Rames, kete e dijn te gjithe. Por permbajtjen e debatit me siper do e besoj kur ta lexoj nga burime te besuara.

Ditmir Bushati eshte politikan klas. Por fatkeqesisht duhej shkarkuar, bashke me koleget qe paten te njejtin fat, kur shperthyen protestat e organizuara nga opozita, sepse ministria qe Bushati drejtonte kishte pajisur nje person problematik me pashaport diplomatike. Kaq mjafton per t'u kthyer ne objekt sulmi, dhe si pasoj duhej shkarkuar. Atij i mbeti qejfi sepse faktikisht beri nje pune te shkelqyer me diplomacine shqiptare kur ishte minister.
 
Ambasadorja amerikane shprehu qarte qendrimin e USA per forcat politike qe propozojne kandidatura te lidhur me boten e krimit.
SPAK dhe SHISH duhet te merren me kontrrollin e pastertise se figures se listave te propozuara nga partite politike para se ti certifikoje KQZja do ishte idealja por nuk ju intereson ta bejne.

Fakt eshte qe PSja ka nevoje per riformim dhe anetare te rinj intelektuale nga fusha te caktuara ashtu dhe PDja ka nevoje per leadership te ri.
Parashikoj qe keto zgjedhje do kene pjesmarrjen me te ulet te koheve te fundit. Do isha pro nje qeverie teknike te perbashket sesa per 1 fitore te PD apo PS ne menyre te padiskutushme.
Me shume se nje catarsis i PS api PD duhet nje CATARSIS i klases politike shqiptare e mbi te gjitha i mentalitetit te shoqerise shqiptare
 
Po po te gjithe te mire behen keta kur ju heqin thelen e mishit nga goja.
E megjithate ca gjera i ka te verteta.
Po ndiqja nje dite nje takim live te Ps Tirane me Lali Fikun dhe Majkon ne krah tij.
Nderkohe qe Lali fiku tregonte fabula si te ish Ezopi, Majkos nje fytyre i ikte e nje tjeter i vinte, dhe te ulesh vlera te personaliteteve si Majko, Xhafaj dhe Kodheli per te plotesuar tekat e Lali Fikut dhe biznesmeneve qe e mbeshtesin, eshte nje gje shume e rende jo vetem per PS por per gjithe sistemin politik Shqiptar.

Seç kam nje pershtypje qe nese Ps humbet keto zjedhje ka per te pesuar fatin e PD me gafen qe beri Basha kur largoi figura si Jozefina Topalli, Astrit Patozi e me radhe.
159068358_266624038353494_5125881560331692422_n.jpg
 
Ditmiri nuk besoj se ka pasur dore ne leshimin e pashaportes diplomatike qe permenda, por ndodhi ne ministrine e tij dhe kaq mjaftoi per opoziten, dhe Rama reagoi njesoj si me ministrat e tjere qe ishin kthyer ne objektiva te protestuesve. Mbaj mend qe opozita, ne vend se te kenaqej, u acarua sepse i'u hoq motivi i protestave.
 
Me shume se sa per keto skandale sporadike ishte ceshtja e kufijve te kosoves ku Bushati kishte nje qasje tjeter ne Ramen.
Rama ishte pro shkembimit te territoreve te kosoves dhe korigjimit te kufijve, kete gje e ka then haptazi , ndersa Bushati ishte me konservator dhe mbeshteste Ramushin ne dialog ndaj Serbis.
 
Rama nuk ishte ne asnje lloj menyre pjese e asnje plani tradhetar. Vucici kerkon Mitrovicen, dhe Thaci u kunderpergjigj duke thene se Kosova do Luginen e Presheves. Ne sherr e siper u perfol idea se ndoshta mund te flitej per shkembime, por asnje plan konkret nuk ekzistonte per kete gje. Nuk jane zhvilluar negociata! Nuk ka asnje bisede dhe asnje dokument! Kur Rama u pyet, tha dicka te llojit "s'kam cfare te them se s'kam par ende ndonje propozim konkret; varet cfare ofrohet/arrihet...". (parafraze) Ku eshte tradhetia ketu?!

Opinionin e Bushatit mbi kete teme nuk e njoh. Dhe opinionet refuzoj ti ndertoj nga spekulime te portaleve te dyshimta apo te njerezve te Lulit dhe Monit.

Fatkeqesisht kete rremuj e shfrytezoi edhe Albin Kurti ne menyren me te turpshme per pike politike. Personalisht kam pasur mundesine ta debatoj kete ceshtje me njerez te Vetevendosjes, dhe thjesht s'dinin te me jepnin pergjigje per kete pyetje: si i'a lejoni vetes te shpallni Thacin si tradhetar, dhe Ramen si te implikuar nga mungesa e kundershtimit, pa pasur asnje prove se po cenohen interesat e Kosoves?! Si mund te shpallet tradheti dicka mbi te cilen nuk ka ASNJE informacion dhe asnje marreveshje?!

Tradhetarin e keni te SHQUP-i, jo ne Kryeministri!
 
Po po te gjithe te mire behen keta kur ju heqin thelen e mishit nga goja.
E megjithate ca gjera i ka te verteta.
Po ndiqja nje dite nje takim live te Ps Tirane me Lali Fikun dhe Majkon ne krah tij.
Nderkohe qe Lali fiku tregonte fabula si te ish Ezopi, Majkos nje fytyre i ikte e nje tjeter i vinte, dhe te ulesh vlera te personaliteteve si Majko, Xhafaj dhe Kodheli per te plotesuar tekat e Lali Fikut dhe biznesmeneve qe e mbeshtesin, eshte nje gje shume e rende jo vetem per PS por per gjithe sistemin politik Shqiptar.

Seç kam nje pershtypje qe nese Ps humbet keto zjedhje ka per te pesuar fatin e PD me gafen qe beri Basha kur largoi figura si Jozefina Topalli, Astrit Patozi e me radhe.
Veshtirë të humbasë (por ca nuk bo vaki me noj skenar alla tramp)
Por nqs ndodh, Lali fiku do projektohet për next PM. Edhe pastaj do jemi me verte pune mbaruarit. Dmth si pushtet si opozitë do kemi maru ne si popull lool .

P.S sinqerisht ka kohë që ma ka neverit vetkenaqsia e lali Erit me "one (copy) monkey show" pa fol për aferat apo nderrmarjet nen hije qe bashkia ka marrë kohet e fundit. Sidomos ma shpif buzëqeshja alla manekin qe merr edhe kurrë nuk e shef te "shqetsuar" a thu gjonat shkojn vaj...
 
Ditmiri nuk besoj se ka pasur dore ne leshimin e pashaportes diplomatike qe permenda, por ndodhi ne ministrine e tij dhe kaq mjaftoi per opoziten, dhe Rama reagoi njesoj si me ministrat e tjere qe ishin kthyer ne objektiva te protestuesve. Mbaj mend qe opozita, ne vend se te kenaqej, u acarua sepse i'u hoq motivi i protestave.

Me shume se sa per keto skandale sporadike ishte ceshtja e kufijve te kosoves ku Bushati kishte nje qasje tjeter ne Ramen.
Rama ishte pro shkembimit te territoreve te kosoves dhe korigjimit te kufijve, kete gje e ka then haptazi , ndersa Bushati ishte me konservator dhe mbeshteste Ramushin ne dialog
Rama nuk ishte ne asnje lloj menyre pjese e asnje plani tradhetar. Vucici kerkon Mitrovicen, dhe Thaci u kunderpergjigj duke thene se Kosova do Luginen e Presheves. Ne sherr e siper u perfol idea se ndoshta mund te flitej per shkembime, por asnje plan konkret nuk ekzistonte per kete gje. Nuk jane zhvilluar negociata! Nuk ka asnje bisede dhe asnje dokument! Kur Rama u pyet, tha dicka te llojit "s'kam cfare te them se s'kam par ende ndonje propozim konkret; varet cfare ofrohet/arrihet...". (parafraze) Ku eshte tradhetia ketu?!

Opinionin e Bushatit mbi kete teme nuk e njoh. Dhe opinionet refuzoj ti ndertoj nga spekulime te portaleve te dyshimta apo te njerezve te Lulit dhe Monit.

Fatkeqesisht kete rremuj e shfrytezoi edhe Albin Kurti ne menyren me te turpshme per pike politike. Personalisht kam pasur mundesine ta debatoj kete ceshtje me njerez te Vetevendosjes, dhe thjesht s'dinin te me jepnin pergjigje per kete pyetje: si i'a lejoni vetes te shpallni Thacin si tradhetar, dhe Ramen si te implikuar nga mungesa e kundershtimit, pa pasur asnje prove se po cenohen interesat e Kosoves?! Si mund te shpallet tradheti dicka mbi te cilen nuk ka ASNJE informacion dhe asnje marreveshje?!

Tradhetarin e keni te SHQUP-i, jo ne Kryeministri!

Nuk permenda tradhtar. Rama e ka pranu vet kete gje me ze dhe figur qe ky eshte nje rast i art per kosoven, pra shkembimi i teritoreve.
Edhe Bushati eshte shpreh kundra ksaj ideje. Edhe mos na mbro Ramen si engjell se doli e paditi Ramushin ne gjykat per shpifje. Njelloj jan si Rama e si kryetari shqupit, te dy per interesa vetjake.
 
"Mos mbro Ramen se paditi mashtruesin Haradinaj" thote ky... A thua se kjo te ben fajtor!

I mbaj mend akuzat skandaloze te Ramushit. Rama i beri nder qe e terhoqi akuzen ne gjykate se do ishte turp per Kosoven nese Kryeministri ne fuqi (Haradinaj) dilte mashtrues me vendim gjykate. Une s'do isha terhequr... Te nxejn mend votuesit kur mbeshtesin mashtruesa te atille.

Sa per Bushatin, te thash: nuk e njoh mjaftueshem qendrimin e tij. Per shembull, nuk e di se cfare ka thene dhe kur e ka thene.

Kush ju ka thene ju se arsyeja e shkarkimit ka qene qendrimi mbi shkembimet e territorit Kosove-Serbi? Cili eshte burimi? Apo futja kot me shpresen se perforcon hipotezen qe po kryet tradheti kombetare edhe me rastin e Kosoves?

Njelloj jan si Rama e si kryetari shqupit, te dy per interesa vetjake.

Vertet?! Nje lloj qenka... si krimineli per te cilin ka prova se e kreu krimin (tradhetine me Marreveshjen e Detit), si per dike qe thjesht akuzohet pa prova.

Vazhdo debato me ndonje tjeter tani se e morem vesh sa i interesuar je te e verteta.
 
Nga kosova dole ne detin jon.
Persa i perket kosoves dhe Ramushit dua te them se eshte e pavend nderyrja e Rames ne punet e Kosoves. Kush eshte Rama ti thote Ramushit prano kushtet e BE dhe Serbis?
Rama te shofi vendin e vet 1 here se ka aq probleme sa nuk di ke te mbylli me para.
Une nuk jam pro shqupit por jam opozitar per çdo qeveri. Te njejten opozit do beja nese do ishte Berisha ne pushtet.
Per ta mbyll ceshtja e detit jon eshte akoma hapur, do e shofim atdhetarizmin e Rames. Me siguri qe pas zgjedhjeve dicka do marrim vesh.
 
Top