Ca lemoshë meqë kemi zgjedhjet përpara. (I edituar)

Frank

Mysybet Anëtar. :D
ndihma-ekonomike.jpg

Qeveria ka dyfishuar ndihmën ekonomike për disa kategori familjesh. Kështu familjet në nevojë që nuk kanë të ardhura ose kanë të ardhura të pamjaftueshme, jetimët, viktimat e trafikimit dhe të dhunës do të përfitojnë për një periudhë 6 mujore dyfishim të ndihmës ekonomike.

Vendimi i publikuar në fletoren zyrtare i shtrin efektet nga data 1 janar i këtij viti deri në Qershor. Sipas qeverisë vendimi është marr me qëllim zbutjen e efekteve të shkaktuara nga pandemia covid-19. Masa e ndihmës ekonomike për familjet në nevojë përcaktohet sipas strukturës të familjes. Kjo është hera e dytë që nga shpallja e pandemisë që qeveria miraton dyfishimin e pagesës të ndihmës ekonomike.
qbz-e1613570383911.png

Në Paketën Financiare 1, në mbështetje të biznesit të vogël dhe qytetarëve, u miratua Masa 2 për dyfishim të pagesës për individët që përfitojnë pagesë të ndihmës ekonomike dhe Masa 3 dyfishim të pagesës për individët që përfitojnë pagesën e të ardhurës nga papunësia. Pagesa e ndihmës ekonomike dhe papunësisë u dyfishua për 3 muajt e periudhës të karantinës.

Balkanweb.com
 

jana80

Super Moderator
Po ska lek te paguaj ilacet pleqve... !!!
Shtet i shtirur e i shitur e i korruptuar e pa karakter..
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Dhe pas 6 muajish,mbaron bakshishi.
Eh,per arsye te pandemise apo zgjedhjeve?!
 
Top