Canaj: S’kam frike Tiranen dhe askend por skuadren time

alfonci

Veri investigatio
Shorti i kampionatit te ardhshem tashme eshte hedhur dhe qe ne javen e pare te tij vjen superndeshja Vllaznia- Tirana. Aktualisht shkodranet nuk e kane shume mendjen tek kampionati dhe kjo sfide pasi jane te angazhuar me sfidat evropiane megjithate nje ndeshje e tille te ngacmon vetevetiu. I pyetur nese ishte perballja e deshiruar qe ne javen e pare, trajneri i kuqebluve Agim Canaj dje eshte shprehur keshtu per “Sporti Shqiptar”: “Ne keto momente natyrisht qe nuk e kemi shume mendjen tek kampionati megjithate jemi te interesuar per shortin e hedhur. Kuptohet qe te ndeshesh me Tiranen qe ne javen e pare eshte gje e bukur ne aspektin sportiv. Por per te menduar per ate takim mendoj se kemi kohe. Mbi te gjitha sepse duhet te shohim se çfare do ndodh me lojtaret tane qe duan te largohen sepse nese ikin, sigurisht qe na krijohen shume probleme sepse do na duhet te nisim pune edhe njehere nga fillimi per formatimin e skuadres. Kuptohet qe ne situaten aktuale, eshte e veshtire te gjesh lojtare cilesore dhe do na duhet te merremi me te panjohur qe gjithsesi nuk garantojne shume gjera. Pikerisht jane keto gjerat qe me shqetesojne mua sepse po te kem kontigjentin e duhur ne dispozicion atehere nuk i trembem as Tiranes dhe as çdo lloj kundershtari”. Nderkohe dje ekipi ka nisur stervitjen duke menduar per ndeshjen e kthimit te Kupes Uefa ndaj Nk Koperit. Trajneri Canaj edhe para stervitjes ua ka bere te qarte futbollisteve te tij se tashme i pret puna me e veshtire. Kete ai e ka thene edhe per gazeten tone ne prononcimin e tij: “Ne pamje te pare mund te mendojme se jemi shume prane kualifikimit por ne te vertete nuk eshte krejt keshtu. lojtaret kurrsesi nuk duhet ta konsiderojne pune te kryer kualifikimin pasi kemi te bejme me nje kundershtar shume te forte. Po te kalojme ne eufori, kjo do jete shume e demshme per ne sepse ne jo pak raste skuadrat shqiptare e kane pesuar nga kjo”. Megjithate, pavaresisht kujdesit qe kerkon te kuhstoje trajneri Canaj per ndeshjen e kthimit, kualifikimi duket veçse nje hap larg. Kur e pyet trajnerin e Vllaznise nese “basti” i kesaj skuadre eshte kalimi vetem i turit te pare apo ambicjet mund te bejne qe te mendohet edhe per te dytin, ai pergjigjet shkurt: “Ne kemi si objektiv kalimin me sukses te ketij turi. Kjo eshte detyra jone primare dhe kurrsesi nuk duhet te mendojme per turin e dyte pa kaluar te parin. Megjithate nese gjerat shkojne ne rrjedhen e duhur, nuk ka pse te mos pretendojme edhe per me tej megjithese une e shoh te veshtire nisur edhe nga problemet qe ka skuadra me disa lojtare te cilet duan te largohen”. Kesisoj kuqeblute tashme po behen gati per sfiden e dates 31 korrik kunder slloveneve te NK Koperit ne “Loro Boriçi”, ne nje ndeshje qe detyrimisht duhet te sjelle kualifikimin per ta.Gjergj KOLA -Lika: E ardhmja ime vendoset pas 31 korrikutE ardhmja e tij eshte e paqarte dhe kjo per shume arsye. Mbi te gjitha sepse eshte nen kontrate me klubin Vllaznia edhe per dy vjet te tjera por nga ana tjeter, ka ardhur momenti per te ikur. Gilman Lika, mesfushori 21 vjeçar i kuqebluve e shpreh herepashere deshiren e tij per te nisur nje aventure te re jashte Shqiperise. Ate aventure qe do t’i hapte horizonte te reja ne karrieren e tij dhe per me teper do te thoshte qe edhe kombetarja do ishte shume me prane. Por deri tani asgje te re nuk ka ne kete drejtim por duket se kjo nuk do zgjase shume por deri pas ndeshjes se kthimit te turit te pare te Kupes Uefa. Vete lojtari ka marre garanci se pas dates 31 korrik do te lere Shkodren per t’u sistemuar ne nje ekip te huaj, i cili ende nuk eshte dikuar se cili do jete. “Per momentin vazhdoj te stervitem me Vllaznine dhe po behemi gati per ndeshjen e kthimit te Kupes Uefa me Koperin. Sa i takon te ardhmes sime, nuk e kam te qarte ende se ku do luaj. Sebashku me menaxherin tim Sokol Haxhia kemi biseduar me presidentin Fushaj dhe kemi rene dakord qe pas ndeshjes se kthimit me sllovenet, te mbyllim gjithçka sa i takon largimit tim. E kam thene edhe me pare, deshira ime eshte te luaj ne nje kampionat te huaj dhe kjo deshire shtohet per dite e me teper nisur edhe nga ofertat qe kam. Se çfare do ndodh nuk e kam shume te qarte por besoj se Vllaznia nuk do behet pengese per largimin tim”-ka thene mesfushori i krahut te majte te kuqebluve. Ne fakt largimi i tij eshte i kuhstezuar nga parate qe do derdhen ne arken e klubit qe e ka ende nen kontrate edhe per 24 muaj te tjere. Dikush thote se presidenti Fushaj kerkon 100 mije euro per kartonin e tij. Nje tjeter 150 mije, por vete Lika nuk ia ka shume idene ketyre shifrave. “Me keto pune eshte duke u marre menaxheri im. Kuptohet qe Vllaznia kerkon te perfitoje sa me teper ngaqe jam nen kontrate me te por nga ana tjeter, çdo gje varet nga ofertat e ekipeve qe me kerkojne, nese arrijne ta paguajne ate apo jo. Megjithate besoj se te gjitha palet kane per te dale te kenaqura nga kjo pune dhe une do sistemohem ne nje skuader tjeter”-ka shtuar me tej mengjerashi shkodran. Kete gje Likes ia ka kerkuar ne nje takim qe ka patur para disa kohesh edhe vete tekniku i kombetares shqiptare Ari Han. Ky i fundit e ka ndjekur edhe ne ndeshjen e se enjtes se kaluar ne Slloveni dhe mesohet te kete mbetur teper i kenaqur. Kjo gje e shtyn edhe me teper 21 vjeçarin shkodran te kerkoje te kape sa me shpejt kombetaren kuqezi. “Ne Slloveni kishte ardhur per te na vehzguar edhe trajneri Han dhe sigurisht qe u kenaqa me paraqitjen time ne fushe sepse besoj se do ta kem bindur edhe me teper ate se me takon nje vend ne kombetare. Arsyeja pse dua te iki jashte, eshte edhe kjo, arritja tek kombetarja, qe eshte kulmi i karrieres se çdo sportisti”-pohon me pas Gilmani. Po ku do shkoje ky futbollist pas dates 31 korrik? Dilemat ne fakt duken te medha ne kete mes ngaqe jane disa skuadra qe e kerkojne. Ajo qe eshte me interesantja ka te beje me faktin se perveç Zvicres, ne skene kane dale edhe ekipe nga Gjermani dhe se fundit edhe Turqia. Kete e pranon edhe vete Lika qe gjithsesi ende nuk e ka te qarte se ku do luaje ne sezonin e ri.

Gjergj KOLA vllania.eu
 
Top