Ç'duhet të dini nëse keni nisur një romancë me kolegun e zyrës

Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
-785-0-60ace0bd08bd6.jpg


Të biesh në dashuri me një nga kolegët e zyrës nuk është asgjë e jashtëzakonshme! Koha që kalon çdo ditë me ta, ndodh ndonjëherë të kthehet në kimi e më tej në flutura stomaku. Problemi i vetëm pasi ka lindur një romancë në vendin e punës është pikërisht kjo e fundit: puna! Le të themi që nuk është situata më e thjeshtë në botë të kesh diçka të veçantë me dikë që punon në të njëjtin vend dhe me të njëjtët njerëz me ty, por nëse dini si t'i ekulibroni gjërat, do t'ja dilni me sukses.

1. Sigurohuni që të ndiqni rregullat e kompanisë
Para se të bëni ndonjë hap të nxituar, duhet të zbuloni nëse kompania juaj ka një rregull specifik për një rast si ky. Ka kompani që nuk lejojnë punonjësit që të dalin apo krijojnë romanca me njëri-tjetrin, prandaj sigurohuni të jeni të informuar.

2. Qëndro larg një romance me shefin, menaxherin apo klientin tënd
Një marrëdhënie e tillë, në rastin më të mirë do të ishte e vështirë për t'u menaxhuar. Kolegët e tjerë do të mendonin që po trajtohesh ndryshe, do nisnin paragjykimet dhe profesionalizmi yt mund të vihej në dyshim. Në rast se gjërat mes jush përfundojnë keq, mund të humbasësh dhe punën.

3. S'është nevoja ta tregosh me zë të lartë romancën, por as ta mbash më shumë sekret seç duhet.
Do të merret vesh më herët nga ç'mendoni dhe kolegët e tjerë do t'ju shohin ndryshe. Merrini gjërat ngadalë, por mos manipuloni ata që janë rreth jush.


4. Konfirmo statusin e marrëdhënies
Para se të flasësh me burimet njerëzore, sigurohu që ti dhe kolegu yt keni të njëjtin qëllim. Pra, duhet të flasësh me të dhe të jeni të qartë për llojin e lidhjes.

5. Përgatitu për faktin që jo të gjithë kolegët e tu do të jenë të lumtur për një lajm si ky.
Disa do të ndihen edhe të fyer nga fakti që e keni mbajtur të fshehtë romancën, kështu që mos u çudisni nëse flitet pas krahëve më shumë se më parë.

6. Shmangini përkëdheljet në publik
Jo vetëm që s'është etike, por vendosni në siklet edhe të tjerë që punojnë me ju. Në zyrë jeni kolegë, prandaj silluni si të tillë dhe ruani profesionalizmin.

Burimi: Bright Side
 

Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
Pyetja ime eshte , do lidheshit me nje koleg pune?
 

Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
No no.

Ne pune dhe ne lagje snuk behet se ka konflikt interesi :D

aman kujdes kaderin ti aty ke puna te keqen lool
No no as une si ngaterroj keto gjera , ne pune jo , ne lagje se di ta mendoj lool
 

DeliriumMind

inhale - exhale 🦁☀️
Pyetja ime eshte , do lidheshit me nje koleg pune?

Jo.
Sado e madhe mund te jet deshira, tensioni seksual... afermiteti dhe kompliciteti.
Ne è dinim, te tjeret e dinin, na shtynin qe ta shprehnim por snuk pavarsisht
Dhe per ta 'hequr qafe', i gjeta te dashur qe i pershtatej dhe kshu qe no way 😂
 

Marla

Antarë i Respektuar
Ne fakt perben konflikt interesi nese krijon mardhenie me 1 koleg zyre, nese kane nderveprim hirarkie ndaj njeri tjetrit.

Pra i bie te sakrifikoje njeri vendin e punes per shkak te mardhenies.
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Duhet te martohesh me te ,nese nuk eshte i/e martuar hahahahahahahahaha.
Perndryshe eshte perkufizim i keq,te kesh lidhje erotike ne pune.
ik bej lidhje jashte pune,se ke me ok lidhjen dhe punen.
 

Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
Duhet te martohesh me te ,nese nuk eshte i/e martuar hahahahahahahahaha.
Perndryshe eshte perkufizim i keq,te kesh lidhje erotike ne pune.
ik bej lidhje jashte pune,se ke me ok lidhjen dhe punen.
Nuk po thote njeri ta besh "lidhjen" brenda ambienteve te punes mi jo
dmth lidhjen jashte e zhvillon, por te duhet te ndeshesh perdite me te
dhe kur ndahesh , perplasesh te check-ini ,

O haj koleg, me ke fjete mbreme ...plere lool
 

Ivy

Fakte ska,veç interpretime.
Pasi ti kisha pergatit terrenin qe ta zhdukja nga puna se ja vlente te ishe me te,ehe po si jo🤣🤣🤣🤣
 

Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
Pasi ti kisha pergatit terrenin qe ta zhdukja nga puna se ja vlente te ishe me te,ehe po si jo🤣🤣🤣🤣
une kam shume cifte ketu qe jane martuar se u njohen ne pune
por kam e shume te tjere , qe si eci dhe i shoh ne distance kur perplasen me njeri -tjetrin...kortezia vu
ama kur me vjen ndonjera te tavolina , he mi e pe ate pleren lool gjoja sme pa , per kastile kaloi aty
 

Ivy

Fakte ska,veç interpretime.
une kam shume cifte ketu qe jane martuar se u njohen ne pune
por kam e shume te tjere , qe si eci dhe i shoh ne distance kur perplasen me njeri -tjetrin...kortezia vu
ama kur me vjen ndonjera te tavolina , he mi e pe ate pleren lool gjoja sme pa , per kastile kaloi aty
Marrdheniet e tilla,jo qe te fusin ne lufte me veten,po dhe me boten po e po
 
Top