C'eshte per ju feministja moderne? A ka ndryshuar vertet mentaliteti?

TinkyPinky

Be you. Do you. For you. 🌸
Jemi ne 2019 dhe besoj se jemi te gjith dakord se mentaliteti ka ndryshuar... nuk e di nese ne te mire apo ne te keqe sepse perballem shpesh her me femra qe jan dhe nena qe i thon te bijes "kerko dicka me femerore sepse babi ste shef dot me sy me tuta. Po bleve kto do ti kthej mbrapsh"... spo flas per gjyshe eh Por aty rreth dyzetave...
Nderhyra sepse kemi konfidenc dhe mu turren ne 3 sepse eshte prindi ai qe i aprovon veshjen.
Mu ngriten qimet perpjet kur pash koken ulur te vajzes dhe se si insistonte qe 13 vjece te vishte nje fustan ngjitur pas trupit qe i tregonte tgjitha format duke nxjerr ne pah gjoks dhe byth.
Faqet e skuqura nga turpi dhe duart qe levizte ne tentativin per te mbuluar gjoksin e ngritur nga fustani i shtrenguar.
Tentova ti shpjegoja se ndoshta akoma ska hyr ne konfidenc me trupin e saj dhe vesh tuta te mdhaja sepse i vjen zor perpara miqve. Qe zhvillimi i trupit per disa adoleshent eshte traumatik dhe i duhet koh qe ta pranojne.
Por hic.
Iku dem cdo tentativ

Por sdu ta mbyll me kaq
Sepse degjoj akoma me shpesh qe feministet kan prishur martesat. Qe eshte faji i tyre qe jan rritur divorcet
Sa e pranoni ket gje ?
Sa feminist jeni?

364976f81ae5cd056aa2e240e6aaf92b-jpg.1696049
 

Attachments

  • 364976f81ae5cd056aa2e240e6aaf92b.jpg
    364976f81ae5cd056aa2e240e6aaf92b.jpg
    101.5 KB · Shikime: 29

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm
Fatkeqesisht ka prinder te tille.
Sic lexova pjesen me siper,ka plot.
Per mua eshte nje fatkeqesi te kesh nje prind te tille.
Sa jam feministe?
Aq sa mos guxoje kush te me tregoj hapat, veprimet apo te me diktoje boten dhe mendimet e mia.

Te ecesh sebashku s`do thote zexhjir gjinie mashkull-femer.
Por partneritet,respekt dhe bashkepunim mes tyre, per te perballuar jeten e perditshme.
C`do qenie njerzore ka te drejte, te jetoje jeten,perditshmerine ,botes e saj pa ja `dhunuar` dhe diktuar edhe se si do marresh fryme.
Kjo ska te bej shume me feminizmin apo maskilizmin,por me te qenurit njeri, te respektosh jeten dhe lirine njerzore te tjetrit.
Qofte kjo dhe te femijes tend,qe nga dita e pare kur lind,pa le me tej kur fillon rritet,etj etj.
 
Top