Çfarë duhet të hajë një burrë në mëngjes për shëndet të fortë

Receta/ Ekspertët tregojnë çfarë duhet të hajë

Ekspertët thonë se genet janë përcaktuese për vetëm 30% të shëndetit të një burri. Pjesa tjetër përcaktohet nga stili i jetesës. Tek ky i fundit përfshihet padyshim edhe ushqyerja, racionet dhe vaktet. Ndër vaktet më të rëndësishme për shëndetin e një burri (por edhe të çdo njeriu patjetër) është mëngjesi.
Një studim i vitit 2019, shpjegon se heqja dorë nga mëngjesi rrit rrezikun e atakut në zemër mbi moshën 45 vjeçare me thuajse 27 përqind. Për më tepër, burrat që nuk hanë mëngjes dhe hanë darkë të vonë përballen me një rrezik shumë të lartë të vdekjes nga sëmundjet e zemrës. Sipas ekspertëve, ora 7 është ideale për mëngjes ndërsa darka për një burrë duhet ngrënë minimalisht 2 orë para gjumit.
Çfarë Duhet Të Hajë Një Burrë Për Mëngjes
Ushqimet më të rekomanduara nga ekspertët për burrat që të kenë një mëngjes energjik janë:
• Domatet
• Salmoni i pjekur
• Tërshëra
• Barishtet
• Vezët e ziera
• Salçiçet me mish gjel deti
• Gjalpi i arrorrëve
• Avokado
• Kosi
• Gjiza
Ekspertët këshillojnë që një burrë të ushqehet mirë dhe bollshëm për mëngjes. Një vakt minimal për tekat e një burri, por i mirë për shëndetin e tij duhet të përbëhet nga produkte bulmeti (qumësht, kos, djathë), një burim karbohidrati (bukë drithi të plotë, petullë apo drithëra) dhe fruta të plota.
Disa Ide Të Thjeshta Për Vakte Të Nevojshme
Ekspertët e AgroWeb.org, këshillojnë alternativa të tilla të shëndetshme për ushqyerjen e një burri.
• mëngjes – dy feta buke me drith të plotë të thekura, një domate, një gotë qumësht dhe një racion fasule shoqëruar me një mollë dhe një kafe.
• drekë – 65 gramë mish të pjekur, sallatë jeshile, ose mikse, një fetë djathë dhe dy feta buke drithi të plotë.
• pasdite – një grusht me arrorë të ndryshëm dhe një kafe me qumësht.
• darkë – 100 gramë peshk, një racion pilaf, një patate e zier, gjysëm racioni kungulleshka të tiganisura ose ziera dhe gjysëm racioni brokoli të zier.
• mbrëmje – sallatë frutash dhe 100 gramë kos pa yndyrë. /AgroWeb.
 

Attachments

  • -640-0-5fbdfa08233d4.jpg
    -640-0-5fbdfa08233d4.jpg
    43.6 KB · Shikime: 101
Une deri me i moshe t'caktuar nuk haja mjes fare, me mjaftonte kafja e mjesit me i cigare edhe e shtyja deri ndreke. Ka nja 8-9 vjet qe kom lon cigaren dhe qe ha mjes rregullisht, tershere me qumeshet dhe nje veze te zier, dhe zemra ka fillu t'pompoje si 20 vjec serish 😋lol
 
Sa e lehtë qenka!
Po femra çfar duhet të hajë? Nëse jeton bashkë me këtë burrin?
Apo dy mëngjese ndryshe? 🤣
 
  • Haha
Reactions: Ivy
Duhet te kemi nje diatrofi te shendetshme ,dhe kjo duhet te behet stil jetese.
Rekomandimi me siper me duket pak i renduar.
 
Mengjes - dy feta buke me drith të plotë të thekura, një domate, një gotë qumësht dhe një racion fasule shoqëruar me një mollë dhe një kafe.
Fasule te shoqeruara me molle per mengjes? E buke me domate? Hmmm shume i ekuilibruar mengjesi per super mashkullin :p e forte!
 
Top