Çfarë është bukuria

Lauri

Anunnak
Paulo Coelho: Femrat në sytë e meshkujve, ato mbi të dyzetat janë vërtet tërheqëse

Femrat në sytë e një mashkulli? Nuk ka rëndësi se sa peshojnë. Është e mahnitshme të prekësh, të përqafosh dhe të përkëdhelësh trupin e një femre. Ta dimë se sa peshon, nuk na provokon asnjë emocion. Nuk e kemi idenë se sa është masa jote, ose nëse je në formë. Interesi ynë përqendrohet në një lloj tjetër forme. Nuk na intereson se sa e gjatë je në centimetra. Është çështje proporcionesh, jo masash.

FB_IMG_1586601593271.jpg

Neve na pëlqen një femër e rrumbullakosur dhe “me mish”. Na pëlqen ai lloj trupi që, pa asnjë dyshim, vihet re në fraksionin e sekondës. Femrat e dobëta që sfilojnë në pasarela, ndjekin tendencën e dëshiruar nga stilistët që, e thënë me realizëm, duket sikur i urrejnë femrat dhe konkurojnë me to. Modelet e tyre janë dëshpërimisht të dobëta, të thata.

Makiazhi është shpikur sepse femrat e përdorin, por mos e përdorni. Lajeni fytyrën thjesht me ujë dhe sapun dhe aq mjaftojnë për ne. Atletet janë shpikur për të mbajtur këmbët tuaja fantastike. Nëse natyra ju ka dhënë format që keni, atëherë ka një arsye dhe e përsëris, neve na pëlqeni të tilla. T’i fshihni të tilla forma është si të mbani në magazinë divanin tuaj më të mirë.

Është ligj natyror që të gjithë ata që martohen me një modele të dobët, anoreksike, bulimike dhe nervoze, më pas kërkojnë një të dashur me forma, simpatike dhe që të mos vuajë nga shëndeti. Të rejat janë të bukura, por ato mbi të dyzetat janë vërtet pjata e fortë. Për to ne jemi të gatshëm të kalojmë me not oqeanin Atlantik.

Trupi ndryshon, moshohet. Mos u dëshpëro nëse nuk të bën më ajo masë fustani që të bënte në moshën 18 vjeçare. Një femër 45-vjeçare, të cilës i bën fustani që vishte në moshën 18 vjeçare, ose vuan nga problemet e zhvillimit, ose po vetëshkatërrohet.

Neve na pëlqejnë femrat që dinë të jetojnë një jetë të ekuilibruar dhe dinë t’i kontrollojnë ndjesitë e tyre të fajit. Na pëlqejnë edhe ato që kur hanë, e shijojnë atë që hanë. Ato që kur duhet të mbajnë dietë, e bëjnë me kënaqësi (pa vuajtje dhe dëshpërim).

Disa rrudha në fytyrë, disa thinja, disa shenja moshimi në trup nuk e fshehin bukurinë. Ato janë dëshmi se ju keni bërë diçka në jetën tuaj, se nuk keni mbetur tek makiazhi dhe nuk e keni kaluar jetën tuaj nëpër qendra estetike. Keni jetuar!

Ndaj, kujdesuni për veten dhe duajeni veten!

Kjo është gjithë bukuria.

(Ilustruar me pikturen e Pieter Paul Rubens)
Mira Ukce
 

Lauri

Anunnak
Të themi që paske të ardhmen e admirimit përpara 🤣
 

Desa

Felix - Culpa
Trupi ndryshon, moshohet. Mos u dëshpëro nëse nuk të bën më ajo masë fustani që të bënte në moshën 18 vjeçare. Një femër 45-vjeçare, të cilës i bën fustani që vishte në moshën 18 vjeçare, ose vuan nga problemet e zhvillimit, ose po vetëshkatërrohet.

Me 3kg + nga pesha e moshës 18 vjeçare, shpëtova pra?😊
 

Lauri

Anunnak
@Ledia kujt po ja ban me sy ti 😜?
Nxjerr në foto të dy sytë 😳 :)
 

Lauri

Anunnak
Njerit ja bej
Behet xheloz me i nxjerr te dy 😜😜
Më kën unë naqe nuk t'la mi xjerr asnjanin.
Mirë ja ban ai x -i që nuk po i jep emer 😜
 
Redaktimi i fundit:

NGU

Wild child full of grace 💫
Te jeni ashtu sic deshironi te dukeni.
 

Daisy

Anëtar i Respektuar
“Një femër 45-vjeçare, të cilës i bën fustani që vishte në moshën 18 vjeçare, ose vuan nga problemet e zhvillimit, ose po vetëshkatërrohet.”



Ose kujdeset per veten :p
Nuk eshte veteshkaterrim thjeshte dashuri dhe respekt ndaj vetes
 

Jetmira

Antarë i Respektuar
Bukuria per mua eshte rrespekti dhe perkujdesi ndaj vetes.
Nuk eshte kurre von ti kushtosh vetes rendesi dhe koh e dashur femer.
Mu deshen 25 vite jete per ta mesuar kte:):).
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Me pelqejne njerzit qe kujdesin veten,po aq femra qe mbahet.
Femra qe ka stil dhe identitet ne bukurine e saj.
 
Top