Cfare eshte fertilizim IN VITRO

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Themelues
Në 1978, dy doktorë nga Anglia arritën të bënin një femër të ngelte shtatzanë në mënyrë të suksesshme duke përdorur atë cfarë ne quajmë sot procedurën in vitro. Që nga suksesi I këtyre dy doktorëve, Dr. Eduard dhe Dr. Steptoe, teknologjia është përmisuar shumë dhe është zhvilluar anë e mbanë.
Për ato cifte të cilët nuk arijnë të mbesin në mënyrë natyrale shtatzanë, zgjidhja është fertilizimi in vitro. Në fakt, për këto cifte fertilizime in vitro është teknika më e përdorur për të mbetur shtatzanë.
Duke qenë se mjeksia ka përparuar shumë, operacioni nuk është më I nevojshëm, duke u zëvëndësuar kështu më një procedurë të quajtur “ Transvaginal Oocyte”.
16122009-978337.jpg
Kjo procedurë, përdor një gjilpërë sonografike e cila mbledh vezë nga një vezore. Përpara kësaj, femra duhet ti nënshtrohet një përgatitje prej dy javësh duke përfshirë terapi hormonale, test gjaku dhe skanime ultratinguj në mënyrë që të jetë gati për fertilizimin in vitro.
Më vonë, nën anastezi lokale, doktori do të mbledhë vezët nga vezorja. Nuk është aspak një teknike e parehatshme , kështuqë femra mund të shkojë në shtëpi po atë ditë dhe të kryejë aktivitete normale.
Ndërkohë, në një laborator, embrionologjistët do të analizojnë vezët e femrës, dhe do të vendosin spermën me to kur të jenë gati për fertilizim. Ato mbahen në kushte dhe enë të përshtatshme laboratorike, të ngjashme me mjedisin brënda trupit të një femre, derisa qelizat të ndahen 2 deri ne tre herë.
Hapi I fundit I fertilizimit in vitro është kur para- embrionët e ciftit kalohën nëpërmjet vaginës në uterus. Ky moment përshkon me kohën kur embrionët normalisht duhet të kishin arritur uterusin, përafërsisht dy ditë pas tentimit.
Pas pushimit në shtrat për një orë ose më shumë, pacienti, fatmirshisht një nënë e ardhshme, mund të shkojë tani në shtëpi.
Konfirmimi I shtatzanisë kryhet më vonë nga një specialist.
 

Love

βeℓℓe â๓e
Bebe “in vitro”

Mijëra bebe vijnë në jetë çdo vit përmes fertilizimit “in vitro”. Aty ku nuk jep zgjidhje natyra, ndërhyn shkenca.

“In Vitro” është një proces që ngjizjen e embrionit e zhvillon në laborator, përkundër trupit të gruas që është edhe rruga natyrale e fillimit të një shtatëzanie.

“ثshtë një nga shpikjet më të mëdha të mjekësisë. Shumë çifte që e kanë të pamundur të bëjnë fëmijë, tashmë mund ta realizojnë ëndrrën e tyre.”

Megjithatë sipas mjekut obstetër-gjinekolog pranë Spitalit Amerikan, Elton Peçi, ky proces nuk nënkupton aspak mohimin e të drejtës biologjike prindërve. Përpos procesit që në këtë rast realizohet ndryshe: “Të gjitha hapat e bashkimit të vezës me spermatozoidin bëhen në laborator.”

Fertilizimi “in vitro” është një procedure e thjeshtë sipas mjekëve. Së pari, merren vezët nga trupi i femrës dhe ato fekondohen me qelizat spermatozoide. 3 apo 5 ditë pas zhvillimit të embrionit në laborator, qelizat e fertilizuara futen në trupin e femrës.

“ثshtë një procedurë që ka shumë kompleksitet, por për disa çifte është zgjedhja e vetme për të pasur fëmijë”, shpjegon Peçi.

Në Shqipëri fertilizimi “in vitro” është nga aplikacionet mjekësore më të suksesshme, kjo edhe në raport me vendet e zhvilluara: “Në Shqipëri suksesi është 51%, në disa vende të Europës si Francë dhe Itali suksesi arrin në 30%.”

Jo në të gjitha rastet mundësimi i shtatëzanisë përmes fertilizimit “in vitro” arrin të ketë sukses që me tentativën e parë. Por, çifti mund të ripërsërisë shumë herë aplikimin deri në arritjen e rezultatit të kërkuar.

Klausio, fëmija që erdhi në jetë përmes “in vitro” pas 20 vitesh martesë



Klausio është drita e kësaj shtëpie. Qendra e vëmendjes për të gjithë, jo vetëm se është më i vogli mes tyre, por sepse bebja ka ardhur në jetë në një kohë kur nuk pritej më. Fatbardha, nëna e tij, kishte një jetë që provonte të kishte një pasardhës, i cili lindi kur ajo mbushi 50 vjeç.

“Pas 20 viteve martesë arrita të bëj fëmijë. Ishte një gëzim shumë i madh për ne”, tregon Fatbardha.

50-vjeçarja kishte pasur disa shtatëzani në të shkuarën, por ato ishin ndërprerë në mes pa u mësuar asnjëherë shkaku. Pas shume tentativash në Greqi, ajo provon edhe një herë mundësinë përmes fertilizimit in vitro në Spitalin Amerikan në Tiranë: “Kemi jetuar në Greqi 15 vjet, kam patur shumë peripeci. 4 shtatëzani të humbura dhe pastaj erdha ketu tek Spitali Amerikan dhe solla në jetë Klausion”.

Pas fertilizimit “in vitro”, lajmi për vazhdimin e shtatëzanisë së Fatbardhës ishte befasi: “Nuk kisha më shpresa, asnjë nuk e besonte, as vetë nuk e besoja.”

Kishte shumë pak për të shpresuar. Madje Fatbardha vetë mendonte se ky ishte shansi i fundit për të lindur një fëmijë. Dhe ishte pikërisht këmbëngulja e saj, e cila realizoi këtë ëndërr.

“Kur vendosa ta bëja, burri më tha “jo sepse do mërzitesh pastaj kur ta humbësh”. Por unë këmbëngula. Isha optimiste, thashë ta provoja për herë të fundit”, thotë Fatbardha.

Në Spitalin Amerikan, me dhjetëra çifte provojnë shtatëzaninë In Vitro. Por, rasti i Fatbardhës është unik edhe për vetë mjekët: “Fatbardha është rasti i gruas që ka provuar shtatëzaninë përmes “in vitro”-s disa herë. Në menorien time ajo do mbetet si rasti i gruas që nuk dorëzohet kurrë.”

Lajmi për lindjen e Klausios ishte befasi edhe për të afërmit e çiftit. Halla e vogëlushit 6-muajsh thonë se ai ktheu gëzimin e një shprese të humbur: “Nuk e prisja. Zoti dhe doktorët bënë të mundur mrekullinë.”

Klausi është një bebe që zanafillat e jetës i ka nisur në një laborator. Por, kjo nuk përbën asnjë dallim për nënën dhe të afërmit e tij, që falë këtij fertilizimi u solli në jetë një trashëgimtar.

“Për mua është e njëjta gjë. Po e rris vetë dhe nuk ka rëndësi procesi. Por, paragjykimet në zonat rurale janë normale”, thekson Fatbardha.

Pas pritjes shumëvjeçare për të marrë bekimin e Zotit me një fëmijë, çifti Lakasi tani shpreson që të jetojë sa më gjatë me të voglin e tyre. Ta shohin të rritet e të shkollohet.
Burimi: tch
 

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Cfare eshte fertilizim IN VITRO

Sot, trajtimi bëhet varësisht nga gjendja dhe nevojat e pacientes. Këto procedura kombinohen me barna me qëllim që të rritet përqindja e suksesit. Mesatarisht një nga pesë çifte ka sukses dhe do të ketë fëmijë pas aplikimit të teknikave të reproduksioni të ndihmuar.

Këto procedura janë invazive dhe të shtrenjta. Ndonëse në shumicën e rasteve nuk ka efekte të dëmshme, disa teknika shoqërohen me rrezik të shtuar për defekte të lindjes, krahasuar me disa metoda tjera. Për këtë arsye është e domosdoshme që të kontrolloheni shpesh te gjinekologu juaj.

Problemi më i madh lidhur me procedurat e koncepcionit të asistuar është shtatzënia multiple (me më shumë se një fryt). Edhe pse juve ju duket një ngjarje e mrekullueshme që të keni një shtatzëni me binjakë ose me trinjakë, janë disa rreziqe që shoqërojnë shtatzënitë multiple.

Shumica e mjekëve përdorimin e procedurave të reproduksioni të asistuar I ruajnë si “armë” të fundit për t’i ndihmuar gruas që të mbetet shtatzënë.

Shkurtimisht, këto janë metodat e koncepcionit të asistuar:

• Inseminimi intrauterin (Intrauterine insemination – IUI): është një mjekim kur sperma futet direkt në mitrën e gruas, në kohën kur ajo ka ovulacionin.

1(77).jpg

• In vitro fertilizimi (IVF): në këtë mjekim, merren qelizat vezë nga vezoret dhe bashkohen me spermatozoidet e burrit, gjithmonë në kushte laboratorike. Në këtë mënyrë krijohen embrionet të cilat pastaj transplantohen në mitrën tuaj.

2(72).jpg

• Transferi i gameteve në tubat e mitrës (Gamete intrafallopian transfer – GIFT): merren qelizat vezë dhe përzihen në laborator me spermën e burrit tuaj. Pastaj ato barten në tubat e mitrës. Fertilizimi (bashkimi I qelizës vezë me spermatozoidin) ndodhë në mitrën tuaj dhe embrioni implantohet në mënyrë natyrale.

• Injektimi i spermatozoidit në citoplazmën e qelizës vezë (Intracytoplasmic sperm injection – ICSI ): një spermatozoid I vetëm në kushte laboratorike injektohet direkt në një qelizë vezë. Embrioni I cili krijohet transplantohet në mitrën tuaj.

• Spermatozoidet e donuara shfrytëzohen në rastet kur burri ka numër të vogël të spermatozoideve ose kur nuk ka fare. Në këtë rast sperma e donorit (dhuruesit) shfrytëzohet për inseminim intrauterin (IUI).

• Qelizat vezë ose embrionet e donuara shfrytëzohen nëse gruaja nuk mund të mbetet shtatzënë për shkak të defekteve në vezore. Qeliza vezë nga donorja (dhuruesja) përzihet me spermën e burrit dhe embrioni implantohet në mitër. E njëjta procedurë bëhet edhe embrionin e dhuruar.


/Telegrafi/
 
Top