Çfare i ndodh trupit kur dikush na thyen zemrën?

4814e5553011bb9f63d16c06546d2bf1-1024x576.jpg
Ndarjet e këqija zakonisht lënë plagë të thella emocionale të cilat janë të vështira për t’u shëruar, ndërkaq shkencëtarët faktikisht pajtohen se koncepti i thyerjes së zemrës ekziston dhe ka efekte fizike në trup.

Ekspertët shëndetësorë tregojnë se në sindromën e zemrës së thyer, një pjesë e zemrës përkohësisht zmadhohet dhe nuk pompon mirë, ndërsa pjesa tjetër e zemrës funksionon normalisht ose me kontraksione më të fuqishme.


Ja çfarë i ndodh trupit kur dikush jua thyen zemrën:

– Shumica e njerëzve përjetojnë dhimbje fizike pas thyerjes së zemrës, dhe shkenca e mbështet këtë pohim. Dhimbja emocionale faktikisht ndikon në shëndetin fizik. Mendja është organ shumë i fuqishëm dhe zemra e thyer është emocion shumë i fuqishëm. Kur kombinohen këto dyja, padyshim se prodhojnë reaksion fizik. Për t’i lehtësuar dhimbjet, bëni aktivitete fizike të cilat ndihmojnë në lirimin e dhimbjes emocionale.

– Fundi i papritur i një lidhje shpeshherë shkakton edhe depresion. Nëse jeni në rrethana të tilla, gjejeni dikë që ju qëndron afër, ju mbështet dhe me të cilin/cilën mund t’i diskutoni gjërat dhe ta shmangni depresionin.

– Thyerja e zemrës mund të lë efekte afatgjate edhe në peshë trupore. Shumica e njerëzve ballafaqohen me pikëllimin duke e tepruar me ngrënie të ushqimit, ndonëse ka tjerë që e humbasin apetitin. Prandaj, sigurohuni që ju ta parandaloni ngrënien e tepërt dhe shtimin e peshës.

– Thyerja e zemrës është dëshmuar se e dobëson edhe sistemin e imunitetit për shkak të niveleve të larta të stresit që i shkakton.

– Nivelet e larta të stresit shkaktojnë edhe probleme në lëkurë për shkak të mos balancimit hormonal.

– Shumica e njerëzve kanë probleme edhe me gjumë pas ndarjes, prapë për shkak të niveleve të larta të stresit.


Prive.al
 
Problem qeka kjo punë ti mor ca zemra ti kem rezerv për dit t'kqija lool

Valentines Day Love GIF by Brookfield Zoo


😂 dmth jemi cift i hapur?
Ma shpjego cik
Ke 5 sekonda

Duke filluar qe tani

5


4

3


2


1
 
Per te qene i sinqerte me ty, nuk me dhemb asgje, kam nje gjume si ari, edhe mundohem mos te dal shume ne qarkullim se ngec kollaj neper debate kulturore.
une te them te shkosh te ndonje doktor se sme dukesh hic mire , dhe ti e di qe kur them une sdukesh mire ..hic nuk dukesh lool
 
Cdo emocion i perjetuar le gjurme ne fizikun tone. Por s'ka problem thote google, sindroma e zemres se thyer eshte dicka kalimtare nga e cila mund te sherohesh plotesisht 😆 prandaj mos e vrisni mendjen...thyeni zemra 😂
 
Cdo emocion i perjetuar le gjurme ne fizikun tone. Por s'ka problem thote google, sindroma e zemres se thyer eshte dicka kalimtare nga e cila mund te sherohesh plotesisht 😆 prandaj mos e vrisni mendjen...thyeni zemra 😂
Mund te thyejme e gjera te tjera ne vend te zemres
gota pershembull
 
Top