• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Cfarë mendoni kur shikoni njerëz të pastrehë?

Love

βeℓℓe â๓e
Më ndodh shumë shpesh, që të marr metronë, dhe në rrugën time hasen shpesh fytyra të dëshpëruara, të plakura dhe pse moshën se kanë aq sa tregojnë, fytyra me rrudha, njerëz pa shtëpi, njerëz që flenë nëpër shkallët e një cepi metroje, duke tërhequr zvarrë çantat e tyre të mbushura me ato pak gjëra që u kanë ngelur apo kanë gjetur në rrugë .. dhe cdo ditë që kaloj hedh nga sy rreth tyre sikur dua të shikoj nëse janë mirë, apo nëse janë akoma aty gjallë e shëndosh e mirë, duke u bërë si një refleks i ditëve të mia, dhe kur nuk i shof (pyetjet rrjedhin si shi, a jane mirë?,a kanë vdekur?, kanë pësuar ndonjë agresion etj )..

Gjithmonë i bëj pyetje vetes: si ka qënë më parë? A kanë qënë gjithmonë njerëz të pastrehë? A kanë vallë një familje, miq? Si e shikojnë këta njerëz botën e të tjerëve?
Cfarë na shërben të kemi një familje, kur nuk na gjenden pranë dhe na ndihmojnë kur kemi më shumë nevojë?

Po ju si e shikoni ju botën e një njëriu të pastrehë?
 

Ylli-1

Etnoshqiptar
Titulli: Cfarë mendoni kur shikoni njerëz të pastrehë?

Po flas per ate cfare shoh ne vendin tim, ne Kosove...te pastrehe te menagjuar nga boset..(shumica nga ata/ato). Njerez qe ne vendet ku qendrojne i sjell nje mercedes i zi, ku bossi u siguron strehe, nje kafshore buke dhe alkool...
Pak jane nga ata.ato (serish po flas per vendin tim) qe edhe nese jane lypsar, jane dhe te pa strehe...bile di raste qe kane shtepi tre kateshe, por u ka mbetur shprehi lypsia.

Me kete nuk them se ka te pastrehe dhe njerez ne nevoje te tipit qe solle ti Love, por jo ne rrethin tim, jo ketu///edhepse varferia ka plallkosur shumicen e popullsise.
 

Love

βeℓℓe â๓e
Titulli: Cfarë mendoni kur shikoni njerëz të pastrehë?

Po flas per ate cfare shoh ne vendin tim, ne Kosove...te pastrehe te menagjuar nga boset..(shumica nga ata/ato). Njerez qe ne vendet ku qendrojne i sjell nje mercedes i zi, ku bossi u siguron strehe, nje kafshore buke dhe alkool...
Pak jane nga ata.ato (serish po flas per vendin tim) qe edhe nese jane lypsar, jane dhe te pa strehe...bile di raste qe kane shtepi tre kateshe, por u ka mbetur shprehi lypsia.

Me kete nuk them se ka te pastrehe dhe njerez ne nevoje te tipit qe solle ti Love, por jo ne rrethin tim, jo ketu///edhepse varferia ka plallkosur shumicen e popullsise.
Këtu në Francë ka shumë të pastrehë, të cilët psh nga borxhet e mëdhaja, apo arsye të tjera, përfundojnë më rrugë dhe gjenden një ditë papritur nën stehën e një rruge të vetmuar.. Nuk bëhet fjalë për lypsarët që i nxjerrin prindërit rrugëve apo të droguarit që lypin për të blerë drogën, por për njërëz që deri dje kanë patur një jetë si ty dhe unë dhe papritur cdo gjë është shembur në jetën e tyre, pa ndihmën dhe të familjes dhe kanë përfunduar rrugëve..
 

Ylli-1

Etnoshqiptar
Titulli: Cfarë mendoni kur shikoni njerëz të pastrehë?

Love, mentaliteti shqiptar tash per tash (fatmiresisht) ehste tjeter dhe akoma femijet bejne rahmet ose me sakt kujdesen per prinderit e tyre te moshuar (megjithese duke marr rruget e gurbetit nuk jane fizikisht afer tyre). Nese kryefamiljari keqperdor, keqmenagjon mjetet financiare dhe detyrohet shkaku i kredive te shes shtepin dhe pasurine, te nxjerr gruan dhe femijet ne rruge...nuk mund te presesh qe ata femije te respektojne prindin i cili ua ka nxi jeten...por do te marrin rrugen e tyre te pavarur pa kthy koken prapa. Fatkeqesisht as shteti nuk ua ve me veshin dhe mbeten barre e atyre qe kane akoma keqardhje ne zemren e tyre...si puna jote.
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Cfarë mendoni kur shikoni njerëz të pastrehë?

Zakonisht, jane pak fytyra qe i njoh qe ne te vertete nuk kane dhe dalin nga halli dhe kane nevoje. SHume te tjere dalin edhe per biznis (njoh te tille), pra aktrojne, perderisa kane kushte te mira jetese. Kur shoh skamnore, nevojtare ne pergjithesi, me dhimbsen dhe nuk mund te rri i qete ne ato momente ngase edhe vet kam perjetuar varferine e thelle, ndaj edhe ua besoj pjeserisht hallet atyre. Falenderoj Zotin qe nuk me ka sprovuar me dicka qe nuk mund ta baj, kshtu them, dhe lus Zotin qe t'ju ndihmoje t'gjithe skamnoreve dhe nevojtareve, sepse dita dites po shtohen e askush nuk po interesohet per ta. Shpesh here ndodhe nuk i shoh ca lypsa qe qarkullojne me vite neper rruget e Prishtines, dhe them mos valle kane nderruar jete apo kane humbur ? Por cuditem kur i shoh perseri me lecka, rroba te gervishura, ne 4 stinet e vitit, dhe si jetojne e mbijetojne, vetem Zoti e din !
 

DeliriumMind

System Error
Titulli: Cfarë mendoni kur shikoni njerëz të pastrehë?

Shoh perdit... por sot me ngeli ne mendje njeri ne tangenziale veshur me 1 thes plot gropa, dicka ne kok dhe pa kepuc qe levizte si i cmendur duke kerkuar lek kur semafori ishte i kuq...

Cte them, cte komentoj... kur jan pleq me vjen keq dhe jap dicka
kur jan femije njesoj sepse me dhimbsen, nuk di te them jo... sjan ato lek qe do me pasurojne.
 

Iron_Leon

شيطان בעל זבוב
Titulli: Cfarë mendoni kur shikoni njerëz të pastrehë?

Mund ti përgjigjem titullit vetëm me një fjali të shkurtër ''tok e zanun''.Nëse nuk kanë mundësi të bëjnë këtë, të paktën në Shqipëri janë njerëz të pavlerë.Të pastrehë? Nuk kam parë shpesh këtëj dhe mendoj se nuk egzistojnë.
 

Kila

VIP
Titulli: Cfarë mendoni kur shikoni njerëz të pastrehë?

Skam par ndonjeher te pa streh pahh se di ktu ka njerez qe kan shtepi te vjetra po jan te jetueshme sigurisht e mira nuk ka fund ..... per ato njerez qe e di qe jan ne zor gjithmon sidomos per festa falim dicka ...
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Titulli: Cfarë mendoni kur shikoni njerëz të pastrehë?

iii sa njerez ka te tille :(, kudo ne cdo shtet te botes... ka dhe qe shtiren ama nqs flasim per ato te shkrete qe jan njeri pa njeri, te keputet shpirti. NE kete rast qeveria duhet patjeter ti strehoje e tu jape tgjitha kushtet qe te pakten te kene nje pleqeri te qete.
 

marin

marino
Titulli: Cfarë mendoni kur shikoni njerëz të pastrehë?

ndjej keq ardhje pa diskutim
 

Marla

I never lose. I either win or learn.
Titulli: Cfarë mendoni kur shikoni njerëz të pastrehë?

Mendoj qe socializmi do ishte rendi i duhur per keta njerez l o l
 

Sweetie

Anëtar i Respektuar
Titulli: Cfarë mendoni kur shikoni njerëz të pastrehë?

Edhe mua me ka ndodhur shpesh te has rruges njerez te pastreh, bile kam patur rastin te shoh disa duke fjetur rruges, ne beton, gjoja kane marre disa gazeta o letra qe ta kene me ngrohte.. dhe policia shkon e i zgjon, se i shqetesojne njerezit, qofte nga era e keqe apo edhe pse nuk duket nje panorame e mire per qytetin nese i sheh nje i huaj, nje turist.
Jam ndjer shume keq ne ate moment… Sigursht qe kane pasur edhe ato nje jete te rregullt, mund dhe te kene bredhur neper bote, por ne jete mjafton nje gabim i vogel dhe do gjesh veten jasht, e aq me keq kur nuk ke nje familje qe te te ndihmoje e te te perkrahe…
 

Ylli-1

Etnoshqiptar
Titulli: Cfarë mendoni kur shikoni njerëz të pastrehë?

Kam pervoje shume te hidhur me njerezit e tille dhe ju betohem qe kurre me nga xhepi im nuk do te dal nje cent per te tillet. Ndoshta dukem i pa shpirte, por derisa une ndaja centin e fundit me ta, e kam vertetuar (duke pasur nje dyqan te vogel, kur vinin qe parat e imta ti konvertonin ne te trasha) qe kishin shume me shume se sa une qe merresha me tregti...
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: Cfarë mendoni kur shikoni njerëz të pastrehë?

Ka dhe ketu ne zonen ku jetoj une,jan disa,njeren ka vite qe e kam fiksuar si fytyr,i di vendet ku gjendet,,ku rrin se si nderron shtepi neper tortuare jave pas jave,,dje kur ika me marre buken ishte afruar goxha me shtepin time,qendronte ne cep te rrugeS..POSHTE FURRES BUKES, nje grua me sy te thelle nje shami rreth qafes,ca rrudha qe ngjajn te thella aq sa vete vuajtjet e saj.per momentit dje kur i hodha syt mbi te .se di cme pershkrou trupin pata iden sikur dhe ajo me nifte mua ,i kujtohesha,,qe jemi perplas shume here neper tortuaret e kalithes,ajo duke qendruar ne shtepin e saj,"TORTUARI" E une duke kaluar posht lart..per punet e gjerat e perditshme.ka ca qese me rroba,nja dy karroca supermarketi te mbushura me gjera te ndryshme te mbledhura neper mbeturina,ka nje shikim te qart qe percjell vuajtjen,por se cka e nje miresi te trisht qe te ben me ca rrahje zemre melankolie e trishtimi se si nje qenje njerzore eshte i denuar nga nje fat i tille.
Pyes vete shpesh,ne eshte nena dikujt,motra dikujt,kusherira dikujt,,te jete e pa-asnjeri..
E kan braktis te gjithe,ata qe mund ta kishin dicka,ne forme njerzor e gjaksore..!?
E ka braktis dhe vete perendia,vete njerzia,,e ajo nga ana saj duket sikur asgje ska braktis,me nje shikim te plogesht mengjeseve heret dhe ne kete vjesht ashtu si disa te tjera qe une e mbaj mend..(e kush e di e sa te tjera para se ta "nihja" une shikimin e fetyren e saj),,prap shikon veshtron e duket sikur thote : _Mirmengjesi nje dite ne vazhdim,,nje shprese tjeter neper tortuaret e Kalitheas,,nje miremengjes qe i kthehet vaket vetem nga ceset e saj afer te mbushura me gjera te ndryshme mbeturinash..
POr ajo besoj qe shpreson,,enderron,ndoshta ka nje bote te sajen brenda atyre xhaketave e xhupave te veshur siper njeri-tjetrit per te larguar ftohtesin e betonit mbi te cilin flen naten..ndoshta ka nje bote ku jeton vetem per veten e saj te shkeputur nga bota qe e hodhi dhunshem dhe perjashtoj,,nga normaliteti i saj i cemndur..
ufaaa po e mbyll se do shkruaja faqe te tera per te..
me duket sikur njof shume nga bota saj,mendimet e saja,
se di pse?
POr kam iden qe dicka me terheq drejt syve dhe qenise se saj te pafajshme ne nje bote te fajshme..
E gjitha ajo qe mendoj para se te hyj dimri i ftohet,,eshte: _ne do ta shof perseri ne pranvere..? :(
 
Titulli: Cfarë mendoni kur shikoni njerëz të pastrehë?

Une jap gjithmon dicka! Kudo qe mundem apo qe shof se ka nevoj
Ndoshta zemra me qan vetem per jetimet!
Per ata qe prindi i tyre i braktisi!
Disa engjuj qe hapen syte dhe fjalen nene se kan shprehur akoma
Ja keta i ndihmoj me shpirt!
 
  • Dashuri
Reactions: Vie

Nicktjeter

Per aspera ad astra.
Titulli: Cfarë mendoni kur shikoni njerëz të pastrehë?

Nganjehere jane agresiv...si te cmendur flasin me njerez qe nuk kane afer..
Por me vjen keq, gjynah te shkretet, ne fillim beja edhe une mijra pytje sic Love tek hapja e temes
Por pastaj ''mesohesh'' keshtu i sheh te vjen keq dhe iken.
 

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Titulli: Cfarë mendoni kur shikoni njerëz të pastrehë?


Mua me vjen shum keq... Ndihem shum keq kur shoh njerez te pastrehë. Mundohem cdoher te sillem ne menyren me te mirë me ata dhe sikur te mundja, do te beja çmos që ti strehoja patjetër, vetëm ne rrugë mos ti leja.


Njeriu duhet ndihmuar dhe kuptuar nevojtarin gjithsesi.........

...megjithatë edhe duhet te mendojë që e nesermja është e panjohur?
 

princesha

Warrior Princess
Titulli: Cfarë mendoni kur shikoni njerëz të pastrehë?

mendimi i pare,keqardhje...i dyti elhamdulilah,qe sjam i tille,qe kam nje kulm mbi koke...
 

Ema1

Antar Aktiv
Titulli: Cfarë mendoni kur shikoni njerëz të pastrehë?

Ndjej teper keqardhje dhe pse nder ta ka dhe alkolik apo te droguar qe jane te pastrehe dhe jetojne rrugeve por perseri me vjen keq. Ndonjehere kur kam te holla ua jap.
Si e shikoj boten e tyre? As nuk dua ta mendoj ate bote sepse qe ne fytyrat e tyre qe i shikon duket qarte bota e trishtuar e lodhur dhe plot vuajtje.
 

Jetmira

..........
Titulli: Cfarë mendoni kur shikoni njerëz të pastrehë?

them me vete
faleminderit o Zot qe fatmirsisht kam nje familje, nje shtepi kam gjerat qe me nevojitet per ket jet
ndihmoj kto njjezer o zot se mdjeg zemra, per kto njerez e ndjej urrejtje x ket shtet tposhter
 

Monique

../\../\...................................
Staf në FV.AL
Titulli: Cfarë mendoni kur shikoni njerëz të pastrehë?

Cdo vend ka te tille element sado qe kane politika sociale te fortifikuara . Nese i ndihmoj?

I vetmi grup i lypsarve te Tiranes qe me dhimbsen jane femijet, te cilet kane per tutor prinderit e tyre.
Ose edhe ai grup femijesh qe ndoshta nuk lypin por shesin bajame apo cte munden rrugve.
sdi po para tyre dorzohem, per kategorine tjeter JO.
kam pare te tille qe lypin dhe me pas shkojne i pijne neper zgeqet me poshte ,raki apo pislliqe....dhe kjo nuk eshte e drejte

lypja sot ne Tirane eshte bere si nje biznes , shteti ka per detyre te ndertoje qendra sociale ku te pakten ti ofrohen ushqime pa pagese .....minimalisht
 

Vajza

💕
Staf në FV.AL
Keqardhje sidomos per femijet , zemra dysh me behet kur i shoh zbath ne acarrin e dimrit 🥺
 
Last edited:

Petrit101

Ta ka ta pu! ta kam me ti ba
Kur shikoj keta njerëz me dinjitet më të madh se të timin në përpjesëtim them që shteti në misionin e tij ka dështuar
 

elle

Chill
jan ne pergjithsi njerez me probleme mendore por qe skan pasur ndihmen e duhur ndryshe do jetonin mire

ka qe kan kaluar trauma
 

Desa

Temet Nosce
Njerëzit e pastrehë apo të margjinalizuar, si e ka thënë dhe @elle janë një grup ku në shumicën e rasteve as nuk mund t’u ndihmosh për ti kthyer në një jetë normale.
Si veproj unë? Nuk ik pa ndihmuar, me çka të kem dhe nuk më hiqet mendsh për gjatë kohë Poema e Mjerimit.
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Na eshte mesuar syri se ktu tek une ka plot. Edhe pse shteti jep ndihma sociale, ka plot qe i lene ato leke duke pi alkol dhe droge.
 

DeliriumMind

System Error
Jap pothuajse gjithmone...
Ja jap cunit ne dor, dhe i them tja japi ai.

Disa prej tyre skan fare nevoj por ska rendesi... mua nuk me ndryshon jeten. Tjetrit edhe mundet.

Njeher xhesti me shkoi dem sepse mund tja kisha dhan dikujt qe kishte me shum nevoj dhe ngela vertet shum keq:
E njoha ne urgjenc ne spital.. te dyja po rrezikonim shtatzanin. Me tregoi nje histori shum te dhimbshme dhe mbajta kontakte qe nqfs te kishte nevoj, do ta kisha ber me gjith zemer.
I dhash 3 dit te rroges time dhe ca muj me pas, vjen te bej shopping ku punoj dhe as faleminderit nuk me tha... por gjith pordh me motren e vet.
 
Top