Cfare ndodhi me mua diten qe nuk vesha kanatiere!

Nga Anisa Kushta
1594796244284.png
"Çfarë ndodhi me mua, ditën që nuk vesha kanatiere!" Në fakt, unë nuk vesh kanatiere. Më ka mbetur prej kohës së gjimnazit, ku një shoqja ime shpjegonte që përdorimi i saj nuk sillte asgjë plus, përkundrazi: “Nëse shumë njerëz do vishnin kanatiere, nuk do të ketë mjaftueshëm për ata që jetojnë në rrugë dhe kanë nëvojë vërtet për to"- thoshte ajo. Pastaj shoqja ndryshoi qëndrim, por jo unë. Kjo deri javën që shkoi, kur më lajmëruan që kjo shoqja ime me të cilën kisha pirë kafe para ca ditësh kishte dalë pa kanatiere, ishte ftohur dhe tani ishte me antibiotikë. Lexuar kjo nuk do të thotë asgjë. Po kur të ndodh ty dhe merr mamin të parën dhe ajo të pyet, a ke veshur ti për vete, aty të nis e përmbyset e gjitha. -Jo nuk kam veshur -Po mirë të të bëhet! Je djersitur? -Po. -Po kondicionerin e ke mbajtur hapur? -Nuk e mbaj mend. Nuk më kujtohet gjë fare. Jam ftohur në tajare, mami? -Risk i moderuar, Anisa. -Ç’dmth? Oh sa njerëz marr unë në qafë po e kam marrë ftohjen. Dhe ndërsa ajo flet, mua më del para lista e njerëzve që kam e dua, të cilët ftohja ime në tajare as nuk i prek fare po hajt mo ça të shkruaja unë këtu. Pritja kur mendon se ke marrë ftohje nga mos veshja e kanatieres është komplet e çmendur. Sidomos kur ke lexuar e shkruar për simptomat e saj mijëra herë. Pritja është plot me simptoma. Frika jote është simptoma më e keqe. Më shumë vret frika nga sëmundja. Pastaj kjo sëmundje ka dhe një të keqe plus. Sëmundjet e tjera, gripi përfshirë, kanë solidaritet në familje, të shohin me dhembshuri të gjithë dhe të shërbejnë. Po nëse thua që dyshon se je ftohur se nuk ke veshur kanatiere është si të thuash ke marrë HIV. Pra kur thotë shefi i OBSH-së që sëmundja kërkon solidaritet mes shtetesh ta harrojë! Solidaritet nuk ka as në shtëpinë tënde. Përveç mbesës sime të vogël që mendon se nuk jam ftohur, se ajo do të flasë me pultin e kondicionerit të saj që do të na mbrojë, siç na mbrojti njëherë kur u nisëm për Librazhd dhe na mbaroi karburanti i makinës dhe jemi tmerruar. Ndërkohë vazhdova jetën si bobe në pritje të simptomave të ftohjes. Hë, thoshte mami. Hiç, i thoja unë. Unë vija vërdallë me kanatiere nëpër shtëpi. Nuk e hiqja as kur flija. Flija me kanatiere. Kjo e nxehte më shumë mamin që nuk e kuptonte pse nuk mbajta kanatiere atë ditë dhe pse isha djersitur dhe kisha hapur kondicionerin. Deri ditën që u vizitova unë nuk pata asnjë simptomë, veç dëshirës për të qarë në banjë, (kjo nuk del te simptomat), ndërsa mami kishte tension, nerva, dhimbje koke. Ndaj u vizitova. Në shtëpi erdhën dy zonja. Po ju ç'doni me, i thashë. Kërkojmë Fatmirin, thanë. E keni lart, u thashë, ngjituni me ashensor po vishni kanatiere. Pastaj dola nga shpia. Vajta u vizitova dhe po prisja ça do thoshte doktori. Isha shumë në ankth se tha dale të pi një cigare njëherë dhe erdha. Ankthi i pritjes është më keq se ftohja në vetvete. E vetmja gjë që më lehtësoi ishte një intervistë e Elisa Spiropalit. Mua më ngacmoi shprehja: “Është e vështirë, por në vend të bëjmë pyetje ekzistenciale, duhet të vazhdojmë me punët e shtëpisë.” Mund ta kisha lexuar çdo çast tjetër këtë shprehje, po nuk do të më bënte kurrë përshtypjen që më bëri atë ditë. Thjesht ma mblodhi veten. Dhe vajta në shtëpi e vazhdova të laj pjatat, pa e hequr kanatieren. Rezultati doli të nesërmen, në darkë. Më morën në telefon dhe më tha doktori 'po ti ku ike ashtu, të thashë do vija sa të pija cigaren' “Nuk ke asgjë. Kjo për sot, pastaj është në dorën tënde. Vish kanatiere!”, tha dr që më telefonoi. Ose kështu duhet të ketë thënë se unë dëgjova mirë vetëm Kanatiere, gjithçka tjetër vinte flu. Sapo dëgjoi gëzimin tim, mami ma hoqi kanatiere dhe e grisi. “Tani do e heqësh, -tha". Jooooo, tani do e heq vetëm në shtëpi.”, i thashë. Dhe e mbajta fjalën. Nuk e vras mendjen për vapën dhe për asnjë vështrim kureshtar. Unë mbaj kanatiere. Nuk e përballoj dot rikthimin tek ato tre ditë pritjeje dhe nuk di si do ta përballoj ftohjen nëse e marr. Nuk e di vërtet. Por e di që kanatierja më mbron, mua dhe njerëzit që dua
 
Last edited by a moderator:
@Monique
une si fshatar i vesh :p

edhe pak vite kur te plakem do i vesh leshi lool lool lool lool
Eshte satire ne lidhje me nje shkrim te Rudina Xhunges disa dite me pare ne media ne lidhje me perdorimin e maskes.
:)
e kur e lexon kshu pa e di thua cfare hashashi ka pire kjo :p

lexova pak skuptova gje e lash lol
 
Ne fakt mamat tona e kan fiksim me vesh ne kanatjere. Dhe eshte e domosdoshme per disa.
Un vetem ne dimer e vesh smund te rri dot pa kanatjere,te mbledh trupin te mban ngrohte.
Pastaj u plakem ne sjena mo ato qe mbanim kerthizen jashte.?
 
Tani pjese e garderobes u bene dhe maskat. Kanatierja ka dale jashte mode. Ama meshkujt me trup te mire me kanatiere sdalin asnjehere nga moda vetem plss mos i vishni te bardha se ma shpifin :p

Sot porosita nje rrobaqepese te me beje maska te gjitha ngjyrat e ylberit plus te bardhen e te zezen qe ti kombinoj me veshjet. Po mendoja ne fakt kjo maska mos eshte ferexheja e koheve moderne?!
 
Unë vdes për kanatjere, ndjehesh lirshëm, një palë nipple covers dhe aq.
Por sa i përket ftohjes, këtu jam në grupin e predisponuar për ftohje. Pse do thuani? Sepse i kam inat çorapët.
E dini si i themi nga neve?
Mos rri zbathur se ftohti të hyn nga by*a jo nga koka ?
 
Top