Ch. League, Bayern e City sigurojnë kualifikimin, “paqe” në Torino

cent

...Lontano
Real Madrid, Manchester City dhe Bajerni i Mynihut janë tre skuadrat e para që kërcejnë vallen e të kualifikuarës në Champions Ligë, pas rezultateve të regjistruara në ndeshjet e katërta në grupe.
jimg07.jpg
Nënkampionët e Spanjës barazuan 2-2 supersfidën me Juventusin në Torino, që cuditërisht pavarsisht se në kuotën e tre pikëve ka ende shanse të mëdha për të siguruar kualifikimin. Bardhezinjtë që kërkonin fitoren për të qënë të qetë, në pjesën e parë i ulën kokën Realit, madje duke kaluar dhe përpara me golin e Vidal nga pika e bardhë. Gjithsesi madrilenët nuk janë një ndër ato skuadra që mund të mposhten kaq thjeshtë, dhe Ronaldo në minutën e 52-të, pas një gabimi të Caceres dogji daljen e Bufon për golin e barazimit. Portugezi ishte protagonist dhe në avantazhin e Bale, kur kontrolloi një top të pamundur, të cilin e shërbeu për uellsianin që gjeti këndin e duhur për të thyer për herë të dytë Juventusin. Torinezët patën meritë që vazhduan të besonin, dhe Casillas i bëri një dhuratë në minutën e 65-të, duke hezituar në dalje, aq sa i la zonë të lirë Llorentes, që me kokë gjeti barazimin, duke i dhënë ende shpresë Juventusit për kualifikimin. Në takimin tjetër Kopenhagen i dha vetes shpresë për kualifikimin pas suksesit 1-0 që regjistroi ndaj Gallatasarajit, falë një goli me takë të Daniel Braten që në fillim.

Në Grupin D, Bajerni i Mynihut dhe Manchester Cityt duhet thjesht të ndajnë mes tyre se cila do të jetë skuadra e parë e grupit, pasi si gjermanët ashtu dhe anglezët arritën të prejnë biletën e tyre për në 1/8. Bavarezët regjistruan fitoren e nëntë radhazi në Champions, duke barazuar rekordin e Barcelonës të sezonit 2002/2003, pasi mundën 1-0 Victoria Plzen me gol të Mandzukic. City e pati një shëtitje sfidën në shtëpi me CSKA e Moskës, të cilën e vuri poshtë brenda 20 minutash, kur Aguero me një dygolësh i dha drejtim sfidës, përpara se dhe Negredo të vendoste tre herë firmën e tij në fundin e rrjetës ruse. Ndërkohë që në mes, Dumbia shkurtoi provizorisht rezultatin, ndërsa në pjesën e dytë sërish po ai shënoi dhe të dytin për CSKA. Në Grupin C, Paris Saint Germain nuk mundi dot ta mbyllë matemakisht cështjen e kualifikimit pasi barazoi 1-1 në shtëpi me Anderlehtin. Miqtë surprizuan me golin e minutës së 68-të me holandezin De Zeeuw, por Ibrahimovic gjeti barazimin 120 sekonda më pas. Dy pikë të lëna për francezët që shtyjnë kualifikimin dhe për 90 minuta të tjera. Olimpiakos gjithashtu shton shanset për një kalim në 1/8 pasi fitoi 1-0 në “Karaiskaqis” me Benfikën falë një goli të mbrojtësit Manolas në minutën e 13-të. U fsheh goli në Grupin A, me të dyja sfidat Shakhtar – Leverkusen dhe Sociedad-Man.UTD që u mbyllën në barazim 0-0. Madje Djajtë e Kuq shpërdoruan dhe një shans të artë për të marrë kualifikimin pasojë e një 11-metërshi të humbur nga Van Persie.
/S.Sport
 
Top