Ch. League, Reali i frikshëm, ndalet Juventusi

cent

...Lontano
UEFA Champions League startoi zyrtarisht sezonin e ri me të njëjtën muzikë. Kampionët në fuqi të Bayern Mynihut e çelën fushatën për mbrojtjen e titullit me një fitore bindëse 3-0 ndaj CSKA-së së Moskës ku David Alaba realizoi golin e parë në minutën e tretë, që në terma kohorë do të thotë vetëm 6 minuta pas rrjetës finale të Arjen Robben në “Wembley”.
rivjt4.jpg
Ora bavareze, tashmë e kurdisur nga Pep Guardiola nuk ka mbetur në Londër me Big Benin sepse mekanizmat e saj po tregojnë që ka ende për t’i treguar botës futboll cilësor. Goli i Alabas që është edhe i pari për këtë edicion të Champions League i pasuar nga ai i Mario Mandzukic vetëm 4 minuta nga fundi i pjesës së parë. Një rezultat zemërgjerë ky për moskovitët që zbritën në Gjermani për të tentuar mrekullinë por i mbyllën 45 minutat e para pa e pasur privilegjin për të rrezikuar portën e Manuel Neuer. Skenari nuk ndryshoi as në pjesën e dytë ku gjermanët u treguan më të mëshirshëm duke shënuar vetëm një herë me autor Arjen Robben në minutën e 68-të. Në të njëjtin grup, Manchester City shtypi me prepotencë Viktoria Plzen 3-0, duke hedhur kandidaturën për të rivalizuar gjigandët e Bavarisë. Dzeko, Aguero dhe Yaya Toure vendosën drejtësi në pjesën e dytë të sfidës pas një 45 minutëshi të parë ku mungoi vetëm goli për ekipin anglez.

Festë ka edhe në anën tjetër të Manchesterit ku United ende i pakolauduar pas largimit të Alex Ferguson, mori një fitore 4-2 duke derdhur shumë djersë përballë Bayer Leverkusenit. Fillimisht Rooney dhe më pas Van Persie me një gjysmërofeshatë zhvlerësoi barazimin e përkohshëm të Rolfes. Por historia e 90 minutëshit të “Old Trafford” u mbyll pas tre golave të tjerë ku Rooney dhe Valencia sigluan pokerin, ndërsa Toprak ngushtoi diferencën. Ndërkohë, Shakhtar Donetsk u shkaktoi një surprizë të hidhur debutuesve të Real Sociedad me fitoren e pastër 2-0 në San Sebastian.

Në Stamboll, ferrin nuk e ndezën tifozët e pranishëm në “Ali Samiyen” por Reali i Madridit që shkatërroi 6-1 Galatasaray-n duke bërë kështu një start të frikshëm. Me gola të Iscos në pjesën e parë dhe një tregolësh të Ronaldos, i shoqëruar nga dygolëshi i Benzema në pjesën e dytë, ekipi i Carlo Ancelottit shkëlqeu në mbremjen turke ku flamurin e nderit e mbajti lart Umut Bulut. Por jo e gjithë ndeshja vlen për t’u mbajtur mend nga spanjollët pasi Iker Casillas duket vërtet i pafat. Me dëmtimin e pësuar në minutën e 15-të, portieri që u rikthye në katërkëndësh pas shumë muajsh, u detyrua të rikthehet në stol për t’i lënë sërish vendin rivalit Diego Lopez.

Surpriza e mbremjes rezultoi Kopenhageni që ndali Juventusin në një barazim 1-1. Skuadra e Antonio Contes e pa veten në disavantazh por barazoi gjatë pjesës së dytë me Fabio Quagliarellan. Rastet për bardhezinjtë nuk munguan por Tevez dhe as Vidal nuk mundën të finalizonin duke u kthyer nga një transfertë e vështirë në Danimarkë. Në Grupin C, Paris Saint Germain tregoi dhëmbët në Pire ku mundi 4-1 Olympiacosin. Dy herë Thiago Motta, Cavani e Marquinhos e bënë të pavlefshëm golin model të Weiss. Surpriza nuk pati as në “Da Luz” ku Benfica shenoi dy herë ne pjesën e parë për të mbyllur takimin me Anderlechtin që në 45 minutëshin hapës të ndeshjes.
/S.Sport
 

xhebrail1

INTERIST
Titulli: Ch. League, Reali i frikshëm, ndalet Juventusi

Juventusi me prishti tiketen zonja e vjeter 3800 euro pfffffff
 
Top