Champions, Atletico Madrid e pathyeshme

cent

...Lontano
Atletico Madrid ruan pathyeshmërinë në këtë edicion të Ligës së Kampioneve. Skuadra e drejtuar nga Diego Pablo Simeone ka barazuar 1-1 ndaj Zenitit në Rusi dhe arrin të mbajë vendin e parë të grupit G pas 4 fitoresh dhe 1 barazimi.
28rmf6g.jpg
Atletico, e kualifikuar tashmë në fazën tjetër të Champions-it, kaloi në avantazh me Adrian në pjesën e dytë, ndërsa autogoli i Anderweireld vuri barazpeshën.

Zeniti tregoi edhe një herë tjetër se nuk është aspak në formë pasi nuk shfrytëzoi dot mungesat e shumta të spanjollëve, mes tyre edhe David Villa apo Diego Costa.

Në pritje të ndeshjes mes Portos dhe Austrisë së Vjenës, renditja e grupit G është si më poshtë:

Atletico Madrid 13 pikë

Zenit 6

Porto 4

Austria 1
/Top Channel
 
Top